Ish futbollisti i Arsenalit lufton në Siri (VIDEO)

Një ish futbollist i Arsenalit, i cili u rrit me Cristiano Ronaldon, është duke luftuar në Siri kundër forcave të Bashar al-Assadit, ...


Një ish futbollist i Arsenalit, i cili u rrit me Cristiano Ronaldon, është duke luftuar në Siri kundër forcave të Bashar al-Assadit, raporton tabloidi britanik, “Mirror”.
Njeriu, i cili thuhet se ia ka kthyer shpinën mënyrës së jetesës në Evropë, është filmuar në dy video dhe është postuar në uebfaqen “FiSyria.com”.
Ai, i cili në video paraqitet si Ebu Isa el-Andalus, pretendon ka qenë ish futbollistë i Arsenalit, derisa është rritur me Cristiano Ronaldon. Ai ka thënë se është me origjinë nga Portugalia, derisa dy vite më parë është redikalizuar.
Me një AK 47 në dorë dhe fytyrë të mbuluar, ai thotë se la paratë dhe mënyrën e jetesës në Europë për t’i bashkuar rrugës së All-llahut.
Ai u ka bërë thirrjeve të gjithë vëllezërve mysliman që t’i bashkëngjiten në luftë kundër armikut.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item