I bie violinës derisa kirurgët po punonin në trurin e tij (Video)

Njëri prej violinistëve më të mirë në botë, Roger Firsch, i është nënshtruar një operacioni spektakular, i cili rezultoi me sukses. D...


Njëri prej violinistëve më të mirë në botë, Roger Firsch, i është nënshtruar një operacioni spektakular, i cili rezultoi me sukses. Dora e tij më nuk po dridhet.
Se si teknologjia dhe mjekësia po bashkëpunojnë me njëra tjetrën më së miri tregon rasti i operimit të violinistit më të mirë në botë, Roger Firsch, në Mayo Clinic.
Firsch, ka vuajtur nga një dridhje e lehtë e dorës për një kohë të konsiderueshme, e cila dridhje e ka penguar tej mase që të luaj me një mprehtësi të madhe në pajisjen e tij muzikore.
Për ketë arsye ai është drejtuar për ndihmë në Mayo Clinic. Mjekët në ketë spital kanë konstatuar se truri i këtij violinisti duhet të përforcohet me një elektrodë, e cila do t’i ndalte dridhjet. Por për shkak se dridhjet kanë qenë jo shumë të mëdha atëherë është paraqitur nevoja që ai të operohet pa ju nënshtruar anestezionit. Për më tepër, derisa truri i tij ka qenë i hapur, atij i është kërkuar që të luaj me violinë në sallën e operacionit, ku do të testohej nëse po i ndaleshin dridhjet.
Për fatin e mirë të të gjithëve operacioni ka kaluar me sukses të plotë. Pesë vjet pas operacionit violinisti Firsch vazhdon të luaj më violinë – pa ju dridhur dora. Por gjatë performancës ai duhet ta aktivizoj elektrodën që i qëndron në trurin e tij.
Ai vazhdon të jetë njëri prej violinistëve më të mirë në botë.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item