Ja rrjeti i korrupsionit në Rusi: Vetëm Putini ka përvetësuar 28 miliardë dollarë

Vlerësohet se lideri rus, Vladimir Putin, nëpërmjet ryshfetit nga ndërtimi i objekteve për Olimpiadën Dimërore në Sochi, si dhe përmes aksio...


Vlerësohet se lideri rus, Vladimir Putin, nëpërmjet ryshfetit nga ndërtimi i objekteve për Olimpiadën Dimërore në Sochi, si dhe përmes aksioneve në kompani të ndryshme, ka fituar 28 miliardë dollarë. Gjithë kjo rrënjët i ka në vitet ’90 të shekullit të kaluar.

“Korrupsioni nuk ka pushuar të jetë problem në Rusi, sepse është bërë sistem. Metastazat e saj kanë paralizuar jetën sociale dhe ekonomike të vendit. Qarkullimi vjetor i korrupsionit në Rusi është 300 miliardë dollarë”, thotë një prej opozitarëve më të njohur rus, Boris Nemtsov.
Ai tha se figurat kryesore që e ndërlidhin Putinin me miliardat janë të njohur për rusët dhe se ata janë pasuruar falë shtetit dhe pronës shtetërore, transmeton Telegrafi.
Pas aneksimit të Krimesë, SHBA-të vendosën sanksione për 16 zyrtarë rusë të lidhur me rrjetin e korruptuar të Putinit. Sanksionet iu vendosën dhe Bankës së Rusisë, përmes së cilës Putini dhe miqtë e tij bëjnë larjen e parave.
Është vlerësuar se Putini kontrollon 37 për qind të aksioneve në kompaninë së naftës dhe gazit Surgutneftegaz. Në Gazprom ka 4.5 për qind të aksioneve, ndërsa në kompaninë tregtare Gunvor ka 50 për qind të tyre. Putin dhe bashkëpunëtorët e tij kanë vjedhur 25-30 miliardë dollarë të fondeve të destinuara për Lojërat Olimpike. Thuhet se mjetet nga ky fond i ka shpenzuar për të blerë 20 banesa, 58 aeroplanë dhe katër jahte.
Nga Gazpromi ai përvetësoi dhe shpërndau fonde të kompanisë në vlerë prej 52 miliardë dollarëve. Thuhet se ai materializoi edhe pozitën e tij në kompaninë ruso-gjermane të Shën Petersburgut, Real Estate Holding Co. (SPAG), si anëtar këshillues i bordit. Kjo kompani është e lidhur me operacionet krimit të organizuar rus e kolumbian.
Kooperativa Ozero Dacha, që është themeluar nga Putini dhe miqtë e tij, kontrollon postet kryesore në vend. Një nga themeluesit është Vladimir Yakunin, i cili është në listën e sanksioneve amerikane. Në listën e sanksioneve është edhe Sergey Fursenko, kreu i filialeve të Gazpromit. Ky i fundit ishte anëtar i këshillit të Putinit për zhvillimin e sportit. Nën sanksione është edhe vëllai i tij Andrei Fursenko, i cili ishte në krye të dy ministrive deri më 2002.
Për pasurinë e paligjshme të Putinit di bankari i tij personal, Yuri Kovalchuk, që është aksionari më i madh i Bankës së Rusisë. Atë e përshkruajnë si arkëtari i Putinit.
Me Putinin ndërlidhet edhe Vladimir Smirnov, drejtor i kompanisë bërthamore Tečsnabexport që është e lidhur me eksportin e paligjshëm të poloniumit. Smirnov, drejtor i SPAG-së, ka fituar miliarda pasi me një dekret të Putinit më 1996 fitoi monopolin për shitjen e benzinës në Shën Petersburg. Partner në marrëveshje ishte Vladimir Kumarin, shef i Bandës Tambov që merret me krimin e organizuar.
Ndër bashkëpunëtorët e Putinit është edhe Nikolai Patrushev, ish-kreu i Shërbimit të Sigurimit Federal, anëtar aktual i Këshillit të Sigurimit rus. Viktor Cherkesov ishte oficer i KGB-së, ndërsa aktualisht gjendet në krye të agjencive federale për furnizimin e pajisjeve ushtarake dhe speciale.
Nikolai Shamalov është figurë e rëndësishme në rrjetin e korrupsionit të Putin. Ai është aksionar kryesor i Bankës së Rusisë, i cili është pronar formal i "Pallatit Putinit", një rezidencë e madhe në detin e Zi. Djali i tij Yuri është president i fondit më të madh pensional të Rusisë, Gazfond. /Telegrafi/

Related

Botë 6972988302335997052

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item