Ja kush janë 10 mëngjarashët më të famshëm në histori

Nga Obama e Bill Gates e deri tek Bonaparti e Xhimi Hendriks Qeniet njerëzore që kanë dominante dorën e djathtë kanë qenë mbizotëruese për 5...

Nga Obama e Bill Gates e deri tek Bonaparti e Xhimi Hendriks

Qeniet njerëzore që kanë dominante dorën e djathtë kanë qenë mbizotëruese për 500,000 vite, sipas gjetjeve të një studimi të ri. Vetëm 10-12 për qind e njerëzve janë mëngjarashë – dhe shkencëtarët vazhdojnë të vënë në dukje ndryshimet midis këtyre dy grupeve, dhe shpesh me rezultate befasuese. Mendohet se personat mëngjarashë mund të kenë avantazh si politikanë, të paktën kur ndodhen në evente të tilla si debatet televizive. Kur një person që ka dorë “dominante” të djathtën bën një deklaratë dhe bën miratime me të, teleshikuesit e shohin atë në të majtë të ekranit, kurse mëngjarashët duken sikur po i vënë gjërat në një dritë më pozitive për 90 për qind të shikuesve, pasi duken më të besueshëm. Mëngjarashët e lindur besohet se përbëjnë rreth 13 për qind të popullsisë. Por, disa thonë se ky numër është më i lartë dhe se shumë mëngjarashë janë detyruar të ndryshojnë përdorimin e duarve, për shkak të frikës së pabazuar se mëngjarashë janë me aftësi të kufizuara ose thjeshtë të pafat. Shkenca, megjithatë, ofron argumentet e saj bindëse për të lënë të qetë mëngjarashët. Truri është i ndarë në dy hemisfera, secila me funksionin e saj të veçantë dhe secila drejton funksione motorike të anëve të kundërta të trupit. Me pak fjalë, ana e majtë e trurit – hemisfera për gjuhë, matematikë dhe mendim racional – kontrollon anën e djathtë të trupit. Ana e djathtë e trurit – më së shpeshti e lidhur me impulse krijuese, emocionale – kontrollon anën e majtë të trupit. Revista TIME publikon dhjetë mëngjarashët më të famshëm të historisë.
11. Barak Obama
Në 100 vitet e fundit, presidenca amerikane ka shkuar gjithnjë e më shumë drejt së majtës – jo në politikë, por përsa i përket përdorimit të duarve. Barak Obama është i fundit që i bashkohet një liste të gjatë presidentësh mëngjarashë të shekullit 20. Xheims Garfield, Herbert Huver, Henri Truman, Gerald Ford, Ronald Regan, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton ishin të gjithë mëngjarashë. Çfarë i bën mëngjarashët kaq të veçantë dhe persona të zgjedhur? Disa ekspertë mendojnë se mëngjarashët kanë aftësi më të mira komunikimi, që i ndihmon ata në retorikat e nevojshme politike.


22. Bill Geits
Një nga njerëzit më të pasur të Amerikës, bën pjesë në grupin e mëngjarashëve. Në fakt, filantropisti dhe gjiganti i Microsoft është një ndër të paktët biznesmenë amerikanë që përdor dorën e majtë, përfshi Henri Ford, Xhon Rokefeller dhe ish-kreun e IBM-së, Lou Gerstner. Kërkimet tregojnë se mëngjarashët janë të prirur të fitojnë më shumë se sa kolegët e tyre që përdorin dorën e djathtë, por nuk ndodh e njëjta gjë me gratë. Një studim i bërë nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike (NBER) përcolli idenë se mëngjarashët kanë mënyrë të menduari më të dallueshme, sidomos për sa i përket kreativitetit.

33. Oprah Uinfri
Mbretëresha e TalkShow-t nuk bën përjashtim – me një pasuri prej 2.7 miliardë dollarësh dhe me një aftësi magjike për të shitur libra – edhe Oprah bën pjesë në klubin e mëngjarashëve. Përderisa meshkujt janë më të predispozuar të përdorin dorën e majtë, më shumë se sa gratë, kjo e bën Oprah Winfrey-n akoma më të veçantë e mbresëlënëse. Të tjera zonja të Showbiz-it që janë mëngjarashe janë Xhulia Roberts, Anzhelin Zholi, Ëhupi Goldberg etj.


