Ja kështu kërkohet vota! (Video)

Harrojeni fushatën derë më derë, pasi Gaurav Sharma, 31 vjeç ka filluar një fushatë dritare më dritare. Ai është një kandidat i pavar...


Harrojeni fushatën derë më derë, pasi Gaurav Sharma, 31 vjeç ka filluar një fushatë dritare më dritare. Ai është një kandidat i pavarur nga Mumbai Jugor, që po kandidon për një vend në zgjedhjet e përgjithshme në Indi.
Ndryshe nga politikanët e tjerë, të cilët përdorin veshje tradicionale indiane, Gaurav Sharma vishet si një njeri me fuqi të jashtëzakonshme, si Njeriu-Merimangë. Pasi ai fut kokën në dritaren e një ndërtese, u kërkon banorëve të shtëpisë që të votojnë për të.
Kur është pyetur nëse njerëzit e marrin seriozisht një kandidat të veshur si personazh filmash vizatimorë, ai thotë me sinqeritet se duhet ta marrin. Ai shprehet se ka muskuj, është i përqëndruar dhe i përkushtuar, cilësi, që sipas tij, i mundësojnë të ngjitet në majë të një ndërtese 45-katëshe brenda 19 minuatave. Ai shprehet se Mumbait i nevojitet një njeri me aftësi të mëdha mendore dhe me përgjegjësi.
Mumbai është kryeqyteti financiar i Indisë dhe një nga qytetet më të pasura në vend, megjithatë, sipas kandidatit “njerëzit janë të deprivuar ende nga nevojat bazë, si uji, elektriciteti dhe arsimimi”. Nëse zgjidhet, ai premton se do t’i përmbushë këto nevoja bazë. Simboli i tij në zgjedhje është një dritare.

Related

Video 7566931099363068341

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item