Egjipti dënon edhe 689 persona me vdekje

Avokatët kanë bërë me dije se një gjykatë egjiptiane i ka dënuar sot me vdekje 683 aktivistë duke përfshirë edhe udhëheqësin e Vëllazë...


Avokatët kanë bërë me dije se një gjykatë egjiptiane i ka dënuar sot me vdekje 683 aktivistë duke përfshirë edhe udhëheqësin e Vëllazërisë Myslimane, Mohamed Badie.
E njëjta gjykatë i ka dënuar më herët edhe 492 persona të tjerë me vdekje e burgim të përjetshëm.
Të dënuarit e sotëm, shumica nga të cilët në mungesë, janë akuzuar për përfshirjen në vrasjen dhe tentim vrasjen e policisë në krahinën jugore Minya, më 14 gusht të vitit 2013.
Gjatë të njëjtës ditë, policia ka vrarë qindra mbështetës të ish-presidenti Muhamed Morsi gjatë përleshjeve në Kajro.
Në dhjetor të vitit të kaluar, autoritetet egjiptiane e kanë shpallur forcën kryesore politike të Egjiptit Vëllazëria Myslimane, si një organizatë terroriste. /rel/

Related

Botë 6170804373948946980

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item