Grushta në parlamentin e Ukrainës (Video)

Debatet midis deputetëve të partisë social-nacionaliste “Svoboda” dhe komunistëve pro-rusë rreth separatistëve, kanë degjeneruar në p...


Debatet midis deputetëve të partisë social-nacionaliste “Svoboda” dhe komunistëve pro-rusë rreth separatistëve, kanë degjeneruar në përleshje me grushte.

Pro-rusët kanë qenë të parët që kanë hapur sherrin, kur presidenti Turchynov ka pranuar që do ti trajtojë separatistët si terroristë. Lideri komunist akuzoi nacionalistët se po adoptojnë taktika ekstreme në krizën ukrainase.
Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë rritur së tepërmi pas demonstratave të pro-rusëve në tre qytete në lindje të Ukrainës. Protestuesit sulmuan dje ndërtesat qeveritare dhe bënë thirrje për të mbajtur një tjetër referendum për pavarësinë e Donetskut, Luhanskut dhe Kharkivit. Duke mbajtur në duar flamur pro-rusë ata thërrisnin në kor fjalët “këtu është Rusi”.
Ukraina ka shpallur një aksion “anti-terrorist” në juglindje të qytetit të Kharkivit dhe ka arrestuar rreth 70 separatiste pro-rusë, në një kohë që Moska paralajmëron se një masë e tillë mund të çojë në një luftë civile. /Telegrafi/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item