44. Babe Ruth
Të gjithë e njohin Babe Ruth. Ai ishte një nga lojtarët më të mirë të bejsbollit ndërmjet viteve 1915 dhe 1919. Ai fitoi 85 ndeshje konsekutive. Ndërsa Ruth është një nga lojtarët mëngjarashë më të dekoruar të historisë së bejsbollit, është i vetmi sallaks që bën pjesë në Hall of Fame (shtëpi muze që shërben si përkujtimore e individëve të famshëm dhe të shquar). Është pothuajse e pamundur për mëngjarashët të luajnë në pozicione të caktuara. Lefty Grove, Sandi Koufaks, Uarren Spahn dhe Stiv Karlton janë disa nga lojtarët mëngjerashë të dalluar në lojën e bejsbollit.


55. Napoleon Bonaparti
Sipas legjendës, Napoleoni kundërshtonte praktikën ushtarake të marshimit në krahun e majtë të rrugës me armët e në duart e djathta. Mëngjarashët si puna e tij, ai i vendosi në një disavantazh strategjik. Perandori francez – edhe gruaja e të cilit, Jozefina, ishte mëngjarashe – urdhëroi ushtrinë e tij të ndërronin krahët e përdorimit të armëve. Edhe qytetarët e vendeve që ai pushtonte duhet të bënin të njëjtën gjë. Kjo është arsyeja se pse britanikët (të cilët e mundën Napoleonin) akoma i ngasin makinat në krahun e majtë.


66. Leonardo da Vinçi
Leonardo da Vinçi, një nga njerëzit më brilantë të historisë, shkruante nga e djathta në të majtë. Historianët kanë një numër të madh teorish kreative që shpjegojnë të ashtu-quajturin “shkrim i pasqyruar” (quhej kështu sepse të nevojitej një xham për ta lexuar atë lloj shkrimi). Një tjetër argument shpjegues është më i çuditshëm por më i logjikshëm: Të shkruante nga krahu i majtë në të djathin ishte më e vështirë për një mëngjarash si Leonardo. Historianët thonë se shkrimi në këtë mënyrë i Da Vinçit, është pjesë e gjenialitetit të tij që e bënte të mendonte në formë tjetër. Tjetër artist që shkruante me dorën e majtë ishte dhe Mikelanxhelo.

77. Marie Kuri
Shkencëtarja atomike Marie Kuri, jo vetëm që ishte mëngjarashe vetë por ajo ishte pjesë e një familjeje ku të gjithë janë mëngjerashë. Marie Curie që zbuloi parimet e radioaktivitetit dhe fitoi dy Çmime Nobel ishte gjithashtu e martuar me mëngjarashin Pierre Kuri, i cili ndihmonte Marien në kërkimet atomike. Historianët besojnë se edhe vajza e tyre është mëngjarashe. Shkencëtarët mëngjarashë janë të pazakontë. Përveç Marie Kuri-s, edhe Ajnshtajni dhe Njutoni janë pjesë e mëngjarashëve.


88. Aristoteli
Disa nga veprat më të hershme të filozofisë dhe shkencave perëndimore janë shkruar nga mëngjarashët. Aristoteli, i fizikës së hershme, astrologjisë, meteorologjisë dhe etikës, shkroi një listë të gjatë veprash që çuan në ndërtimin e shkencës moderne. Filozofia e tij influencoi një tjetër mendimtar mëngjarash si filozofin gjerman Frederik Niçe.
9. Ned Flanders
Personazhi i kartonave, Ned Flanders, është mëngjarash. Në sezonin e tretë të The Simpsons , fqinji i Homer Simpson, ka një dyqan ku shet produkte për mëngjarashët, të cilat i ka ruajtur përgjatë jetës. Dyqani i Flanders-it shfaqet vetëm në një episod dhe ka emrin “Kur Flanders dështoi”. Homer Simpson edhe pse u ndje fajtor për mbylljen e dyqanit të tij, ai e ndihmoi Flanders-in ta hapte atë sërish.

1010. Xhimi Hendriks
Xhimi Hendriks prodhoi një muzikë unike me kitarën e tij duke i alternuar lëvizjet e saj si me dorën e majtë ashtu edhe me të djathtën, pra me mënyrën që ai dëshironte. Ai ishte i aftë ta luante kitarën e tij me dorën e djathtë, por nuk e preferonte këtë gjë. Kulmin e tij e patin në vitin 1966, por karriera e tij përfundoi shpejt si pasojë e një overdoze droge në gusht të vitit 1970. Hendriks e luante kitarën në një mënyrë që askush tjetër nuk mund ta bënte. Për vite me rradhë, kitaristët dorë-djathtë u përpoqën të imitonin tingujt e tij. Për vendosjen e kitarës në zjarr, Xhimi i përdorte të dy duart.
Përgatiti: Endri Farka

Related

Suplement 5571228071327841743

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item