Ja pse duhet të votohet PDSH-ja dhe jo BDI-ja

Shkruan: ILJAZ HALIMI BDI-ja edhe në këto zgjedhje parlamentare 2014 del me premtime, por shtrohet pyetja sa mundë ti besohet asaj k...

Shkruan: ILJAZ HALIMI


BDI-ja edhe në këto zgjedhje parlamentare 2014 del me premtime, por shtrohet pyetja sa mundë ti besohet asaj kur dihet se deri më tani ajo asnjë program zgjedhor nuk e ka realizuar. Dëshmi për këtë janë të dhënat e lartshënuara nga programet e saja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2008 dhe 2011
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 27 prill 2014.  Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne shqiptarët se si do të përcaktohemi.  Shqiptarët nga viti 1990 e këndej i kanë pas përfaqësuesit e vetë në Qeveri.  Se sa partitë shqiptare me sukses i kanë realizuar përcaktimet programore,  këtë më së miri e dinë qytetarët.  Gjatë fushatës zgjedhore secila parti politike me fakte apo pa fakte , me argumente apo pa argumente, duke shfrytëzuar propagandën e vet, mundohet ta bindë elektoratin që t’ia jep besimin për të qeverisur  në mandatin e ardhshëm.
PDSH-ja nëpërmes rrugës demokratike dhe me votën e lirë dy herë ka qenë pjesë e Qeverisë edhe atë me mandat jo të plotë,  për shkak të rrethanave që dihen.
BDI-ja e cila në skenën politike të RM-së, u instalua nëpërmes konfliktit të 2001-shit, ku u vranë me qindra shqiptarë, U plagosën mbi 200 të rinj,  u shkatërruan  mijëra shtëpi dhe ndërmarrje,  si dhe u shkaktua miliarda euro damë, arriti që nga viti 2002 e këndej të jetë plotë dhjetë vite në pushtet.
Se çfarë rezultate kanë arritur këto dy parti politike më së miri mundë të shihet nga të dhënat e mëposhtme.  Edhe pse këto të dhëna kohë pas kohe janë publikuar, megjithatë në prag të këtyre zgjedhjeve e shohë të arsyeshme të bëjë një rifreskim të memories të qytetarëve, që ta kenë më lehtë se cilit subjekt politik duhet ti jepet mbështetje.

Gjatë qeverisjes VMRO-DPMNE dhe PDSH (1998-2001) u arritën këto rezultate:

