Ish-presidenti amerikan George W Bush, hap ekspozitë pikture

Një ekspozitë pikture, ku shfaqen portretet e liderëve botëror të pikturuara nga ish-presidenti amerikan George W Bush, është hapur në...


Një ekspozitë pikture, ku shfaqen portretet e liderëve botëror të pikturuara nga ish-presidenti amerikan George W Bush, është hapur në librarinë dhe muzeun e tij presidencial në Teksas.
Në një intervistë me vajzën e tij në NBC News, Bush tha se ai filloi të pikturonte pasi la Shtëpinë e Bardhë, sepse është një person i motivuar dhe në kërkim të suksesit.
Një nga punët e tij shfaq portretin e presidentit rus Vladimir Putin. Bush tha se atij i ka rastisur ta njohë V. Putin shumë mirë. Ndërsa ish-presidenti nuk iu drejtua direkt tensionit të krijuar nga Rusia në Krime, ai tha: “Vladimir është një person që në shumë mënyra e ka parë Amerikën si një armike. Natyrisht që unë jam përpjekur t`ia ndryshoj atë këndvështrim”.
Njëzetekatër portretet e liderëve botëror që Bush ka takuar kur ishte president janë pjesë e ekspozitës. Ai u shpreh se ishte frymëzuar pjesërisht prej esesë së Winston Churchill, Piktura si Argëtim dhe shtoi se arti e njohu me një botë të re.


Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item