Dilema: Gjermanët ngurrojnë të përballen me Rusinë

Ish-kancelarë dhe shumë figura të rëndësishme biznesi në Gjermani po kërkojnë vijimin e biznesit si zakonisht me Rusinë. Për ta, Moska është...

Ish-kancelarë dhe shumë figura të rëndësishme biznesi në Gjermani po kërkojnë vijimin e biznesit si zakonisht me Rusinë. Për ta, Moska është tepër e rëndësishme për t’u shqetësuar, një lidhje kjo me përmasa historike
Stephen Evans, BBC

Udhëheqësit europianë kanë debatuar se si duhet ta ndëshkojnë Rusinë për veprimet e saj në Krime. Por për shumë gjermanë, çelësi është si të mos ngacmojnë puplat e Rusisë.
Në murin e zyrës së deputetit të majtë, Jan van Aken, gjendet një fotografi bardhë e zi shumë e madhe e vendosur në kornizë. Është pamja klasike e ushtarit të Ushtrisë së Kuqe që përpiqet të balancojë peshën e vet në një kullë të ndërtesës së vjetër të Reishtagut për të ngritur flamurin me drapër e çekan, ndërsa në sfond gjenden rrënojat e Berlinit.
E pyeta se pse e mban këtë foto në zyrën e vet në Parlamentin e Gjermanisë dhe ai m’u përgjigj duke qeshur se kjo foto është bërë në ditëlindjen e tij, më 1 maj, pastaj shtoi më seriozisht se ajo foto ka një histori për të treguar.
Rusët qenë çlirimtarë, thotë ai. Ata shpëtuan Berlinin dhe Gjermaninë nga nazizmi. Ai nuk nënvlerëson kontributet e të tjerëve si britanikët, por i jep gjithsesi rëndësi rolit të Ushtrisë së Kuqe.
Fotografia – pranon ai – tregon një histori më të komplikuar gjithashtu. Ajo është një foto propagande. Ai thotë se fotoja u bë më 1 maj, por ngjarja në të vërtetë – ngritja e flamurit të kuq mbi Reishtag – ndodhi më 30 prill, në të njëjtën ditë që Hitleri kreu vetëvrasje në bunkerin e tij disa qindra metra më larg.
Fotografia u ribë një ditë më vonë për shkak se ushtari që ngriti flamurin kishte krahun përplot me ora dore të vjedhura nga popullsia e tmerruar.
Në ditët para programit Photoshop, ushtarit iu desh të ngjitej edhe një herë me flamurin, ndërsa krahët i kishte të zbrazura nga plaçka e luftës. Popullsia e Gjermanisë Lindore u çlirua vetëm për t’iu nënshtruar një regjimi të ri për më shumë se gjysmëshekulli.
Por fotografia tregon se pse shumë gjermanë sot janë të dyjëzuar mbi atë se çfarë po ndodh në Ukrainë. Van Aken është një deputet nga Die Linke, partia që i ka rrënjët te partia e vjetër komuniste e Gjermanisë Lindore.
Ai thotë se shumë nga anëtarët e partisë së tij mbeten falënderues ndaj Bashkimit Sovjetik. Në pjesën perëndimore të vendit, antikomunizmi dje i shumëpërhapur, ndërsa në lindje të vendit, Rusia nuk qe thjesht shtypëse, por edhe çlirimtare.
Shenjat e atij çlirimi gjenden gjithkund dhe mund të shihen, madje edhe në vetë ndërtesën e Bundestagut ka grafite të shkarravitura nga ushtarët sovjetikë me germa cirilike që nuk janë zhdukur deri më sot. Dhe aty gjenden edhe për deputetët që hyjnë në sallë, emrat e ushtarëve të majit 1945.
Ushtarët që ngritën flamurin zbritën dhe bënë atë që bëjnë ushtarët – shkruan emrat e tyre nëpër mure. Një nga ushtarët që ngriti flamurin qe ukrainas nga Kievi. Të rinjtë në Gjermaninë Lindore, si Angela Merkel, mësuan rusisht.
Ne nuk do ta dimë kurrë nëse ajo aksidentalisht u përball me agjentin e KKGB-së Putin, i cili kishte bazë në Dresden, por sigurisht ajo po përballet me të aktualisht.
Berlini ndihet shumë më pranë Moskës sesa Londra apo Uashingtoni. Natyrisht, është më afër, por është afër edhe emocionalisht. Politikanët, si ish-kancelari Helmut Shmidt (Schmidt), tashmë në mes të nëntëdhjetave, zemërohen edhe pse në studiot televizive shprehen të vendosur për demokracinë.
Por Shmid është gjithashtu nga shkolla e atyre që kërkojnë të punojnë lehtë me Rusinë. Sanksionet, thotë ai, janë “të pakuptimta”. Që Gjermania duhet të bëjë biznes me Rusinë, kjo është ndjesia e zakonshme, pra duhet ta kemi mirë parasysh.
Të njëjtën ndjesi ka edhe një ish-kancelar tjetër, Gerhard Shrëder (Schroeder), i cili me të vërtetë bën biznes me Rusinë si kryetar i bordit për Nordstream, kompania nën pronësinë e Gazprom, gjiganti rus i energjisë aktualisht në mosmarrëveshje të forta me Ukrainën.
Përveç paraardhësve të Kancelares Merkel, ka një listë të gjatë me biznesmenë shumë të fuqishëm gjermanë që janë vënë në radhë për të theksuar se sa e rëndësishme është Rusia, nga bosi i Siemens, shpesh i kapur në fotografi me Presidentin Putin, te shefat ekzekutivë të Adidas apo gjigantit të çelikut, Thyssen Krupp.
Në një distancë të shkurtër nga Bundestagu gjendet një memorial i madh sovjetik për kujtim të atyre që u vranë ndërsa çlironin Berlinin. Memoriali ka nevojë për pak vëmendje dhe dashuri. Disa nga germat te mbishkrimi kanë rënë. Ka ikur “v” nga fjala Sovjet p.sh.
Në majë të kolonës është një statujë e stërmadhe e një ushtari të Ushtrisë së Kuqe, i cili sheh poshtë bindshëm ndaj atyre që vizitojnë dokumentin.
Unë them sheh bindshëm, kjo në fakt është paksa relativizim. Ai po sheh frikshëm me sy krenarë aq sa unë e gjej të vështirë ta shoh drejtpërsëdrejti në sy.
Ai duket sikur thotë: “Ne ju shpëtuam ju. Mos harroni se kush e ka fuqinë”.

Related

Shtypi i huaj 3092829500767174222

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item