Ishulli i fantazmave pranë Venecias del në shitje

Një ishull që dikur është përdorur si vend izolimi për viktimat e murtajës dhe ish vendndodhja e një spitali për të sëmurët mendorë në Itali...


Një ishull që dikur është përdorur si vend izolimi për viktimat e murtajës dhe ish vendndodhja e një spitali për të sëmurët mendorë në Itali, ka dalë në shitje. Ishulli thuhet se është banesë e dhjetëramijëra fantazmave të shpirtrave të torturuar.
Povelja është një ishull i pabanuar me sipërfaqe prej shtatë hektarësh dhe gjendet pranë brigjeve të Italisë. Ai është nxjerrë në shitje nga qeveria me synimin për të reduktuar borxhin publik.
Por për shkak të historisë shqetësuese, duket se nuk do të jetë e lehtë të gjendet një blerës.
Ishulli gjendet në lagunën e Venecias dhe është përplot me histori të tmerrshme, përfshirë thashetheme për njerëz që janë djegur dhe varrosur atje gjatë murtajës, apo thashethemin që thotë se 50 për qind e dheut atje përbëhet nga hiri njerëzor. Një legjendë tjetër është ajo që mjekët në spitalin psikiatrik qenë kasapë dhe torturues.

Related

Botë 109573119245538994

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item