1. U miratua ligji për lirimin e të burgosurve politik.
2. U miratua ligji për arsimimin e lartë në gjuhën amtare.
3. U themelua Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë.
4. U themelua kanali i tretë televiziv në gjuhën shqipe.
5. U zgjerua në 9 orë programi në gjuhën shqipe në Radio Shkupin.
6. Qeveria solli vendim që nëpërmes Maqedonisë, NATO-ja të vepron si logjistikë në Kosovë.
7. PDSH-ja menaxhoi me sukses me eksodin kosovar. U sistemuan mbi 300 mijë kosovar në kampe dhe shtëpitë e shqiptarëve. Kështu u pengua hapja e korridorit për R e Greqisë, të cilin më parë Gligorovi  e kishte rezervuar për kosovarët.
8. E ndihmuam luftën e Kosovës me para dhe mjete tjera materiale.
9. Menaxhuam për realizimin e takimit të kryeministrit të përkohshëm z. Hashim Thaçi me kryeministrin e RM-së z. Lubco Georgieski.
10. Menaxhuam për realizimin e takimit të z. Hashim Thaqi me Presidentin e R. Bullgarisë z. Zhelu Zhelev
11. U përkujdesëm që me helikopter nga kazerma e Tetovës  për në Drenicë ta dërgojmë Hashim Thaqin.
12. Shqiptarët kanë qenë të mbrojtur dhe të sigurt për jetën dhe pasurinë e tyre si asnjëherë më parë. Gjatë kësaj periudhe nuk u ndërmor asnjë aksion policor ndaj shqiptarëve.
13. Shqiptarët ekonomikisht qëndronin më mirë se më parë. Ekonomia e vogël mori hov në të gjitha viset shqiptare. Kështu filloi ngritja e standardit edhe te shqiptarët.
14. Për herë të parë filloi trajnimi i 600 shqiptarëve për policë.
15. Përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore,  veçmas si drejtues të tyre,  u shumëfishua në raport me të kaluarën. Arritëm që përfshirjen e shqiptarëve ta risim nga 2% në 11. 65%. Kjo më së miri shihet edhe nga këto të dhëna:
-Shqiptarët udhëhoqën me 5
Ministri:Ministrin e punës dhe politikës sociale, Ministrin e pushtetit lokal, Ministrin e drejtësisë, Ministrin e informacionit, M e shkencës dhe një zv/kryeministër dhe ministër pa Resor.
-Shqiptarët përfaqësoheshin me 5 zv/ ministra në:Ministrin e punëve të brendshme, Ministrin e shëndetësisë, Ministrin e mbrojtjes, Ministrin e arsimit, dhe Ministrin e transportit dhe lidhjeve.
-Shqiptarët udhëhiqnin  me: Agjencionin për sanimin e bankave, Postën e Maqedonisë, Aeroportin, Fondin për Rrugë Regjionale dhe Lokale etj.
-Shqiptarët përfaqësoheshin në vende të larta edhe në:Ministrin e punëve të jashtme, Ministrin e financave, Ministrin e bujqësisë, Entin Shtetëror për Gjeodezi, Agjencionin për Migracion, Elektro-ekonomin e Maqedonisë, Entin shtetëror për statistikë, Drejtorinë e Doganave, Ndërmarrjen për rezervat shtetërore, Ndërmarrjen për ekonomizim me banesa dhe hapësira afariste, Bankën popullore dhe në shumë borde dhe  Agjenci tjera shtetërore.
-Numri i udhëheqësve shqiptarë në institucionet tjera shtetërore në nivel komunal u shumëfishua, edhe atë:
-Tetovë, nga 6 udhëheqës të institucioneve shtetërore sa kishte para 1998-tës, numri u rit në 27.
-Gostivar, numri i udhëheqësve të institucioneve u ritë nga 4 në 26 shqiptar.
-Dibër, nga 7 udhëheqës shqiptarë në institucionet e shtetit, numri  u rit në 20.
-Në Shkup numri i udhëheqësve shqiptar në institucione u rit nga 2 në 6.
-Kumanovë, nga 0 vende udhëheqëse , shqiptarët arritën ti menaxhojnë 7 institucione.
-Kërçovë, nga 1 vend udhëheqës shqiptarët arritën ti menaxhojnë 7 institucione.
-Strugë, shqiptarët nga 1 vend udhëheqës arritën të marrin 19 vende.
-Në Manastir nga 0 vende udhëheqëse, shqiptarët u përfaqësuan me 9 udhëheqës.
-Resnje, nga 0 vende udhëheqëse, shqiptarët u përfaqësuan me 4 udhëheqës.
-Ohër, nga 0 vende udhëheqëse, shqiptarët u përfaqësuan me 3 udhëheqës.
Në Veles, Prilep, Krushevë dhe Zhitoshë poashtu u emëruan udhëheqës shqiptar në sektor të ndryshëm të institucioneve.

U ndërtuan shumë shkolla, çerdhe,  rrugë, ura edhe në vendbanimet e populluara me shumicë shqiptare që më parë as që mund të ëndërroheshin se mund të bëhen.

