100 më të pushtetshmit e botës, sipas “Time”

Në listë është (dhe pritej) Papa Francesku, janë udhëheqësit e mëdhenj politikë që vendosin fatet e botës si Barak Obama, Vladimir Putin...

Në listë është (dhe pritej) Papa Francesku, janë udhëheqësit e mëdhenj politikë që vendosin fatet e botës si Barak Obama, Vladimir Putin dhe Angela Merkel, janë gra që kanë marrë pozicione që një herë e një kohë ishin territor ekskluziv i burrave (Janet Yellen që drejton bankën qendrore amerikane), janë sportistë të famshëm si sulmuesi i Realit të Maridit, Cristiano Ronaldo dhe tenistja Serena Williams, apo personazhe që disa i konsiderojnë heronj dhe të tjerë tradhëtarë, si “urithi” i Datagate, Edward Snowden. Eshtë kjo lista e njëqind personazheve, që sipas klasifikimit tradicional të përvitshëm të revistës amerikane “Time” janë njerëzit “me më shumë ndikim në botë”.
Për secilin prej tyre ka një portret të shkurtër, që “Time” ua ka kërkuar ta shkruajnë personazhe gjithashtu të famshëm (dhe disa janë edhe pjesë e njëqindëshes). E kujt mund t’i kërkohej të bënte portretin e Papa Franceskut, që sot është absolutisht njeriu më popullor në botë? Redaksia e “Time” kontaktoi Shtëpinë e Bardhë dhe Presidenti Obama u shpreh i gatshëm. “Shenjtëria e Tij na ka prekur thellë me mesazhin e tij të gjithëpërfshirjes, mbi të gjitha për të varfërit, një mesazh dashurie – shkruan Obama – që distilon praktikisht esencën e mësimeve të Jezusit dhe është një tonik për një epokë cinizmi. Papa Francesku na ka kujtuar se kemi detyrime moralë ndaj njëri-tjetrit, veprimet e tij na kanë frymëzuar”.
Mes politikanëve, përvec Obamës, Putinit dhe Merkelit janë edhe udhëheqës të tjerë amerikanë, si Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Hillary Clinton (për momentin favorite për garën për Shtëpinë e Bardhë në 2016). Për befasi, ndodhet aty edhe Kim Jong Un, diktatori i Koresë së Veriut që kohët e fundit është shfaqur gjithnjë e më shpesh në kronika për shkak të vrasjeve të bashkëpunëtorëve të ngushtë apo të afërmve. Portreti i Yellen është shkruajtur nga një tjetër grua në majat e financës botërore, Christine Lagarde, drejtore e FMN. “Rrëfej që, kur Yelleni u betua, mora frymë thellë dhe buzëqesha. Mora frymë thellë sepse me emërimin e saj do të isha më pak e vetmuar në krye. Me Janet në krye të Federal Reserve, edhe Amerika dhe bota mund të marrin frymë të cliruar”.
Mes të njëqindëve, nderin për të marrë kopertinën e ka patur një këngëtare, ikona e popit, Beyonce. “She’s the boss”, thotë kryeartikulli i formosur nga Sheryl Sandberg (drejtore ekzekutive e Facebook), për artisten amerikane. Në botën e spektaklit ka patur një vend edhe për aktorin Robert Redford.

Related

Speciale 2800313333266082705

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item