Haradinaj: Thaçi si Tito apo Kim Jongu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se në ditëlindjen e kryeministrit Hashim Thaçi, në...


Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se në ditëlindjen e kryeministrit Hashim Thaçi, në Skenderaj, sië u shpreh ai, u duk se u ngjall Tito së bashku me pionerët e tij.
Haradinaj me anë të një publikimi në llogarinë e tij në Facebook, pyet nëse po jetojmë në Korenë e Veriut, ku sipas tij mbyllen shkollat për ditëlindjen e Kim Jong’un.
Ja reagimi i plotë i tij në Facebook:
Dje në Skënderaj u duk që u ngjall Tito së bashku me pionerët e tij.
Qytetarët shihnin që edhe shkollat u mbyllën për ta festuar Ditëlindjen e Shefit: Hashim Thaçit!
A mundeni ta paramendoni që në një vend normal të mbyllen shkolla për ditëlindjen e Shefit?
Apo jemi ne duke jetuar në Korenë e Veriut më në krye me Kim Jong-un? Apo jemi një shtet në mes të Europës- gjithsesi të izoluar tërësisht.
Natyrisht se më mirë është të gëzohemi për ditëlindjen e shefit sesa të mbahet mësim...
Dhe tërë kjo ngjet pas votimit për Gjykatë e cila do gjykojë krimet e supozuara te UÇK-së!?
Këto gjëra nuk ndodhin rastësisht tek ne në Kosovë. (INA)

Related

Lajme 5939477700247003893

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item