Qeverisja VMRO-DPMNE – PDSH 2006-2008

Edhe pse nga përfaqësues të BDI-së kontestohej vazhdimisht koalicioni qeveritar VMRO-DPMNE – PDSH (për shkak se PDSH në raport me BDI-në kishte më pak deputet ),  megjithatë gjatë qeverisjes së saj 18 muajshe 2006-2008,  PDSH-ja arriti këto rezultate:

Sektori për përfaqësimin e drejtë në institucionet e shtetit u ngrit në Sekretariat për zbatimin e marëveshjes së Ohrit.
U rrit për 3 herë e gjysmë më shumë buxheti i Sekretariatit për Implementimin e MO,  për programin K5.
U soll ligji me të cilën u rregullua që të dhënat personale në lejet për komunikacion dhe vozitje të shkruhen krahas maqedonishtes edhe në gjuhën shqipe.
U fillua me vendosjen e shenjave dhe tabelave treguese edhe në gjuhën shqipe përgjatë koridorit 8.
U ndanë nga buxheti 6 herë më shumë mjete se në vitin 2006 për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e sistemit.
U Punësuan 2950 shqiptarë në institucionet shtetërore.
U Ndanë mjete për ndërtimin e bibliotekës në Tetovë.
U Themelua Teatri popullor shqiptarë në Tetovë.
U Themelua Galeria nacionale në Tetovë.
U Themelua Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore në Shkup.
Dita e parë e Ramazan Bajramit u futë në kuadër të festave shtetërore, kurse Kurban Bajrami u shpall si festë e të gjithë muslimanëve dhe atë ditë nuk punohet.
22 Nëntori,  dita e Alfabetit  shpallet si ditë feste jo pune.
U ndanë 500 mijë euro për meremetimin e medresesë në Shkup dhe 20 Xhamive.
U Vendos që prej 22-28 Nëntor të organizohet manifestimi “Ditët e kulturës shqiptare”.
U Vendos që nën patronatin e Teatrit shqiptarë në Shkup të organizohet festivali i parë mbarëkombëtarë “Skupi Fest. ”
U Vendosë që viti 2008 të jetë vit jubilar,  viti I 100 I themelimit të alfabetit të gjuhës shqipe ndaj ndamë 14 milion denarë për meremetimin e shtëpisë së alfabetit si dhe shndërrimin e saj në muze nacional.
U Themelua qendra për konzervim në Gostivar.
U ndanë 800 mijë euro për restaurimin e kalasë në Tetovë.
Për herë të parë në krye të këshillit drejtues të mbrëmjeve të poezisë Strugane emërohet kuadër shqiptarë dhe për herë të parë çmimin më të lartë të këtij manifestimi e merr një shqiptarë z. Fatos Arapi.
Me ndryshimin e plan programeve mësimore u arrit që gjuha angleze të mësohet prej klasës së parë,  u rritë fondi I orëve të edukatës fizike,  u shtuan  orët e informatikës dhe  u fut mësim besimi fetar në shkolla.
U Vendos të ndërtohen 145 palestra sportive. Në shumë vendbanime shqiptare filluan të ndërtohen këto salla sportive.
U Vendos që të pajiset me kompjuterë çdo nxënës.
Për herë të parë u bë i obligueshëm arsimi i mesëm .
U miratua Vendim për hapjen e paraleleve të para në gjuhën shqipe në Manastir,  Krushevë,  Prespë,  Prilep,  Ohër dhe Veles.
U Themelua Qendra për arsim të mesëm profesional,  Agjencia për arsimim të komuniteteve dhe Qendra për arsimim të rriturve.
U Hapën 7 Fakultete me 35 programe studimore dhe 92 drejtime në USHT.
Filloi ndërtimi i dy objekteve universitare, ai i fakultetit juridik dhe ekonomik.
U Siguruan 45 milion euro për meremetimin e spitaleve dhe 40 milion euro për aparate moderne për 8 klinika,  5 spitale dhe 2 shtëpi të shëndetit.
U Siguruan 5 milion euro për ndërtimin e qendrës ballkanike për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjes malinje.
Spitali i Tetovës u shndërrua në klinikë.
U miratua vendimi për themelimin e zonës së lirë ekonomike në afërsi të Tetovës.
U vendosën shumë kuadro në poste të larta,  inspektor si dhe punësuam mbi 200 shqiptarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në Ministrinë e Mbrojtjes përqindja e shqiptarëve u rritë nga 13. 5 në 18. 61%.  U punësuan gjithsej 700 shqiptarë si ushtarë profesional,  oficer,  nënoficer dhe kuadro civil.
Një pjesë të kazermës së Kumanovës apo 13800 metër katror iu dha MASH-it për nevojat e nxënësve shqiptarë.

