5 pyetje që duhet të bëni gjatë një interviste pune

Sipas ekspertëve të karrierës dhe profesionistëve të burimeve njerëzore , këtu janë pyetjet më të rëndësishme që duhet të pyesni gjatë një i...


Sipas ekspertëve të karrierës dhe profesionistëve të burimeve njerëzore , këtu janë pyetjet më të rëndësishme që duhet të pyesni gjatë një interviste:
1.Si është kultura e kompanisë?
Kulturë kompanie do të thotë më shumë se sa një orë të gëzuar apo një kafe falas. Kandidatët duhet të pyesin për dinamikat e mjedisit të kompanisë. Kjo do të thotë të zbulosh mënyrën e komunikimit në kompani dhe si lidhen këto me personalitetin tuaj.
2.Çfarë përbën sukses?
Edhe pse ju po kërkoni për një punë,kjo s’do thote se ju nuk mund te tregoni “lumturi” për një pozicion dhe të pyesni intervistuesin se si kompania do të masë suksesin tuaj nëse ju punësoheni. Ju mund të bëni një pyetje të tillë: “Nëse sot është dita ime e 90-të në punë, cilat kritere shikoni për të përcaktuar suksesin tim?” Ky informacion ju jep mundësinë për të pyetur veten nëse ju jeni të aftë për arritjen e qëllimeve të kompanisë për pozicionin tuaj.”
3.Kush e ka mbajtur më parë këtë pozicion?
Ju duhet të dini se për cfarë pune bëhet fjalë dhe se si kjo punë është kryer në të kaluarën. Nëse kompania e ka promovuar punonjësin e mëparshëm, atëherë ju mund të pyesni se çfarë e bëri atë të suksesshëm.
Është e rëndësishme gjithashtu për të pyetur nëse ka pasur një sërë punonjësish të punësuar në periudha të shkurtra kohore, me lëvizje të vazhdueshme kohwt e fundit.
4.Mungon dicka në CV time?
Ndoshta mund të mos ndiheni mirë duke theksuar mangësitë tuaja gjatë një interviste,por kjo duhet të bëhet për arsye taktike. Duke pyetur intervistuesin nëse mundon dicka në CV-në tuaj,ju i jepni mundësinë vetes për ta rregulluar këtë problem,përpara se punëdhënësi të marrë vendimin.
5. Çfarë vjen më pas?
Mos jini të heshtur në fund të intervistës. Është e nevojshme të dini se cfarë do të ndodhë në hapat e mëtejshëm.
Punëdhënësit duan të punësojnë njerëz pozitive, dhe ju duhet t’jua bëni të ditur se jeni të interesuar duke i pyetur në lidhje me hapat e ardhshëm. /TechSot.Al/

Related

Sistemi i suksesit 1602744224344730272

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item