Çfarë është fshehur pas Bashkimit Sovjektik?

Dërgimi i një personi në Hënë Në maj të vitit 1961, presidenti amerikan John F. Kennedy deklaroi se besonte se Shtetet e Bashkuara d...


Dërgimi i një personi në Hënë
Në maj të vitit 1961, presidenti amerikan John F. Kennedy deklaroi se besonte se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen për dërgimin e një njeriu në Hënë brenda viteve të fundit të dekadës. Deri në atë pikë, sovjetikët kishin udhëhequr eksplorimin e hapësirës, duke hedhur objektin e parë në orbitë, duke dërguar kafshën e parë në orbitë, dhe njeriun e parë në hapësirë. Megjithatë, më 20 korrik 1969 Neil Armstrong u bë njeriu i parë i cili shkeli në Hënë, duke mundur sovjetikët në atë garë. Me përjashtim të faktit që zyrtarisht sovjetikët nuk morën kurrë pjesë – ata gjithashtu kanë mohuar ekzistencën e një programi hënor të drejtuar nga njerëzit deri në vitin 1990. Kjo ishte mentaliteti i një politike më të madhe, atë të mbajtjes sekret të çdo programi hapësinor derisa ky program të rezultonte i suksesshëm. Sovjetikët ishin të detyruar të pranonin në mënyrë të pjesshme pothuajse një dekadë më parë, në gusht 1981, kur një satelit sovjetik i njohur si Kosmos 434, i lëshuar në vitin 1971, ishte gati për të ri-hyjnë në atmosferën e Tokës sipër Australisë. Qeveria Australiane, e shqetësuar nga materialet bërthamore që mund të kishte në bord, u sigurua nga Ministria e Punëve të Jashtme te BSSR-së që ishte kabina e një sateliti hënor eksperimental. Aspekte të tjera të programit,duke përfshirë këtu fillimin e testimeve, gjithashtu ishin fshehur. Sovjetikët vazhdonin të përsërisnin se ata nuk kishin plane për të shkuar në Hënë. Ata ndaluan programin hapësinor për dërgimin e një njeriu në Hënë në vitin 1976, pa regjistruar asnjë sukses kundër gjashtë uljeve të suksesshme nga ana e Shteteve të Bashkuara.

 Vdekja e një kozmonauti
Më parë përmendëm që sovjetikët fshinë nga arkivat një nga kozmonautët tyre. Më tragjikja, ata gjithashtu fshinë nga historia se ishte kozmonauti i parë i cili vdiq në përpjekjet e luftës për supremacinë hapësinore. Valentin Bondarenko u vra gjatë një stërvitje trajnimi në mars të vitit 1961. Ekzistenca e tij nuk ishte i njohur në Perëndim deri në vitin 1982, dhe nuk u pranua publikisht deri në vitin 1986. Nëse jeni dobët, kërceni direkt në paragrafin e tretë pa lexuar paragrafin më poshtë. Gjatë një ushtrimi mbi izolimin e një dhome presioni, Bondarenko bëri një gabim fatal. Pas heqjes së një sensori mjekësor dhe pastrimit të lëkurës së tij me alkool, ai hodhi pambukun e përdorur mbi një pjatë të cilën po e përdorte për të pirë çajin e tij të ngrohtë. Pambuku morri flakë dhe kur ai u përpoq të shuante flakët atë me mëngës së tij, atmosfera me përbërje njëqind për qind oksigjeni shkaktoi përhapjen e flakëve. U deshën minuta të tëra për të hapur derën.

