Goli fantastik i Bale, vrapoi me 27 km/h (Video)

Shpejtësia e tij i ka mahnitur të gjithë në finale e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës. Fjala është për sulmuesin uellsian të Realit, Gar...


Shpejtësia e tij i ka mahnitur të gjithë në finale e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës. Fjala është për sulmuesin uellsian të Realit, Gareth Bale i cili ka bërë një vrap të jashtëzakonshëm, duke shkuar deri në fund dhe duke shënuar gol për t’ia siguruar trofeun e parë skuadrës së tij.
Media të ndryshme evropiane kanë bërë karikatura të ndryshme me yllin e ‘Los Blancos’, duke u tallur njëkohësisht edhe me skuadrën katalunase. Disa prej tyre e vendosën lojtarin në një motor, duke thënë se ai nuk ishte në këmbë të veta, ndërsa disa të tjera si filmi vizatimor ‘Mik Mik’.
Kishte edhe prej mediave të ndryshme botërore që 23-vjeçarit ia ndërruan edhe emrin, duke e quajtur atë Usaim Bale si atleti i njohur nga Xhamajka, i cili njihet për thyerjen e rekordeve në atletikë.
E gazeta e njohur spanjolle ‘Marca’, ka bërë të ditur se shpejtësia e uellsianit në minutën e 85-të ka qenë 27 kilometra në orë, gjë që është diçka e jashtëzakonshme.

Related

Sport 1521655894612765288

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item