BDI dhe PDSH do të hyjnë ndaras në Qeveri?!

Partia Demokratike Shqiptare dhe Bashkimi Demokratik për Integrim do të jenë pjesë e Qeverisë së ardhëshme e cila do të drejtohet nga ...


Partia Demokratike Shqiptare dhe Bashkimi Demokratik për Integrim do të jenë pjesë e Qeverisë së ardhëshme e cila do të drejtohet nga kryeministri aktual, Nikolla Gruevski, mëson TetovaSot nga burime brenda Qeverisë. Nuk bëhet fjalë për koalicion mes dy partive shqiptare, por sipas burimeve tona, dy partitë negocijojnë ndaras me VMRO-DPMNE-në dhe ndaras do hyjnë në koalicionin qeveritarë.
 BDI, siç mëson TetovaSot mund të fitojë 4 ministra dhe një zëvendëskryeministër, ndërsa PDSH dy ministra dhe një zëvendëskryeministër. BDI dhe PDSH do të marrin njëra sekretariatin për Marëveshjen e Ohrit, ndërsa tjetra atë për euro integrime. Këtë të fundit mësohet se do ta drejtojë Ermira Mehmeti, për ti hapur rrugën Mukades Hajdarit për në Parlament, ndërsa me Sekretariatin për Marëveshjen e Ohrit do të udhëheq Mirushe Hoxha, ish kandidate e PDSH-së për president në vitin 2009.
Ky koalicion do të siguronte shumicën e e dy të tretave në Parlament e përbërë prej 87 deputetëve dhe kështu do të mund të miratohen edhe ligjet më të rëndësishme dhe ndryshimet eventuale kushtetuese./TetovaSot.com/

Related

Lajme 2657478527004075106

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item