Fitorja plebishitare e opozitës shqiptare është e vetmja atlernativë në këto zgjedhje

Me 27 prill 2014 mbahen zgjedhjet Presidenciale (rrethi i dytë) dhe Parlamentare në Maqedoni. Diaspora për Shqiptarët e Maqedonisë (DS...


Me 27 prill 2014 mbahen zgjedhjet Presidenciale (rrethi i dytë) dhe Parlamentare në Maqedoni. Diaspora për Shqiptarët e Maqedonisë (DSHM) si lëvizje e shqiptarëve të Diasporës për këto zgjedhje shumë kohë përpara ka paraqitur qendrimet e veta. Një nga qendrimet kryesore të angazhimeve tona ka qenë refuzimi i sistemit unitarist, që është baza e diskriminimit të shqiptarëve, bojkoti i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, pasi nuk përmbushin standardet demokratike dhe nuk janë të lira, fer dhe demokratike.
Sot, kur e dëgjon nga gjuha e kupollës së dështakëve të BDI-së në krye me Ali Ahmetin: “Pse shqiptari të mos jetë Kryeministër, Kryetar shteti dhe Kryeparlamentar” vjen si rezultat i presioneve të DSHM-së që kanë zhvilluar një kampanjë për vetëdijësimin e shqiptarëve për më shumë se dy vjet. Duhet të potencojmë se Ali Ahmeti me rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2011 shiti interesin e votuesve shqiptar dhe nuk kushtëzoi “Qeverinë 3” të Gruevskit para formimit të qeverisë, njejtë sikur i shiti idealet e atyreve që i nxiti për luftë të pakuptimtë në vitin 2001. Ky dështim i Ali Ahmetit nuk ka qenë i pari, as nuk do të jetë i fundit, përderisa ky njeri, duke shfrytëzuar rrethanat e politikave rajonale dhe globale në lidhje me integrimet e Maqedonisë, veten e ka shpallur se ka qenë shkatrrues i Jugosllavisë, kurse në këto zgjedhje u tha shqiptarëve të Diasporës “ejani e mbjellni sallata dhe patate” dhe mburreshte me misionet e dështuara me servilë të tipit të Izet Mexhitit, Fatmir Deharit, Ruzhdi Latës, Azis Pollozhanit, etj. se janë djemtë e BDI-së që harxhojnë paratë e shqiptarëve të varfër nëpër Diasporë, por harronte të tregonte se misionarët e tij ku shkonin ndesheshin me rezistencën e vizionit shqiptar në Diasporë dhe me DSHM-në.
Ideja e Ali Ahmetit për President konsensual dhe bojkoti vetëm i zgjedhjeve presidenciale ka qenë një ide hipokrite, një marrëveshje e tij me “Car Nikollën” për përkrahje në heshtje të Ivanovit. Agjenturat e tij bolshevike, lidhjet e tij marksiste-titiste, në Kosovë dhe jashtë, eksponentët e tij, që shumica janë bijë të komunistëve, në televizione, gazeta dhe portale u angazhuan që dështimet e tyre 12 vjeçare t’ia atribojnë vetëm një njeriu, e ai ishte Menduh Thaçi, kryetari i partisë më të madhe opozitare shqiptare, i cili ushtron këtë detyrë me përgjegjësi nga viti 2007.
DSHM bën dallim mes kohës së Arbër Xhaferit dhe Menduh Thaçit, prandaj kur ka zgjedhje në Maqedoni të gjithë ngriten dhe bashkohen për ta demonizuar kryetarin e PDSH-së, z. Menduh Thaçi, për ta paraqitur si gogol në sytë e shqiptarëve dhe fajtorë kryesor për të gjitha dështimet e BDI-së dhe gjoja se ky po mbanë peng opozitën shqiptare në Maqedoni. Ky fabrikim, kjo kampanjë gebelsiane në vitin 2014 kundër Opozitës duke e demonizuar figurën politike të Menduh Thaçit, u dekonspirua pikërisht nga DSHM-ja dhe shumë veprimtarë të tjerë shqiptarë, por edhe thirrjet e Menduh Thaçit ndihmuan për këtë dekonspirim drejtuar Ali Ahmetit “O, Ali, eja e bëhemi bashkë e t’u ndihmojmë shqiptarëve!” “O, Ali, eja dhe i bojkotojmë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, bllokojmë sistemin” e shumë tjera. Në të gjitha këto thirrje përgjigjia e Ali Ahmetit ishte: “Jemi parti me përgjegjësi të shtetit unitar” “Nuk duhet shqiptarët të ndërtojnë politika nacionaliste, nuk duhet të jenë bashkë” edhe pse kupolla e krimit të BDI-së bashkimin e shohin sipas dioptrisë së njëmendësisë bolshevike të klanit të Zajazit, Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe Musa Xhaferi, të cilët me shumë përkushtim madhërojnë figurën e diktatorit Enver Hoxha në Kërçovë.
