Kim Jongun e ndjekin me fletore në dorë

Ndjekin çdo lëvizje dhe shkruajnë çdo fjalë të tij, por nuk janë gazetarë. Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është obje...


Ndjekin çdo lëvizje dhe shkruajnë çdo fjalë të tij, por nuk janë gazetarë.
Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është objekti i adhurimit në vendin e tij, por interesim për të ka edhe në pjesën tjetër të botës. Kështu, opinioni ndërkombëtar interesohet se pse gjithmonë ka njerëz pranë tij që shkruajnë në fletore? Kush janë ata?
“Ata janë ushtarë dhe pjesërisht zyrtarë të qeverisë. Ajo që bëjnë ata konfirmon fuqinë e liderit, të njohurive të mëdha të tij, të gjenialitetit dhe kujdesit për popull”, thotë për BBC profesori James Grayson, ekspert për Korenë e Veriut në Universitetin Sheffield, transmeton Telegrafi.
Fjala është për një traditë që e ka instaluar gjyshi i tij para 60 vitesh, Kim Il-sung.
“Është pjesë e imazhit të një udhëheqësi i madh, një lideri i cili me mirësjellje jep udhëzime dhe këshilla të dobishme”, shton Grayson.
Por, cilat janë këshillat që i jep lideri?
P.sh. gjatë një vizite në një fshat më 1976, gjyshi i liderit të tashëm takohet me një peshkatar lokal. Ja çfarë ka raportuar atëherë televizioni i regjimit, KCNA: “Pasi ka parë kamionin, presidenti tha se rimorkio është shumë e vogël në krahasim me fuqinë e kamionit. Ai tha se problemi i transportit mund të zgjidhet duke rritur rimorkion”!
E, nëse ndodh që lideri nuk ka zgjidhje për çdo problem (gjë e cila nuk ndodh pasi ai di gjithçka), shënuesit kujdestarë nuk guxojnë të mos e shkruajnë çdo fjalë të thënë, sepse kjo mund t’ju kushtojë shumë shtrenjtë, madje edhe me jetë.

Related

Botë 3746751368492303644

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item