Frederik Ndoci: Performanca e këngëtarit serb ishte shokuese

Këngëtari shqiptar, Frederik Ndoci, ka reaguar ashpër pas performancës së Zdravko Colic në festivalin “Kënga Ime” në Klan TV. Frederik Ndoci...


Këngëtari shqiptar, Frederik Ndoci, ka reaguar ashpër pas performancës së Zdravko Colic në festivalin “Kënga Ime” në Klan TV. Frederik Ndoci me anë të një komunikate ka treguar po ashtu edhe antipatinë ndaj festivaliti “Kënga Ime”, ku thotë se këngëtarët paguhen vetëm 200 euro për një performancë.

Ka kohë që Zdravko Colic është shndërruar në një skandal të madh që ka nxitur largimin e këngëtarëve nga Kosova prej festivalit “Kënga Ime”, teksa nxiti edhe reagimin të gjithë botës së muzikës.
‘Rasti i javës së fundit ku i ftuar ishte këngëtari Serb Zdravko Colic, ishte kulmi i indinjatës sime me këtë Festival. Respektoj çdo artist në Botë deri në momentin kur nuk përzihet me Politikat e sidomos me ato politika që rrjedhin gjak. Ky artist nuk ka diskutim në përmasat e tij artistike, por nuk mjafton vetëm kaq. Është edhe një nga ata që ka mbështetur fuqishëm luftën dhe masakrat mbi bashkëkombasit e mi në Kosovë”, shkruan ndër të tjera Ndoci në letrën e tij.

Related

Lajme 2348444632384557312

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item