U ndërtuan me dhjetëra ujësjellës, qindra kilometra rrugë të asfaltuara dhe u bënë shumë investime tjera në vendbanimet ku kryesisht jetojnë shqiptar.

Pikat kryesore të programit zgjedhor 2008 të BDI

Gjatë fushatës parazgjedhore parlamentare të vitit 2008, BDI-ja para elektoratit shqiptar doli me program me të cilin premtonte se do të angazhohet:
Për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit (e thane e pa bërë).
Për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe  (pjesërisht e realizuar).
Për Shkupin me administratë dy gjuhësore (pjesërisht e realizuar).
Për përdorimin e simbolit kombëtarë shqiptar në nivel nacional (e thënë e pa bërë).
Për zgjidhje stabile dhe institucionale të familjeve dhe pjesëtarëve të UÇK-së gjatë vitit 2001 (e thënë e pabërë).
Për përfaqësim të drejtë dhe proporcional të shqiptarëve në institucionet shtetërore (E thënë e pa bërë)
Për avancimin e parimit të Badenterit dhe mos lejimin e keqpërdorimit të Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive (E thënë e pa bërë)
Për decentralizimin e pushtetit (e thënë e pa bërë)
Për zhvillimin e pjesëve të pazhvilluara të vendit me qëllim të kompensimit të disbalansave në zhvillimin e rajonit (e thënë e pabërë)
Për themelimin e një fondi të posaçëm për nivelizimin e zhvillimit ekonomik të komunave sipas praktikave të shteteve evropiane (e thënë e pabërë)
Për 50% të përfitimit të komunave nga të hyrat prej koncesioneve të resurseve natyrore – ujërat,  kullotat,  pyjet,  mineralet etj. (e thënë e pa bërë)
Për siguri më të madhe të qytetarëve dhe shpërbërjen e njësitit “ALFA” (e thënë e pa bërë)
Për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes (e thënë e pa bërë)
Për një shtet ligjor (e thënë e pabërë)
Për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (e thënë e pa bërë)
Për investime të huaja në vlerë prej 2 miliard dollarëve (e thënë e pa bërë)
Për hapjen e 100 mijë vendeve të reja të punës për zbutjen e varfërisë (e thënë  e pa bërë)
Për përkujdesje ndaj fëmijëve,  pleqve,  pensionistëve etj ( e thënë e pa bërë)
Për subvencione nga mjetet buxhetore dhe fondet e UE-së të bujqve,  blegtorëve dhe fermerëve tjerë duke respektuar parimin rajonal (e thënë e pa bërë)
Për zhvillimin infrastrukturorë,  proporcional në të gjitha rajonet e në veçanti sa i përket infrastrukturës rrugore (e thënë e pa bërë)
Për ndërtimin e një qyteze digjitale ndërmjet Shkupit dhe Tetovës (e thënë epa bërë)
Për instalimin e një operatori mobil dhe internetit për Maqedoninë perëndimore që do ta heq roamingun ndërmjet Maqedonisë,  Kosovës dhe Shqipërisë (e thënë e pa bërë)
Për sigurimin e 1000 bursave për studime të rregullta dhe postdiplomike në lëmin e informatikës dhe telekomunikimit në vend dhe jashtë për studentët tanë (e thënë e pa bërë)
Për krijimin e një qyteti të filmit në një komunë shqiptare (e thënë e pa bërë)
Për integrimin e R. M –së në NATO dhe BE (e thënë e pa bërë)
Për arsim cilësorë dhe të reformuar,  autonom dhe pa ndikime politike (e thënë e pa bërë)
Për sistem shëndetësorë që do tu ofron mbrojtje cilësore shëndetësore dhe përfaqësim adekuat të kuadrit shëndetësorë shqiptarë (e thënë e pa bërë)
Për një zhvillim të barabartë në sferën e kulturës duke I respektuar diversitetet kulturore të të gjitha komuniteteve (e thënë e pa bërë)
Për krijimin e kushteve për stimulimin e rinisë që të meret me aktivitete të ndryshme (e thënë e pa bërë)
Për media të lira dhe pa ndikime politike (e thënë e pa bërë)


Programi zgjedhor i BDI-së 2011- U tha, s’u bë!

