Destinacioni më i mirë: As Parisi, as Londra, por Stambolli

Qyteti në Bosfor gjendet në krye të listës së 10 destinacioneve kryesore turistike në botë, sipas përzgjedhjes së “Travellers' Choice De...


Qyteti në Bosfor gjendet në krye të listës së 10 destinacioneve kryesore turistike në botë, sipas përzgjedhjes së “Travellers' Choice Destinations Awards “.

Metropoli turk, Stambolli magjik, asnjëherë nuk është gjetur në listën e përpiluar në bazë të votave të vizitorëve të faqes kryesore për udhëtime në botë, TripAdvisor. Por, sot është destinacioni kryesor.
Në vendin e dytë është Roma. "Qyteti i përjetshëm” këtë vit u ngjit për dy vende, duke zënë vendin e New Yorkut. Vetëm Londra ia doli ta zë pozitën e tretë, si vitin e kaluar.
I katërti është Pekini, i pesti Praga, pastaj Marrakeshi, Parisi, Hanoi, Siem Reap dhe Shangai, transmeton Telegrafi.
Këtë vit asnjë qytet amerikan nuk është top 10-she. Pos New Yorkut, nga lista ka rënë edhe San Francisko. Po ashtu, në listën nuk është më as qyteti australian Sydney i cili vjet u gjet në vendin e 10-të. /Telegrafi/ 

Related

Turqia 7481862832275666196

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item