Express: “Sheiku i Skraparit” viziton Kosovën

Ilir Meta po qëndron sot në një vizitë të shkurtër në Prishtinë, ku është takuar me krerët më të lartë të Shtetit të Kosovës. Edhe kj...

Ilir Meta po qëndron sot në një vizitë të shkurtër në Prishtinë, ku është takuar me krerët më të lartë të Shtetit të Kosovës.


Edhe kjo vizitë, ashtu sikurse shumica e vizitave të zyrtarëve shqiptarë në Kosovë apo atyre kosovarë në Shqipëri, nuk do të ketë asnjë ndikim në marrëdhëniet mes dy vendeve, pasi që është thjeshtë një ekskursion i kreut të Parlamentit të Shqipërisë. Vizita të tilla janë shpeshtuar kohët e fundit, në dy anët e kufirit. Zakonisht liderët që nuk kanë ndonjë reputacion të mirë ndërkombëtarë, siç është Meta apo liderë tjerë shqiptarë e Kosovë, në pamundësi për të realizuar ndonjë takim në kancelaritë kryesore botërore, vijnë në Prishtinë apo shkojnë në Tiranë.
Ilir Meta sot në Prishtinë foli për nevojën e dinamizmit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për intensifikimin e punëve për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Europian.
Pashmangshëm shtrohet pyetja; a është Meta njeriu i duhur për të folur për integrime europiane?
Natyrisht se jo.
Ai ka ndërtuar një parti, LSI’në, që më shumë është një sipërmarrje biznesore sesa subjekt politik ku aderojnë njerëzit për shkak të bindjeve të caktuara politike. Ka tradhtuar të majtën shqiptare dhe ka mbajtur në pushtet katër vite Sali Berishën, ndërkohë që dy javë para mbarimit të mandatit ka kaluar sërish në kampin e partive të majta. Mediat e huaja kanë hedhur dyshime për rritjen e tij në zgjedhjet e fundit, duke përmendur edhe mundësinë që ai të ketë paguar për vota. Për të mos harruar se Ilir Meta, pavarësisht se u shpall i pafajshëm nga gjykata, ishte parë dhe dëgjuar nga shqiptarët teksa fliste për për mijëra euro me Ministrin e tij, Dritan Priftin.
Jo vetën kaq.
Ilir Meta njihet si një ndër politikanët më të pasur në Shqipëri. Javën që shkoi gruaja e tij prezantoi vilën në Durrës, ku ndër të tjera, ka rreth 11 tualete, ndërkohë që në mes të Tiranës ka edhe një shtëpi katër katshe.
Është irritues kur një “sheik” i tillë iu flet “sheikëve” tanë për integrimet europiane; ata janë pikërisht e kundërta e politikanëve europianë./express

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item