Kolumbia nderon Markezin

Kolumbia do të zhvillojë të martën një ceremoni të posaçme përkujtimore në katedralen e Bogotas, për nder Gabriel Garsia Markezin,  “d...


Kolumbia do të zhvillojë të martën një ceremoni të posaçme përkujtimore në katedralen e Bogotas, për nder Gabriel Garsia Markezin,  “djalin e saj më të madh”, që e nderoi në vitin 1982 me çmimin Nobel në Letërsi. 
Gjithçka do të shfaqet në televizionin kombëtare. Në ditët e ardhshme, në libraritë dhe parqet e Kolumbise do të zhvillohen “lexime publike” të librave të tij. Një varrim simbolik do të zhvillohet në qytetin e lindjes Arakataka, në veri te Kolumbisë. 
Ishte pikërisht këtu vendi ku ai u frymëzua për të krijuar  “100 vjet Vetmi”. Në Palasio de Bejas Artes ku zhvillohet ceremonia përkujtimore. Aty do te marrin pjese dy president; ai i Meksikes Enrike Penja Nieto dhe i Kolumbisë Huan Manuel Santos. Prej kohës Gabriel Garsia Markes ka qënë i sëmurë dhe të pakta ishin daljet e tij publike. Javën e kaluar doli nga spitali pas një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes dhe ato urinare. Por mjeket thane se shëndeti i tij ishte i dobët. 
Të enjten shkrimtari 87-vjeçar ndërroi jetë në Meksikë, ku jetoi më shumë se 30 vjet. 
/Shekulli Online/ G.F./

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item