Një nga krizat e urisë më të keqija në histori
Horrori i urisë sovjetike të vitit 1932 është diskutuar shumë herë, por dezinformimi kombëtar dhe ndërkombëtar që ju bë kësaj historie të trishtë përbën vlera diskutimi në vetvete. Gjatë fillimit të viteve tridhjetë, një numër i madh politikash shkatërrimtare sovjetike çoi – me dashje apo jo – në vdekjen e disa miliona njerëzve. Do të mendonit se kjo është një nga ato gjëra që do të ishin të vështira për të fshehur nga bota jashtë, por për fatin të mirë të Stalinit dhe shpurës së tij, shumë në botën e jashtme lëkundeshin mes injorancës dhe mohimit me paramendim. E përditshmja e famshme “The Neë York Times”, së bashku me pjesën tjetër të shtypit amerikan, fshehu dhe minimizoi krizën e urisë. Stalini me kujdesin më të madh organizoi një numër të madh vizitash të inskenuara me përfaqësues me influencë nga vende perëndimore: dyqanet u mbushën me ushqim por gjithkush i afrohej dyqaneve arrestohej; rrugët u lanë dhe pastruan; dhe të gjithë fshatarët u zëvendësuan nga anëtarët e partisë komuniste. HG Ëells nëAngli dhe George Bernard Shaë në Irlandë bënë të ditur gjithkund se “thashethemet” për krizën e urisë ishin të pabazuara. Më skandalozja, Kryeministri i Francës bëri një vizitë në Ukrainë dhe e përshkroi atë si një kopsht “në lulëzim të plotë.” Ndërkohë që të dhënat e regjistrimit të vitit 1937 u bënë konfidenciale, uria u shtyp dukë përdorur të gjitha mjetet edhe pse numri i të vdekurve ishte me shume gjasa në të njëjtin nivel me Holokaustin.

Ekranoplani
Në vitin 1966, një satelit spiun amerikan bëri një fotografi të çfarë duket të ishte një aeroplan deti rus i papërfunduar. Aeroplani ishte më i madhe se çfarëdolloj avioni disponohej ose ishte ndërtuan në SHBA. Avioni ishte aq i madh, saqë ekspertët llogaritën se edhe me hapje e krahëve të gjerë sa një anije, fluturimi i atij avioni do të ishte një sprovë e tmerrshme. Çuditërisht, motorët e tij ishin vendosur përpara krahëve. Amerikanët u habitën, dhe do të mbeteshin të habitur deri sa regjimi sovjetik u shemb, njëzet e pesë vjet më vonë. Përbindëshi i Detit Kaspik, siç u quajt më vonë, ishte një ekranoplan – diçka midis një avioni dhe një anije, i projektuar për të fluturuar vetëm disa metra mbi ujë ose mbi tokë. Edhe vetëm përmendja e emrit ishte e ndaluar për ata të cilët ishin në dijeni, pavarësisht se sovjetikët po e financonin projektin me sa shumë të holla që ky i fundit kërkonte. Ata avionë mund të trasportonin qindra trupa, ose disa tanke, duke fluturuar nën rezen e zbulimit të radarëve me një shpejtësi në mbi treqind kilometra në orë. Ishin projektuar në mënyrë të tillë që të ishin më eficient sesa aeroplani i mallrave më modern në botë për sa i përket konsumit të karburantit, të ishin shumë më të mëdhenj, dhe mbresat qe të linte ishin të një objekti madhështor, gati epik. Rusët gjithashtu ndërtuan një version i cili ishte dy herë e gjysëm më i gjatë se një aeroplan Boeing 747, në të cilin motorë reaktiv, me gjashtë lëshues raketash bërthamore. Fatmirësisht, ka disa koleksione fantastike e fotografive dhe videove në dispozicion online.

