Kina do të ndalojë ngrënien e kafshëve të rralla

Kina do të dënojë me dhjetë vjet burg apo më shumë njerëzit që hanë kafshë të rralla, sipas një interpretimi të ri të Kodit Penal, bër...


Kina do të dënojë me dhjetë vjet burg apo më shumë njerëzit që hanë kafshë të rralla, sipas një interpretimi të ri të Kodit Penal, bëri të ditur media shtetërore, ndërsa qeveria përpiqet të mbyllë vrimat ligjore dhe të mbrojë më mirë mjedisin.
Kina ka një listë me 420 specie të konsideruara si të rralla apo të rrezikuara, përfshirë pandën, majmunët e artë, arinjtë e zinj aziatik dhe pangolinët, një pjesë e të cilëve kërcënohen nga gjuetia ilegale, shkatërrimi i mjedisit dhe konsumi. Një pjesë e konsumit kryhet për atë që supozohet se është “efekt pozitiv për shëndetin”.
Konsumimi i kafshëve të rralla është rritur, pasi vendi është bërë më i pasur dhe disa njerëz thuhet se shpenzojnë shumë para për t’i dhënë vetes përmes këtij konsumi një farë statusi shoqëror.

Related

Natyra 4775113630863360950

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item