4 zakone të këqija që duhet t’i eliminoni gjatë kërkimit për punë

Nëse tregoheni i sinqertë, ndoshta mund të shmangni një apo dy zakone të këqija që ndikojnë jetën tuaj personale. Po në lidhje me ato sjellj...


Nëse tregoheni i sinqertë, ndoshta mund të shmangni një apo dy zakone të këqija që ndikojnë jetën tuaj personale. Po në lidhje me ato sjellje jo aq të mira që kanë të bëjnë me kërkimin tuaj për punë?

Ne kemi identifikuar katër zakone që duhet t’i shmangni, në mënyrë që të zini vendin e parë në listën e punësimit dhe ofrojmë këshilla për të kapërcyer këto pengesa të mundshme. Lexoni në vijim për të vlerësuar nëse ndonjë nga këto zakone të këqija tingëllon i vërtetë:

T’i dorëzohesh negativitetit

Është një klishe, por sjellja është vërtet gjithçka. Kushtojini vëmendje modeleve të brendshme të mendimit tuaj, teksa kërkoni për punë. Nëse keni qenë në kërkim për disa muaj, është e lehtë të filloni të mendoni “Unë e di se kjo kompani nuk do të më punësojë” ose “Ky takim social do të jetë një humbje kohe”.

Qëndrimi juaj mund të perceptohet në mënyra aq të holla sa që edhe ju nuk mund t’i kuptoni. Ka të ngjarë të jetë një letër informuese më pak entuziaste apo energji e “vakët” kur ju ndërveproni me njerëz në takimet sociale. Dhe që kur menaxherët e punësimit duan të punojnë me punonjës pozitivë, negativiteti juaj mund të kthehet në një profeci vetëpërmbushëse.

Pra, si mund të jeni optimistë? Për fillestarët, ndryshoni tonin e dialogut tuaj të brendshëm, duke shtuar një pikëpamje pozitive “Unë e di që kjo kompani nuk do të më punësojë … përveçse po të përgatis një CV dhe letër informimi”. “Ky takim social do të jetë një humbje kohe …vetëm nëse nuk planifikoj kohë për t’i kryer këto aktivitete një ose dy ditë më vonë”.

Pastaj kërkoni mbështetje në botën reale. Kontrolloni “Meetup.com” për të gjetur grupe të punëkërkuesve lokalë, të cilët mund t’ju ndihmojnë të jeni optimistë. Ose ju thjesht mund të kontaktoni një mik të ngushtë ose mentor dhe të kërkoni ndihmë për ide të reja mbi kërkimin për punë.

Të mos përgatiteni për intervistë

Ju jeni një person me talent të lindur. Nuk përbën ndonjë problem të madh të filloni një bisedë me një të huaj dhe të krijoni një lidhje të menjëhershme. Por ato aftësi tuaja nuk e zëvendësojnë përgatitjen para çdo interviste pune.

Një intervistues me përvojë e kupton nëse nuk jeni shqetësuar të hidhni një sy përtej faqes kryesore të internetit të kompanisë ose kur përpiqeni të jepni shembuj rreth arritjeve të punës në të kaluarën. Asnjë nga këto nuk premton për mënyrën se si do të performoni në punë.

Përgatituni për çdo intervistë me një sy strategjik. Çfarë doni që intervistuesi të mbajë mend nga ju? Identifikoni tri gjërat më të rëndësishme që ju dëshironi të komunikoni rreth vetes. A doni të perceptoheni si krijues? Si një lider i cili mund të motivojë të tjerët? Si një superstar shitjesh?

Për më tepër, gjeni gjithçka që mundeni mbi atë që bën kompania dhe për ku është drejtuar kjo kompani. Pastaj, përdoreni këtë njohuri, shoqëruar me atë që dëshironi të komunikoni në lidhje me veten, për t’ju udhëzuar në përgatitjen e përgjigjeve për pyetjet e përbashkëta të intervistimit. Praktikohuni me përgjigjet tuaja me zë të lartë, sikundër do bënit përpara një prezantimi të madh.

Të tregoheni tepër informal (ose tërësisht joprofesional)

Një fushë ku njerëzit futen në telashe? Komunikimi “harbut”. Kur i dërgoni mesazh elektronik një punëdhënësi potencial, toni juaj nuk duhet të shfaqet si rastësor, si një tekst i shpejtë ose mesazh i menjëhershëm. Përfshini në tekst një përshëndetje (si në një letër të modës së vjetër), dhe shmangni zhargonin e rëndomtë, shkurtimet e tekstit dhe gabime drejtshkrimore dhe gramatikore. Sjelljet e mira në telefon janë gjithashtu të pranueshme.

Kur aftësitë tuaja të komunikimit fitojnë pikë në intervistë, kujdesuni të shpalosni edhe një pamje profesionale nga koka deri te këmbët. Kjo nuk është koha për të nxjerrë në pah stilin vetjak. Zgjidhni veshjen klasike të biznesit (madje edhe pak konservatore) që përshtatet mirë. Shumë punëdhënës ende presin që kandidatët të paraqiten me kostum.

Është gjithashtu e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje këpucëve, çorapeve dhe pajisjeve. Dhe çfarëdo që të bëni, mos harroni të fikni celularin tuaj si dhe pajisjet e tjera dixhitale para se të hyni në takim.

Të prezantoheni si arrogant

Ju jeni aq i fokusuar të krijoni besim – dhe komunikoni sukseset e kaluara – saqë kjo ju bën të dukeni arrogant. A e dini, që djalin ose vajzën e padurueshme, askush nuk i dëshiron në ekip?

Shenja e parë që tregon se po e ekzagjeroni: Ju arrini sukses në çdo histori pune. Sigurohuni që të përqendroheni në punën në ekip dhe bashkëpunim, jo vetëm se si u bëtë shpëtimtari i situatës, kur diskutoni arritjet tuaja profesionale. Arrini një ekuilibër midis projekteve të ekipit dhe triumfeve personale.

Është gjithashtu e rëndësishme të mos flisni vetëm ju kur takoheni me punëdhënësit e mundshëm. Ky është shansi juaj për të mësuar më shumë rreth kompanisë dhe pozicionit. Dëgjoni me kujdes dhe bëni pyetje relevante.

Nëse jeni një koleg i graduar rishtazi, kujdesuni veçanërisht të shmangni arrogancën. Ju jeni i ri në botën e punës, kështu që është e rëndësishme të prezantoheni si dikush që po kërkon për mundësi të reja dhe për të mësuar nga bashkëpunëtorët.


Nuk është gjë e bukur të pranosh se ke pasur zakone të këqija, gjë që bën diferencë mes një oferte pune dhe kërkimit për muaj të tërë për udhëheqje dhe kontakte. Shikojeni me sy të sinqertë atë që po bëni, pastaj bëni disa analiza mbi kërkimin e punës për të ndryshuar për mirë zakonet tuaja./revistaekonomia

Related

Sistemi i suksesit 6315061227507058453

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item