Rrjedhja e virusit të lisë
Në vitin 1948, Bashkimi Sovjetik krijoi një laborator armësh biologjike top-sekret në një ishull në Detin Aral, të cilin e përdorte për të kthyer antraksin dhe murtajën bubonike në armë bakteriologjike. Ata gjithashtu zhvilluan armën e sëmundjes së lisë dhe, në vitin 1971, kryen një provë në ambiente të hapur. Në një kthesë të habitshëm të ngjarjeve, arma e projektuar për të shkaktuar një shpërthim të lisë u aktivizua pranë ambienteve të banuara. Dhjetë persona u infektuan, tre prej të cilëve vdiqën. Qindra u vunë në karantinë, dhe pesëdhjetë mijë njerëz nga zona përreth u vaksinuan brenda një periudhe kohe prej dy javësh. Incidenti u bë i njohur për publikun e gjerë vetëm në fund të vitit 2002. Epidemia u përmbajt në Zbulohet qendra e galaksisë? mënyrë efektive, por pavarësisht dokumentacionit të gjerë dhe të përhapur rreth incidentit, Moska kurrë nuk ka pranuar ekzistencën e tij. Kjo është për të ardhur keq, pasi nuk ka evidence të cilat do të lejonin të nxirreshin mësime të cilat mund të shpëtojnë jetën, nëse armët biologjike do të mund të bien ndonjëherë në duart e terroristëve dhe të përdoren nga ta.


Qytete secrete
Ekziston një qytet në jug të Rusisë i cili nuk është i shënuar në asnjë hartë. Nuk ka pasur autobusë që ndalonin atje, nuk ka tabela ose shenja rrugore që të tregojnë qytetin. Edhe posta i drejtohet Chelyabinsk-65, edhe pse qyteti i Chelyabinsk ishte gati pesëdhjetë kilometra larg. Emri i këtij qyteti është Ozyorsk – dhe pavarësisht nga të qenit shtëpia e dhjetëra mijëra njerëzve, ekzistenca e tij ishte e panjohur, madje edhe në Rusi, deri në vitin 1986. Fshehtësia vinte nga fakti se në këtë qytet ishte ndërtuan një centrali bërthamor i cili shërbente për ripërpunimin karburantit bërthamor. Kjo fabrikë e veçantë e përpunimit shpërtheu në vitin 1957, por për shkak të sekretit të vendndodhjes së saj, katastrofa mori emrin e një tjetër qyteti  shtatë kilometra larg tij. Qyteti ishte Kyshtym. Ozyorsk ishte vetëm një nga dhjetëra qytetet e fshehta të Bashkimit Sovjetik. Aktualisht janë dyzet e dy qytete të tilla për të cilët ka disa informacione, por dyshimet janë se ka edhe rreth pesëmbëdhjetë qytete të tjerë të cilët qëndrojnë ende të fshehur. Banorëve të këtyre qyteteve ju jepeshin ushqimet më të mira dhe ishin ndërtuarshkollat më luksoze sesa pjesa tjetër e vendit. Të huajt që lejoheshin të vizitonin qytetet zakonisht shoqëroheshin nga rojet gjatë gjithë kohës. Në botën e sotme gjithnjë më të hapur dhe globale, shumë persona kanë vendosur të zgjedhin të largohen nga qytetet e mbyllura, dhe praktikisht ka një kufizim për sa kohë ata mund të mbeten të izoluar. Megjithatë, shumë prej këtyre qyteteve vazhdojnë të kryejnë funksionin e tyre origjinal – qoftë ky strehimi i një flote detare, ose prodhimi i armëve që përmbajnë plutonium.

Masakra në Katyn
Në vitin 1940, sovjetikët vranë më shumë se 22.000 të burgosur polakë dhe i varrosën në varre masive. Zyrtarisht sovjetikët fajësuar nazistët dhe nuk pranuan përgjegjësinë deri nëvitin 1990. Kjo masakër rendit e para edhe jo vetëm për faktin që vërtet ajo u be e mundur për shkak të mashtrimit të sovjetikëve, por edhe prej bashkëpunimit të gatshëm të drejtuesve të Shteteve të Bashkuara dhe të Mbretërisë së Bashkuar. Ëinston Churchill pranoi se masakra u realizua nga duar e bolshevikëve të cilët “mund të ishin kaq mizorë”,explorerunivers.com.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item