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2011, BDI doli me program zgjedhor në të cilin krahas premtimeve të reja, në te u përfshinë edhe premtimet e parealizuara nga programi zgjedhor I vitit 2008.
Në programin zgjedhor të vitit 2011, BDI premtoi se do ti realizon këto premtime apo pika programore:
1. Rrugën Shkup-Bllacë. (e thënë e pa bërë)
2. Hekurudhën Kërçovë-Lin (Shqipëri). (e thënë e pa bërë)
3. Rrugën e Arbrit Kërçovë-Ura e Boshkit. (e thënë e pa bërë)
4. Rrugën Tetovë-Prizren. (e thënë e pa bërë)
5. Rrugën Llojan-Miratoc,  Stanciq-Bellanovc, Tanushë-Debellde, Trebisht-Xhepisht, Prespë-Korçë. E thënë e pa bërë)
6. Gazifikimin Shkup-Tetovë, Gostivar-Kërçovë. E thënë e pa bërë)
7. Ndërtimin e deponisë regjionale. (e thënë e pa bërë)
8. Stacionin filtrues për pastrimin e ujërave Tetovë-Gostivar-Tearcë. (e thënë e pa bërë)
9. Hidrosistemin për ujitje në fushën e Pollogut. ( e thënë e pa bërë)
10. Investime dhe modernizimin e kodrës së Diellit. (e thënë e pa bërë)
11. Finalizimi i  sistemit të ujësjellësit në Tetovë. (e thënë e pa bërë)
12. Ndërtimin e bibliotekës dhe teatrit në Tetovë. (e thënë e pa bërë)
13. Zonën teknologjike industrial zhvillimore në Tetovë. (e thënë e pa bërë)
14. Qendrën për grumbullimin e produkteve bujqësore në Pollog. (e thënë e pa bërë)
15. Rikonstruimin e sallës sportive në Gostivar. (e thënë e pa bërë)
16. Sheshi Skënderbe. (e thënë pjesërisht e bërë)
17. Maqedonia do të merr datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. (e thënë e pa bërë)
18. Liberalizimin e vizave. (është interes shtetëror)
19. Njohjen e pavarësisë së Kosovës. (është interes shtetëror)
20. Administrata publike do të flet shqip. (e thënë e pa bërë)
21. Dokumentet personale në gjuhën shqipe. (vetëm me kërkesë të veçantë të qytetarit shqiptar)
22. Decentralizimi i komunave. (e thënë e pa bërë)
23. USHT e barabartë në garë për cilësi. (e thënë e pa bërë, USHT e fundit në listën e Shangajit)
24. Arsim cilësor. ( e thënë e pa bërë)
25. Institucionalizimi I vlerave kombëtare. (e thënë e pa bërë)
26. Biznesi shqiptar faktor në ekonomi. (e thënë e pa bërë).
BDI-ja edhe në këto zgjedhje parlamentare 2014 del me premtime, por shtrohet pyetja sa mundë ti besohet asaj kur dihet se deri më tani ajo asnjë program zgjedhor nuk e ka realizuar. Dëshmi për këtë janë të dhënat e lartshënuara nga programet e saja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2008 dhe 2011.
Të dhënat e lartë shënuara, si për PDSH-në ashtu edhe për  BDI-në,  mundë të verifikohen në çdo kohë dhe nga secili që dëshiron. Ajo që thotë BDI se gjithçka që është bërë për shqiptarët e mbajnë vulën e BDI më së miri e demantojnë të arriturat dhe rezultatet e PDSH-së gjatë qeverisjes së saj efektive edhe atë jo më shumë se tre vite. Pra vulën origjinale për projektet kombëtare dhe të rezultateve tjera në dobi të shqiptarëve, nuk e mbanë BDI  por PDSH-ja.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item