Çfarë të bëni që CV juaj të jetë konkurruese

A përfshijnë vendimet tuaja të vitit të ri “përforcimin” e CV-së tuaj? Ju do të përfitoni vërtet në vendin e punës, nëse ju “rifreskoni” njo...


A përfshijnë vendimet tuaja të vitit të ri “përforcimin” e CV-së tuaj? Ju do të përfitoni vërtet në vendin e punës, nëse ju “rifreskoni” njohuritë mbi të dhënat e fundit të programeve kompjuterike ose mësoni të flisni në mënyrë më efektive në takime dhe gjatë prezantimeve. Këtu janë disa nga aftësitë që ju mund të mësoni ose të zhvilloni për të inkurajuar veten në zyrë dhe për të qenë profesionalisht i “aftë” gjatë vitit 2014:

Kompjuteri

Midis një sërë profesionesh, të dhënat e software Microsoft MSFT +1.44% Excel dhe programi prezantimit PowerPoint Microsoft janë dy “gjërat themelore të cilat duhet t’iu impresionojnë”, thotë Tom Gimbel, shef ekzekutiv i firmës së personelit LaSalle, rrjeti në Çikago.
Të dy programet ofrojnë mësime online falas, dhe ka shumë video mësimore të krijuara nga përdoruesit në faqe si YouTube. Kontrolloni në qoftë se kompania juaj ofron kurse, thotë zoti Gimbel.
Nëse ju zotëroni tashmë bazat, provoni të “gërmoni” edhe më thellë me mekanizmat më kompleksë të programeve – ato munden me të vërtetë “të gjallërojnë” edhe më shumë prezantimet tuaja, thotë ai.
Nëse jeni vërtet ambicioz, përpiquni të mësoni se si të “kodoni”, thotë zoti Gimbel. Bazat e programimit kompjuterik mund t’iu ndihmojnë të kuptoni se çfarë është përfshirë në ndërtimin e faqes së internetit të kompanisë suaj apo aplikacionet e celularit, duke ju mundësuar të bëni sugjerime të informuara, thonë ekspertët. Provoni një faqe pa pagesë projektuar për t’ju ndihmuar të mësoni vetë, sikundër është Codecademy.com.

Komunikimi

Si në rastin kur jeni duke intervistuar për një vend pune, duke bindur një klient ose duke folur përpara të gjithë kompanisë suaj, të punoni rreth aftësive tuaja të të folurit në publik ju ndihmon vërtet, thotë eksperti.
Këshillat e komuniteteve zakonisht ofrojnë kurse për të folurit në publik, thotë zoti Gimbel. Provoni t’i bashkoheni një kursi lokal të një grupi që fokusohet në fjalimet publike si Toastmasters, një grup jofitimprurës. Ose kërkoni manualë praktikë, si dhe produkte audio, si CD ose podcastet, thotë ai.
Z. Gimbel gjithashtu sugjeron që të “rifreskoni” sjelljet tuaja duke shfrytëzuar klasat ose librat e etikës. “Duke mësuar se si të mbani kontaktin me sy dhe si të mbani thikën dhe pirunin” do t’ju ndihmojnë si brenda ashtu edhe jashtë vendit të punës, thotë ai.

Gjuha e huaj

Gjuha që keni studiuar në shkollë të mesme apo kolegj? Ajo mund të jetë e dobishme në zyrë, veçanërisht në qoftë se ju keni studiuar spanjisht apo gjuhën kineze, thotë eksperti. Në fushën e shërbimit të konsumatorëve, ka një “kërkesë të madhe për përfaqësuesit dygjuhësh”, thotë zoti Gimbel.
Ai rekomandon që punëkërkuesit e papunë të përmirësojnë aftësitë e tyre në spanjisht. Kjo aftësi do t’ju mundësojë të “dalloni nga të tjerët”, thotë ai, dhe ka gjasa të krijojë mundësi të reja punësimi, të tilla si menaxhimi i një qendre “call center”.
“Të kuptosh të dhënat është bërë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme për të gjithë”, thotë Christine Bolzan, themelues Graduate Career Coaching, një shërbim për këshillimin e karrierës në Boston. Prandaj, ju duhet të përpiqeni të kuptoni se si “të dhëna të rëndësishme” ose analizat e të dhënave vlejnë për fushën tuaj, thotë ajo, nëse ju jeni një profesionist i burimeve njerëzore, rekrutuesi, anëtar i stafit të agjencisë së reklamave apo analist sportiv.
Nëse ju nuk jeni i sigurt se nga ku t’ia filloni, znj. Bolzan sugjeron të kryeni intervista informative me njerëzit në sektorin tuaj dhe t’i pyesni ata se si i përfshijnë të dhënat në projektet e tyre. “Nëse ju mund të kryeni një intervistë pune dhe të flisni për mënyrën se si do i përdorni të dhënat, për shembull, për të ndërmarrë vendime më të mira dhe për të përmirësuar efikasitetin, ka të ngjarë që ato të jenë vërtet pasuri”, thotë ajo.

Të ndërtosh rrjetin

Këtë vit siguroni kohën për t’u takuar rregullisht me kontaktet në industrinë tuaj ose kolegët në departamente të ndryshme, thotë Kathleen Brady, trajneri i karrierës së menaxhimit me bazë në Nju Jork. Ata do t’ju ndihmojnë të informoheni se çfarë ka të re në fushën tuaj, për të mos përmendur se do të forcojnë rrjetin tuaj.
Për të filluar biseda më të angazhuara me të njohurit, dhe për të forcuar seksionin e aftësive/interesave të fundit të CV-së suaj, ju mund të konsideroni të ndiqni një kurs për hobin ose interesin që, përveçse ju pasuron jetën, gjithashtu ju “ndihmon të bëheni më interesant”, thotë znj. Bolzan.
“Provoni diçka që është e bukur dhe bindëse, – thotë ajo. Ndoshta sallën e vallëzimit, pikturën kineze ose historinë ushtarake amerikane”.
Zbulimi i një interesi të tillë mund t’ia vlejë vërtet në një intervistë pune duke ju mundësuar të ndërtoni më lehtë marrëdhënie me intervistuesin, thotë znj. Bolzan. Ajo citon shembullin e një firme të kapitalit privat në San Francisko, ku shumë prej anëtarëve të stafit ishin vrapues të distancave të gjata.
“CV që rendisnin ‘triathlons’ (sport që kombinon vrapin, notin dhe çiklizmin) ose maratona ishin pikërisht ato që ranë në sy atje”, thotë ajo.

Por, për të ndërtuar shoqërinë, interesi duhet të jetë i vërtetë, thotë znj. Bolzan. “Nëse ju listoni peshkimin si një hobi, dhe ju nuk keni qenë për peshkim që nga mosha 6-vjeçare kur keni qenë me gjyshin – në qoftë se ato do të fillojnë një bisedë në lidhje me [interesin tuaj], atëherë [ata do ta kuptojnë] se atij i mungon origjinaliteti”, thotë ajo. Gjithashtu, sigurohuni që seksioni të mos zërë më shumë se një apo dy rreshta në CV-në tuaj, thotë ajo./Revista Ekonomia

Related

Spexciale 4721849062266601408

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item