Finalizohet divorci i Putin

Kremlini ka konfirmuar të mërkurën se ka përfunduar procesi i divorcit në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe tashmë ish-gruas ...


Kremlini ka konfirmuar të mërkurën se ka përfunduar procesi i divorcit në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe tashmë ish-gruas së tij, Lyudmila.

Putin ka qenë i martuar për 30 vite me ish-gruan, mirëpo ata u ndanë befas në verën e kaluar dhe tashmë është finalizuar shkurorëzimi.
“Divorci është finalizuar”, ka thënë zëdhënësi i presidentit për agjencinë e lajmeve Itar-Tass.
Tashmë, emri i 56-vjeçares Lyudmila është hequr edhe nga biografia e Putinit që gjendet në faqen e internetit të Kremlinit. Aty thuhet shkurt se ai ka qenë i martuar dhe menjëherë përmenden dy vajzat e tij, Maria dhe Katerina.
Qe një kohë të gjatë në Moskë spekulohet se Putin është në lidhje me atleten olimpike, 30-vjeçaren Alina Kabaeva, megjithatë lidhja e tyre vazhdon të mbetet një ‘top-sekret’. /Telegrafi/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item