ANALIZË – Hija e Kinës do ta ndjekë Obamën gjatë turneut aziatik

UASHINGTON, 22 prill /ATSH-AFP/ – Në një turne në Azi këtë javë, Barack Obama nuk do të shkojë në Kinë, por, në një kontekst të shënuar nga ...


UASHINGTON, 22 prill /ATSH-AFP/ – Në një turne në Azi këtë javë, Barack Obama nuk do të shkojë në Kinë, por, në një kontekst të shënuar nga mosmarrëveshjet territoriale dhe pikëpyetjet mbi strategjinë amerikane në rajon, hija e Pekinit do ta ndjekë atë kudo.
”Kina është lajtmotivi që do të shoqërojë të gjithë udhëtimin”, thekson Christopher Johnson, ish-analist i CIA-s, sot në Qendrën Strategjike dhe Ndërkombëtare të Studimeve.
”Pekini dhe ne, pjesa tjetër që e ndjekim gjithë këtë nga afër, do të presim nëse presidenti amerikan do të përdorë këtë fjalë që fillon me ”K” (Kinë) rregullisht gjatë turneut të tij”, theksoi ai.
Në vizitë në Japoni, në Korenë e Jugut, në Malajzi dhe në Filipine, presidenti amerikan do të bëjë përpjekje për të siguruar aleatët skeptikë përballë riekuilibrimit diplomatik dhe ushtarak të SHBA-së kundrejt Azisë, një prej objektivave të shfaqur nga mandati i Barack Obamës, në një kohë që Uashingtoni është i shqetësuar nga krizat e mëdha në rajonet e tjera të botës, veçnërisht në Ukrainë.
Por, presidenti amerikan duhet në të njëjtën kohë të rezervohet për të mos përdorur terma që mund t’i japin Pekinit idenë se objektivi real i riekuilibrimit amerikan është dominimi i Kinës.
Vizita e presidentit amerikan, Barack Obama është e para në rajon, që prej muajit nëntor 2013 kur Pekini ndërmori një protestë kolektive  duke kërkuar njëanshmërisht një zonë ajrore identifikimi (ZAI) në detin e Kinës lindore, traseja e të cilës përfshinte ishujt Senkaku, administruar nga Japonia, por pretenduar nga Kina nën emrin Diaoyu, një gjest i dënuar ashpër nga Uashingtoni.
Kina është gjithashtu e angazhuar në një luftë për sovranitetin e ishujve të tjerë në detin e Kinës jugore, veçanërisht me Filipinet dhe Vietnamin.
“Mesazhi i dërguar Kinës është që SHBA-ja do të qëndrojë në Azi-Paqësor, kërkon që ligjet ndërkombëtare të respektohen (…) dhe që SHBA-ja ka zhvilluar një marrëdhënie të bazuar në bashkëpunimin me Kinën dhe dëshiron që kjo të zgjasë”, nënvizoi Jeffrey Bader, ish-këshilltar i Barack Obamës për Azinë Lindore, sot në institutin ”Brookings”.
Sepse, pavarësisht shqetësimeve të ngjallura nga këto mosmarrëveshje me Uashingtonin , Kina dhe SHBA-ja vazhdojnë të dialogojnë. Barack Obama ka takuar homologun kinez, Xi Jinping në Hagë disa javë më parë dhe zonjës së parë, Michelle Obama i është rezervuar një pritje e ngrohtë në Kinë. Samiti jozyrtar i organizuar në Kaliforni, vitin e kaluar, mes dy presidentëve ishte një sukses dhe Barack Obama do të zhvillojë sërish një vizitë në muajin nëntor në Pekin për një samit të APEC-ut.
Uashingtoni ka treguar gjithashtu interes për vendimin kinez për të abstenuar dhe jo për të vendosur veton gjatë votimit të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke dënuar referendumin për aneskimin në Rusi organizuar muajin e kaluar në Krime.
Nuk mbetet shumë që tensionet mes dy vendeve të dalin në sipërfaqe, ashtu siç treguan mosmarrëveshjet e ashpra mes sekretarit amerikan të Mbrojtes Chuck Hagel dhe zyrtarëve ushtarakë kinezë në fillim të muajit prill në Pekin, pasi akuzuan njëri tjetrin si përgjegjës të tensioneve rajonale.
Jia Qingguo, nga Universiteti i Pekinit pranon se është logjike që SHBA-ja të kthehet drejt Azisë duke pasur parasysh ndikimin dhe prosperitetin në rritje të kontinentit.

”Por, në Kinë dhe në vende të tjera, ka njerëz që shqetësohen për qëllimet e tyre. Është e natyrshme, SHBA-ja është një vënd i madh”, nënvizon ai./ (Nga Stephen Collinson)  /ec/  

Related

Shtypi i huaj 4666226613724493768

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item