Georgievski: Me Xhinxhiqin planifikonim që Tetova, Gostivari dhe Dibra të shkëputeshin nga Maqedonia

Dy kryeministrat e Maqedonisë dhe Serbisë në vitet 98-99 Lubço Georgievski dhe Zoran Xhinxhiq kishin planifikuar shkëmbim territoresh mes dy...


Dy kryeministrat e Maqedonisë dhe Serbisë në vitet 98-99 Lubço Georgievski dhe Zoran Xhinxhiq kishin planifikuar shkëmbim territoresh mes dy vendeve. Detaje nga bisedimet rreth kësaj ideje zbardhi ish kryeministri i Maqedonisë Georgievski. Ai në një intervistë për televizionin shtetëror kroat thotë se për këtë ide nuk i kanë pyetur shqiptarët, pasi kanë vlerësuar se kjo ide atë kohë do të funksiononte, por tani siç shprehet ai, shqiptarët nuk pranojnë më këtë ide pasi apetitet e tyre janë rritur.
‘Kemi vlerësuar se nëse Maqedonia dhe Serbia bashkë i futen këtij projekti, mendonim se shqiptarët aso kohe këtë ide do ta pranonin shumë lehtë pasi ata kishin probleme të papërfunduara me Kosovën dhe Maqedoninë dhe shumë më lehtë do të mund të bindnim  Komunitetin ndërkombëtar se ky projekt është mjaftë i suksesshëm. Për fat të keq Xhinxhiq shumë shpejtë pas kësaj marrëveshjeje humbi jetën fatkeqësisht, kështu që ne nuk kishim mundësi të realizonim këtë projekt. Kjo ide ka qenë për shkëmbim territoresh dhe shkëmbim të popullatës. Maqedonia duhej të jep Tetovën, Gostivarin dhe Dibrën kurse të marr disa vende rreth Liqenit të Prespës. Këto biseda ishin mes meje dhe kryeministrit serb kurse palën shqiptare nuk e kemi pyetur pasi ne kemi vlerësuar se kjo ide duhet pak të fle gjumë’, deklaroi Lubço Georgievski – ish kryeministër, citon Alsat-M.
I pyetur për projektin ‘Shkupi 2014’, ish kryeministri Georgievski ka thënë se me këtë projekt maqedonasit janë bërë falsifikatorët më të mëdhenj të historisë.
‘Ne gjatë 3 viteve të fundit po jetojmë në një rekonstruim total të historisë maqedonase. Unë kur kam nisur të luftojë për demokraci gjatë viteve të 90-ta kam menduar që komunistët janë falsifikatorët më të mëdhenj por ja që u vërtetua se ka edhe falsifikatorë më të mëdhenj, e ata janë ata të VMRO-DPMNE-së….. Mendoj se Qeveria aktuale nuk ka çka të ofrojë, nuk ka perspektivë për të sotmen dhe ardhmërinë dhe pikërisht për këtë fletë për përralla që janë të këndshme për ti dëgjuar por që nuk kanë asnjë bazë’, u shpreh Lubço Georgievski – ish kryeministër.
Georgievski ka thënë se kjo që po i ndodh Maqedonisë viteve të fundit nuk është asgjë tjetër përveç se një karikaturë e historisë maqedonase që nuk do të jep asnjë rezultat. Sipas tij kjo do të kthejë vendin në subjekt të përqeshjes para gjithë Ballkanit dhe Komunitetit Ndërkombëtar.

Related

Lajme 3395646408714722293

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item