Çfarë ka ndodhur me racat e zhdukura

Prania e qenieve me një shtatlartësi jashtë të zakonshmes, veç të tjerash të pajisur me një forcë të jashtëzakonshme, është lehtësisht e ind...




Prania e qenieve me një shtatlartësi jashtë të zakonshmes, veç të tjerash të pajisur me një forcë të jashtëzakonshme, është lehtësisht e individualizueshme në një oqean mitesh, duke filluar nga ai klasik i përmbytjes universale.  Nëqoftëse e besojmë akoma mitologjinë greke, titanët, dominues të pakundërshtueshëm të Tokës në kohëra të kaluara, një ditë të bukur vendosën të rebelohen ndaj zotave dhe ndaj njerëzve: nuk mund të jemi të sigurtë lidhur me arsyet e rebelimit, ka mundësi që kjo race gjysëm hyjnore fitoi vetëdije se mund ta uzurponte pushtetin nga duart e hyjnive. Për një motiv të tillë, zotat vendosën që ta ndëshkonin këtë arrogancë ta paturpshme: nga këtu, midis ndëshkimeve të dhëna, edhe përmbytja me kujtesë të lashtë. Të mundur, Titanët u zëvendësuan nga Gjigantët, të lindur nga gjaku i rrjedhur nga një plagë e Uranit, shkaktuar nga i biri Kronos, më i vogli midis tyre. Për t’u bërë mbret i madh, Kronosi hëngri fëmijët që kishte nga e motra Rea, por, falë një stratagjeme, Zeusi shpëtoi dhe, me kohë, fitoi rangun e babait të padenjë. Për sa dimë, Gjigantët kërkuan me të gjitha mënyrat, por më kot, që të hakmerreshin për paraardhësit e tyre: për këtë arsye edhe ata janë përshkruar përjetësisht në revoltë ndaj hyjnive.


Fëmijët e Elohimit
 Siç do ta shikojmë, duke iu përmbajtur edhe tregimeve të tjera mitologjike, Gjigantët e banonin Tokën mijëra vjet përpara erës sonë. Lindja e kësaj race mund të caktohet në momentin në të cilin disa zota vendosën që të çiftohen me qeniet njerëzore. Lidhur me këtë, është mjaft kuptimplotë ajo që ndodhet në dy pasazhe të Zanafillës: “Kur njerëzit filluan të shumohen mbi Tokë dhe lindën vajzat e tyre, djemtë e Zotit panë se vajzat e njerëzve qenë të bukura dhe morën për gra sa ju desh qejfi”. (6,4) “Në ato kohëra ndodheshin Gjigantët në Tokë – por edhe më pas – kur djemtë e Zotit bashkoheshin me vajzat e njerëzve dhe këto u lindnin atyre fëmijë: janë këta heronjtë e lashtësisë, njerëz të famshëm”. Artikulimet “Djem të Zotit” dhe “Gjigantë” nuk janë gjë tjetër veçse përkthim i adoptuar dhe I pranuar i termit “Nefilim”, i pranishëm në Biblën hebraike: duhet saktësuar se në mënyrë të ngjashme me atë që është bërë tashmë për disa shprehje në faqe të tjera Në fillim, në fakt duhej përkthyer, në mënyrë korrekte, si “Njerëz që kishin zbritur”, domethënë “Djem të Elohimit” të zbritur mbi Tokë, ku Elohim, në mënyrë të pabesueshme, është shumësi i njëjësit hebraik El, Ilu apo Eloah: domethënë nënkupton Zota!  Të paktën ky është interpretimi i Zecharia Sitchin, Erich Von Daniken, David Icke dhe i një grupi të madh studiuesish që, jashtë skemave klasike, janë çimentuar në përkthimin e teksteve kuneiforme të qytetërimit të sumerëve, duke analizuar më pas përmbajtjet e librit të shenjtë të kristianëve. Duke dashur të jemi të saktë, termi “Elohim” shfaqet 30 herë tek Zanafilla dhe deri 2570 herë në të gjithë Biblën. “Nefilim”, pa shih, pa shih, përkthehet si termi “Annunaki” i mitologjisë së sumerëve. Praktikisht, mitet na tregojnë sesi kjo racë u rebelua ndaj hyjnive.  Atëhere, ja, Gjigantët që kërkojnë të ngjisin Malin Olimp apo Tifoni që i heq Jupiterit rrufetë e tij. Sigurisht, duhet bërë qysh tani dallime për të mos rënë në konfuzion. Prej efektit të deformimit, disa mite marrin në fakt në hua elementë të të tjerëve.  Për shembull, është rasti i Gog-ut dhe Magog-ut, dy gjigantëve që i zbulojmë të futur në mitologjinë britanike për të simbolizuar fuqinë e atyre njerëzve: në fakt, këta titanë dhe të tjerë, janë mundur nga heroi lokal
Lajmëtarët e dërguar nga Moisiu në Tokën e Premtuar (Canaan), siç thotë Bibla, në Librin e
Numrave (13,32-33), u kthyen duke thënë se kishin takuar djemtë e Anak… “…vendi që kemi përshkuar për ta eksploruar është një vend që i ha banorët e vet; të gjithë njerëzit që kemi parë janë njerëz shtatlartë; kemi parë Gjigantët, bij të Anak, të racës së Gjigantëve, përballë të cilëve na dukej se ishim si karkalecë dhe kështu duhet t’u jemi dukur atyre”. Edhe dueli midis Davidit dhe Goliathit nuk lë vend për interpretime të tjera. Bibla, tek Deuteronomi, vazhdon që t’u referohet Gjigantëve kur flet për krevatin prej hekuri 5 metra të gjatë, i cili gjendej në Rabbath, pranë djemve të Ammon: domethënë, krevati i një mbreti gjigant tashmë të vdekur. Për ta flitet edhe në mitologjinë budiste, ku Gjigantët janë të lidhur me mitin brahminik të “përzierjes së detit prej qumështi”. Në “Popullin Vuh” gjigantët janë qenie mitologjike (njëlloj me titanët) që luftojnë me zota dhe me njerëz një lloj titanomakie greke: kurse në mitologjinë Maja, binjakët “Hunahpù” e “Ixbalanqué”, më parë “Ahau” (zotër të qytetërimit të Misrit të drejtuar nga “Xibalbà”) luftojnë me Gjigantët në luftën e “Camè”-ve. Të shpartalluar, Gjigantët identifikohen në Atlantët e Copàn-it. Por, një çikë të gjithë tekstet e ndodhura në librin e shenjtë të kristianëve dhe të hebrenjve, në veçanti Dhiata e Vjetër, siç kemi pasur mundësi ta shikojmë, flasin për këtë racë njerëzish gjigantë.

