Ja me se ushqehet Barak Obama, pjatat e preferuara të Presidentit amerikan

Siç dihet teatri fillon nga kremastari, kurse drejtimi presidencial në SHBA me ceremoninë e inaugurimit. Hyrja në detyrë e Presidentit të Sh...


Siç dihet teatri fillon nga kremastari, kurse drejtimi presidencial në SHBA me ceremoninë e inaugurimit. Hyrja në detyrë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të zgjedhur në nëntor të vitit 2008, Barak Obama u shoqërua me një drekë solemne, organizatorët e së cilës u frymëzuan nga figura e një presidenti tjetër amerikan, Abraham Linkoln-it, i cili preferonte mishin e shpendëve të egra, prodhimet e detit dhe kulaçin e pjekur me mollë.
Si pjatë e parë në drekën e inaugurimit të Obamës u servirën prodhime deti të gatuara me pak zjarr, të buburitura – karavidhe, lafsha deti dhe karkaleca deti – të shoqëruara me verë të bardhë Sauvignon de la Napa-Bell të prodhimit të vitit 2007.
Më pas të shoqëruara me verë të kuqe Pinot Noir të prodhimit të vitit 2005 u servirën njëra pas tjetrës 2 pjata gatimesh tipike amerikane me mish shpendësh – gjokse rosash me erëza e salcë vishnjeje indiane (cherry chutney) dhe fazanë të pjekur të mbushur me oriz të egër të rrethuar me patate të ëmbël dhe perime dimri. Si pjatë e tretë u vu në tryezë një kulaç i madh i pjekur me mollë dhe kanellë i shoqëruar me akullore me ajkë qumështi dhe shampanjë kaliforniane.
Por nuk duhet lënë në harresë ai fakt, se Barak Obama është demokrat i vërtetë. Ai përpiqet ta demonstrojë këtë duke u ushqyer në mënyrë demokratike. Për shembull, gjatë kohës së vizitës së paradokohshme të Presidentit Dimitri Medvediev në SHBA, pas negociatave zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Obama e çoi homologun e vet rus në një nga lokalet më demokratike të ushqimit social amerikan – në kafe Ray’s Hell Burger, ku përgatisin ushqimin e shpejtë (fast food) më demokratik. Vetë Barak Obama zgjodhi burger me dhjathë chedder, qepë, sallatë, domate dhe kastraveca turshi.
Po përse i pëlqejnë vallë kaq shumë Barak Obama-s burger-at? Mos ndoshta ky është një demokratizëm i shtirur nga ana e tij? Sepse është diçka e ulët, e padenjë për liderin e kombit që të ushqehet me produkte të shtrenjta e ekologjikisht të pastra në një kohë kur Amerika ha panine me qofte dhe e shtyn atë me pije të ëmbla të gazuara! Por Obama-s, me sa duket nga të gjitha, i pëlqejnë vërtet burger-at, sepse në samitin e “Tetëshes së Madhe” (G-8) që u zhvilluan në qytetin italian Akuila, Presidenti i Amerikës SHBA që në darkën e parë kërkoi që ti sjellin atij hamburger.
Por gjatë udhëtimeve të veta jashtë shtetit ai provon me kënaqësi kuzhinën kombëtare të vendit që viziton. Ndër gatimet më të preferuara të Obamës janë: gjella tradicionale me spec djegës e Teksasit – chili con carne – me fasule, speca dhe mish të grirë, si dhe pizza italiane, e cila u bë një nga gurët themeltarë të fast food-it amerikan. Gjatë kohës së fushatës elektorale presidenciale Obama është vënë re duke përgatitur me duart e veta sallatë me peshk ton.
Këshilltari i Obamas David Akselrod tregoi në një talk show televiziv, se Presidenti i SHBA pëlqen pa masë ushqimin jo të shëndetshëm – hamburgerat dhe kulaçët, për të cilët presidenti ka një dobësi të veçantë. Siç shtoi këshilltari presidencial, ai shpreson shumë se Mishel Obama nuk po e shikon tani këtë emision, meqenëse Zonja e Parë e Amerikës propagandon të ushqyerit e shëndetshëm dhe përpiqet ti çmësojë amerikanët nga ngrënia e fast food-it.
Por pavarësisht nga preferencat e veta ushqimore, Barak Obama e mbështet Zonjën e Parë të Amerikës në synimin e saj për propagandimin e kulturës së të ushqyerit të shëndetshëm. Pasioni i bashkëshortes së presidentit amerikan ndaj produkteve ekologjikisht të pastra dhe të shëndetshme tashmë njihet mirë: ajo bile ka krijuar një perimore brenda territorit të Shtëpisë së Bardhë. Zarzavatet, erëzat dhe fasulet nga kopshti personal përdoren tashmë në tryezën presidenciale. Mishel Obama ka realizuar bile në Shtëpinë e Bardhë edhe xhirimet e konkursit televiziv të artit të të gatuarit të quajtur “Iron Chef” (“Kuzhinieri i hekurt”), në të cilin u përpoq tu tregojë amerikanëve mbi rregullat e të ushqyerit të shëndetshëm.

Ja pjatat e preferuara

Presidenti amerikan Barack Obama ka lejuar stafin e tij të publikojë disa prej pjatave të tij të preferuara.
Oriz me salmon dhe xhinxhër

Recetë e kulturës vietnameze, e shëndetshme dhe mjaft e përshtatshme për tu servirur gjatë darkave.
Sallatë rukola me kërpudha dhe djathë

Presidenti Obama konsumon sallatën e rukolas çdo ditë. Ai konsumon kërpudhat jo vetëm sepse përmbajnë proteina të shumta, por edhe sepse nuk kanë shumë yndyrë.
Pizza Margarita me domate dhe ullinj

Presidenti Obama ka zgjedhur ‘Italian Fiesta Pizzeria’ në Chicago si një prej restoranteve të tij të preferuara, vetëm sepse bën picën margarita më të shijshme që presidenti mund të ketë provuar ndonjëherë.
Sallatë pule me spinaq

Është fans i vegjetarianëve, por nuk preferon të eleminojë pulën nga sallatat. Për presidentin Obama nje gotë verë e bardhë dhe kjo sallatë do të shkonin për mrekulli.
Brokoli çdo vakt

Pavarësisht se çfarë do të jetë receta e ditës, Obama nuk e largon asnjëherë brokolin nga tavolina.
Çaj i ftohtë qershie

Kur bëhet fjalë për pijen e tij të preferuar, është vështirë të përzgjedhësh vetëm një. Ajo që është e sigurt, presidenti nuk ndan nga dora një gotë çaj të ftohtë qershie.

Related

Speciale 2188783273748585178

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item