Ekskluzive: Thaçi dhe Gruevski, bisedime intensive për Qeverinë e re

Në lidhje me deklaratën e ish kryeministrit Lupço Georgievski kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi për portalin Shqipmedia.com shprehet i h...


Në lidhje me deklaratën e ish kryeministrit Lupço Georgievski kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi për portalin Shqipmedia.com shprehet i habitur se prej kur Lupço Gergoievski dhe Ali Ahmeti janë bërë shokë të ngushtë edhe prej kur Georgievski luan rolin e portparollit të BDI-së. Deklaratat e Georgievskit se Qeveria e ardhshme e Maqedonisë do të jetë pa shqiptare dhe si rezultat i kësaj do të ketë luftë në Maqedoni janë tërësisht të pasakta dhe qesharake.
Ai dhe shoku i tij Ali Ahmeti të verbuar nga dëshira për të qenë në pushtet duan që të frikësojnë qytetarët e Maqedonisë të sjellin huti dhe panik vetëm e vetëm që Zgjedhjet të jenë jodemokratike. E vërteta është ndryshe thekson për Shqipmedia lideri i PDSH-së Thaçi:
“Qeveria e Maqedonisë do të ketë shqiptarë edhe atë partinë më të madhe të shqiptarëve PDSH-në, pasi ka disa ditë që PDSH-ja dhe VMRO-DPMNE-ja bëjnë bisedime intensive për të formuar Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë pas 27 Prillit. Shfrytëzoj rastin tu apeloj qytetarevë të Maqedonisë veçenarisht popullit shqiptarë që mos bëhen pre e këtyre provokimeve të kësaj retorike luftënxitëse për shkak se këto ngelin e kaluara e Maqedonisë. Qytetarët te marin pjesë masovikisht në Zgjedhjet Parlamentare dhe të kontribuojnë që Zgjedhjet të jenë ferr, korrekte dhe demokratike”, ka përfunduar Thaçi./Shqipmedia

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item