Prapa në kohë
Duke përdorur dëshmitë e ndonjë historiani, mund të kërkojmë të individualizojmë një periudhë kohore ku, sipas çdo probabiliteti, të vendosen hyjnitë dhe natyrisht të ndiqen Gjigantët, duke parë që ndodhitë e tyre ndërthuren këndshëm. Megjithatë, nuk është e thjeshtë të renditen me saktësi të gjithë hyjnitë e së kaluarës tone stërgjyshore, edhe pse tashmë është e vështirë të theksohet se ata, njëlloj me Gjigantët, kanë ekzistuar realisht. Le të shikojmë se mos kuptojmë ndonjë gjë dhe e bëjmë duke thirrur në ndihmën tonë kronikat e pakta që kemi në dispozicion. Historiani, por jo vetëm, Beroso në shkrimet e tij tregon për 10 mbretërit mitikë babilonas që mbretëruan përpara përmbytjes: gjithsesi, sipas mendimit të tij, do të kthehej prapa me 432000 vjet.  Të mos frikësohemi përballë këtyre shifrave. Sot jemi mësuar ta masim kohën duke u nisur nga presupozimi që Toka përdor një vit për të bërë një rrotullim të plotë rreth Diellit dhe se muajt 12, sa janë dhe ciklet e Hënës. Por le të mbajmë mirë parasysh se deri në vitin 1543 (me Nicolai Copernicus si vijë ndarëse) besohej se ishte Dielli ai që rrotullohej rreth planetit tonë! Megjithatë, sumerët e kishin të drejtë të paktën 4500 vjet më parë.

Ku janë provat?
Përveç rrëfimeve të shumta të eksploratorëve të parë evropianë, të mbërritur në Kontinentin e Ri, vërejmë, nga aty e prapa, një seri rikuperimesh të jashtëzakonshme, të cilat shpesh shkenca ka nënkuptuar që t’i përqeshë, në mos t’i fshijë. Për hir të së vërtetës, gjatë 100 viteve të fundit, të shumtë kanë qenë rastet e bujshme të mashtrimit nga ana e njerëzve paskrupull apo gallataxhinjve të thjeshtë (një çikë siç ndodh sot me rrethet në drithëra), por kjo nuk do të thotë se të gjitha rikuperimet e tjera janë për t’u etiketuar si fallsitete.  Në këtë seli, për motive të natyrshme vendi dhe për të mos e lodhur jashtë mase lexuesin, kemi menduar të zgjedhim vetëm disa, të cilat i kemi menduar si indikativë për argumentin në fjalë.
Në vitin 1577, në Zvicër dolën në dritë eshtrat e atij që mund të ishte një njeri i gjatë 5 metra e 80 centimetra. Në fillim të shekullit të kaluar, në Francë, në lokalitetin Glozel, u gjetën, përveç kockave dhe kafkave njerëzore jashtë normales, edhe gjurmë të mëdha duarsh, pse jo dhe artikuj dhe bizhuteri të bëra apostafat që të përdoreshim nga ndonjë qënie gjiganteske. Disa vjet më vonë, në Havai Supai Canyon, njerëzit e ekspeditës shkencore Donnehey zbuluan një gdhendje të gurtë të një tiranosauri që, sipas të thënave të indianëve, do të ishte vepër e Gjigantëve.  Në vitin 1943, në një ishull të Ishujve Aleutine, xhenierë ushtarakë gjetën kocka dhe kafka që, sipas proporcioneve, duhej t’u përkisnin njerëzve të lartë deri 7 metra! Duke iu besuar gojëdhanave që tregonin për njerëz shumë të gjatë, që kishin banuar në një të kaluar të hershme zonat e sotme të përcaktuara nga hartat gjeografike si Sahara, Kamerun e Niger, disa ekspedita bënë zbulime marramendëse: në vitet ’30-të të shekullit të kaluar gjetën praktikisht gjurmët e gjiganteskëve Sao. Rreth atyre viteve, edhe studiuesi hollandez, Ralph Koengsëald, gjeti diçka interesante: dhëmbë prerës 6 herë më të mëdhenj se normalët. Së fundi, për ta përfunduar këtë paraqitje të shkurtër, në vitet ’50-të të shekullit të kaluar, Pei Ëenchung, teksa ndodhej në brendësi të një shpelle të Lingheng në Këansi, hasi një nofull që për nga përmasat mund të përshtatej me dhëmbët e Koengsëard, aq është e vërtetë sa që të dy ia atribuan përkatësinë “gigantopitecus”-/standard

Related

Suplement 2694288610845799955

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item