Ekonomiksi: Prostitucioni, gënjeshtra dhe statistika

Sot, meshkujt e kanë më të lehtë të gjejnë të dashur dhe rrjedhimisht edhe biznesi i prostitucionit duket se ka rënë. Prostitutat sot fitojn...

Sot, meshkujt e kanë më të lehtë të gjejnë të dashur dhe rrjedhimisht edhe biznesi i prostitucionit duket se ka rënë. Prostitutat sot fitojnë shumë më pak nga sa fitonin një shekull më parë, duke shitur trupin
“The Economist”

“Këtu është e vështirë të bësh punën e tutorit”, ankohet “Three 6 Mafia”, një grup repi. Një studim i ri nga Urban Institute, një qendër kërkimore, e vë në dyshim këtë argument. Duke hetuar tregtinë e seksit në tetë qytete më të mëdha amerikane, kërkuesit kanë dalë në konkluzionin se tutorët mundet t’ia dalin goxha mirë për vete. Disa në Atlanta arrijnë të fitojnë deri në 33 mijë dollarë në javë, vlerësohet nga studimi.
Gjurmimi i tregtisë së seksit është e vështirë. Kjo tregti është e ligjshme vetëm në disa pjesë të Nevadës. Në të gjitha vendet e tjera nuk ka fatura; kërkuesit janë bazuar për studimin në intervista me avokatë, policë, prostituta dhe tutorë. Raporti i tyre i gjatë, i komisionuar nga Departamenti i Drejtësisë, krijoi plot qejfe për gazetarët gjithkund, të cilët patën tendencën të luajnë me provën se profesioni më i vjetër po lulëzon.
Por në fakt nuk duket se është kështu. Në pesë nga shtatë qytetet, industria e nëndheshme e seksit ka rënë mes viteve 2003 dhe 2007, zbulon studimi. (Në një vend, në Kansas Siti, Misuri, nuk pati fakte të mjaftueshme për të dalë në një konkluzion). Në Uashington, Distrikti i Kolumbias, të ardhurat e industrisë së seksit ranë me 34 për qind. Në Denver, me një popullatë prej 2.5 milionë banorësh, në vitin 2007 tregtia e seksit realizoi të ardhura prej vetëm 40 milionë dollarësh.
Shumica e burrave parapëlqejnë të dashura reale
Kërkesa për seks, sipas gjasave, nuk ndryshon shumë me kalimin e kohës, por gjëra të tjera ndryshojnë. Një shekull më parë, kur sjelljet seksuale qenë më të rrepta, prostitucioni ishte më i zakonshëm dhe i paguar më mirë.
Kërkesa e burrave për seks kundrejt pagesës ishte më e lartë, për shkak se seksi jo përkundrejt pagesës ishte më i vështirë për t’u arritur, pasi nuk ekzistonte kultura e seksit paramartesor.
Gratë tërhiqeshin nga mundësia për t’u bërë prostitutë, për shkak se mundësitë për të gjetur punë tjetër qenë shumë të pakta. Dhe çmimi i seksit ishte aq i lartë pjesërisht për shkak se stigma sociale qe aq e madhe dhe sakrifica kërkonte domosdoshmërish një shpërblim të përshtatshëm.
Çmimi sot varion nga 15 dollarë të mjera te deri 1 mijë dollarë apo më shumë. Prostitutat mund të kenë opsione përveç daljes në rrugë. Interneti e bën më të lehtë për ta, të përcaktojnë “takime” dhe të negociojnë çmime, si dhe më të vështirë për policinë që t’i kapë. Ata ndihen më pak të dobëta kur përdorin median sociale sesa të gjuajnë për klientë në semafor. Por, gjithsesi, 36 për qind e tyre raportojnë se disa nga klientët që kanë pasur qenë të dhunshëm apo abuzivë.
Tutorët, të cilët shpesh janë vetë femra, kanë tendencën të ndjekin një plan biznesi. Ata imponojnë rregulla, të tilla si “nuk ka drogë”, “nuk ka klientë minorenë” (të cilët kanë tendencën të jenë më të dhunshëm sesa burrat në moshë). Ato janë fleksibël kur vjen puna për të përcaktuar çmimin, duke ofruar marrëveshje speciale për klientët besnikë dhe u adaptohen me shpejtësi kushteve të krizës ekonomike.
Një e treta e tutorëve i delegojnë menaxhimin, stërvitjen dhe madje edhe rekrutimin një punëmarrësi me eksperiencë të quajtur “vajza”. Rreth 15 për qind e tutorëve pranojnë se kanë rrahur prostitutat e tyre. Të tjerë, gjithsesi, mendojnë se dhuna është e keqe për biznesin. Një tutor tha: “Një vajzë e keqe mund të të shkaktojë shumë humbje. Hiq qafe mollën e prishur. Nëse vjen nevoja që t’i godasësh, atëherë ka ardhur koha që nuk ke më nevojë fare për to”.
Pagesat
Në vitin 1911, prostitutat tipike të rrugës arrinin të fitonin 25 mijë dollarë me vlerën e dollarit të vitit 2007. Por aktualisht prostitutat janë në gjendje të fitojnë vetëm 18 mijë dollarë në vit. Kjo rënie e të ardhurave për profesionin më të vjetër përgjatë shekullit të fundit nuk u përket vetëm vajzave të rrugës. Prostitutat e klasit të lartë në vitin 1911 arrinin të fitonin 430 mijë dollarë në vit, ndërsa sot realizojnë më pak se 200 mijë dollarë.
Në vitin 1911, prostitutat jetonin gati katër herë më mirë sesa punëtoret e fabrikave, ndërsa sot të ardhurat e tyre janë vetëm 44 për qind më të larta sesa ato të punëtoreve të pakualifikuar. Edhe gatishmëria e burrave për të paguar për seks duket se ka rënë. Në një vrojtim të vitit 1948, 69 për qind e meshkujve pranuan se kanë paguar së paku një herë për seks me një prostitutë. Në vitin 2006, vetëm 15 për qind e meshkujve raportuan se kishin paguar për seks.

Related

Shtypi i huaj 4679492863073488960

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item