1.7 milionë njerëz janë në burg në Europë (dhe Shqipëria mban një rekord të frikshëm)

Rreth 1.7 milionë njerëz janë pas hekurave në Europë, gjysma e të cilëve të dënuar për vjedhje, drogë apo vrasje. Kështu thuhet në n...


Rreth 1.7 milionë njerëz janë pas hekurave në Europë, gjysma e të cilëve të dënuar për vjedhje, drogë apo vrasje.
Kështu thuhet në një raport të Këshillit të Europës.
Raporti hedh një vështrim në gjendjen e burgjeve në 47 vende anëtare, përfshi Rusinë dhe Turqinë.
Mbipopullimi është një problem në thuajse gjysmën e vendeve. Serbia është vendi më problematik, pasi ka 159.3 të burgosur për 100 vende në burg, pasuar nga Italia, Qiproja, Hungaria dhe Belgjika.
Gjeorgjia ka numrin më të madh të të burgosurve në krahasim me numrin e popullsisë, në total 516 të burgosur për 100 mijë banorë. Më pas vjen Rusia me 502 të burgosur për 100 mijë banorë. Në total Rusia ka 717 mijë të burgosur. Mesatarja kontinentale është 150 të burgosur për 100 mijë banorë.
Sa u përket krimeve, vjedhja është në krye të tabelës, pasuar nga krimet e drogës, vjedhje dhe vrasje.
Këtu Shqipëria shënon një rekord.
Vendi ynë ka numrin më të madh të të burgosurve që kryejnë dënimin për vrasje ose tentativë vrasje, në total 48 përqind e të gjithë popullsisë në burgje, krahasuar me 5.8 përqind në Francë dhe 6.2 përqind në Austri.
Sa u përket shpenzimeve për të burgosur, Ukraina dhe Bullgaria shpenzojnë vetëm 3 euro në ditë për të burgosur në krahasim me 621 euro në Suedi.

Related

Botë 6475278910071811036

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item