Nisur nga këto fakte, DSHM doli në mbrojtje të kandidatirës së shqiptarit Iljaz Halimi dhe 40 mijë votat shqiptare për Ilaz Halimin ishin votat më shqiptare, pasi ishin të hapura dhe në çdo lagje, rrugicë ishin të kërcënuara nga agjenturat bolshevike, bandat kriminele të Ali Ahmetit, kurse shenja e ngjyrës në gishtin e madh ishte shenja sikur e kampeve naciste të Hitlerit ose internimeve të Stalinit. A ka më keq se të kërcënosh një shqiptar me vend punë në shekullin 21? A ka ma keq se kur dëgjon nga goja e analfabetëve të BDI-së, që janë kandidatë për gipsa në Parlament dhe 40 mijë shqiptarët që votuan Iljaz Halimin në rrethana të trysnive të mëdha, t’i quajnë se nuk kanë gjak shqiptari? A ka ma keq kur edhe pas 13 vjetëve, pas të gjitha tradhëtive, përdorin luftën e vitit 2001? Kjo farë e analfabetëve, që macen prej përsheshit nuk mund ta nxjerrin, që kanë uzurpuar me manipulim vullnetin e shqiptarëve në vitin 2001, që nuk kanë dije as elementare për të ndërtuar shtetin e shqiptarëve në Maqedoni, por edhe ndarjen, patjetër të ndalen dhe shqiptarëve t’u kthehet liria, dija dhe profesionalizmi!
DSHM ka përcjellë me vëmendje çdo situatë të krijuar rreth dhe për këto zgjedhje, dhe kemi disa qendra ku na vijnë informata edhe nga Kërçova, disa vende nga Shkupi, Kumanova dhe Tetova, ku shqiptarët janë të gatshëm të denojnë politikën kapitulluese të kupellës së klanit të Zajazit, që ka manipuluar me BDI-në për 12 vite rresht, përkundër presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve të racës vasale të BDI-së.
Prandaj, duke pasur parasysh të gjitha këto fakte, duke e kuptuar indinjatën e thellë të shqiptarëve me BDI-në, duke e respektuar lirinë dhe verdiktin e qytetarëve, kërkesën e madhe për ndryshime në skenën politike në Maqedoni, qendrimin opozitar të shumë intelektualëve, pasi shqiptarët e Maqedonisë kanë vendosur të votojnë në zgjedhjet parlamentare, DSHM-ja, edhe pse nuk do të pranojë asnjë rezultat nga Kërçova dhe disa vende tjera, siç janë disa njësi zgjedhore në Shkup, Tetovë dhe Gostivar, përkrah fuqishëm opozitën shqiptare, anëtarësinë e partisë më të madhe opozitare PDSH dhe kryetarin e saj, z. Menduh Thaçi, sikurse përkrah edhe partinë tjetër opozitare RDK-në dhe kandidaturën e Xhezair Shaqirit. Prandaj, ata që mundohen të mbrojnë kupollën e klanit të Zajazit në BDI, duke demonizuar angazhimin politik të kryetarit të PDSH-së, kanë alternativë, le të dalin e të votojnë opozitën shqiptare, që fitorja të jetë plebishitare me votën e lirë të shqiptarëve, pasi çdo veprim tjetër është vazhdimi i agonisë bolshevike që personifikohet me emrin Ali Ahmeti.
DSHM
Musa Lamallari (Tim Shkupi), Angli
Natmir Hazbi Ismaili, Suedi
Agron Bajrami, Belgjikë
Imer Rrahmani, Chicago, USA
Zaim Buçi, Hollandë
Hadi Osmani, Zvicër
Ibrahim Sherifi, Angli
Chahil Neziri, Texas, USA
Minci Akija, Gjermani

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item