Dritëro Agolli: Çka,Kush janë homoseksualët

Shkrimtari Dritëro Agolli është i prerë në qëndrimin e tij dhe e cilëson homoseksualitetin degjenerim të shoqërisë, si një shfaqje që ...


Shkrimtari Dritëro Agolli është i prerë në qëndrimin e tij dhe e cilëson homoseksualitetin degjenerim të shoqërisë, si një shfaqje që bie ndesh me ligjet e natyrës.
“Domethënë degjenerimi i plotë i shoqërisë janë homoseksualët”, kishte thënë Agolli, në një intervistë për Panoramën.
“Homoseksualët janë jashtë natyrës, janë devijim i natyrës, çfarë do të prodhojnë ata? Në fakt ky është degjenerimi i kapitalizmit, ky është fundi i kapitalizmit, sepse në këtë mënyrë po promovohen antivlera. Kështu erdhi dhe fundi i Perandorisë Romake”, kishte shtuar ai.
Sipas tij, Shqipëria tek pas njëqind vitesh do t’i vijë edhe kultura e homoseksualëve.
“Romakët kështu e filluan, me homoseksualë, me shkatërrimin e vlerave; perandorët apo nëpunës të lartë merrnin në banjë fëmijë të vegjël 7-8 vjeçarë dhe bënin perversitete orale me ta. Domethënë degjenerimi i plotë i shoqërisë janë homoseksualët. Ata nuk janë shfaqur tani, por kanë lindur herët, që me udhëtimet disa mujore me anijet me vela, ku nuk kishte femra në anije dhe meshkujt shkonin me njëri-tjetrin. Ndërsa sot, këto po i shesin si vlera dhe po mundohen t’i kultivojnë si të drejta, po bëjnë cica si të grave dhe veshje femërore. Jam i sigurt se në Shqipëri një kulturë e tillë nuk do të vijë as për 100 vjet. Evropa nuk po merr masa për të shuar gjakmarrjen te ne, dhe më merr mua në mbrojtje homoseksualët. Evropa i sheh dhe hesht. Edhe drejtësia jonë, e di se kush është gjakësi nuk merr asnjë masë që ta parandalojë vrasjen e radhës, siç u bë në kohën e monizmit. Si mund të bësh sehir të lesh në ngujim familje të tëra?!”,
“Ky debat as duhet bërë fare në Shqipëri, ne duhet të shikojmë kushtet e vendit, mirëpo Europa, në kushtet e globalizmit dhe, meqë ka marrë përsipër të marrë në mbrojtje të drejtat e njeriut, çdo të drejtë kërkon ta imponojë kudo, edhe të drejta që nuk hyjnë në mentalitetin e popullit tonë”, kishte thënë Agolli në një intervistë për Panoramën vite më parë.
“Në Shqipëri, ndryshe nga Europa, homoseksualët nuk e pranojnë se janë të tillë, ndërsa në Europë ata mburren me qenien e tyre, bëjnë dhe paradë, vishen si femra. A ke parë në Shqipëri të bëjnë ndonjë paradë për këto të “drejta europiane”?! Në Shqipëri të vrasin për këto gjëra. Këtu kanë vrarë bashkëfshatarin, kur “gjeli i hipi gjelit të komshiut, duke i thënë se ky qenka gjel pederast”. Debati në publikun tonë bëhet edhe si modë, por dhe për ato projekte për të cilat Europa është gati të paguajë, por jam i bindur se të gjithë që flasin, në vetvete, me sinqeritet, nuk i pranojnë shfaqje të tilla. Edhe bota s’duhet t’i pranojë”, kishte thënë ai.

Related

Speciale 7694539278645009319

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item