Zgjedhjet parlamentare, agonia do të vazhdojë

Analistët mendojnë se e vetmja gjë që mund të ndodhë në këto zgjedhje është ngushtimi i hapësirës për justifikim për mos zgjidhjen e çësht...

Analistët mendojnë se e vetmja gjë që mund të ndodhë në këto zgjedhje është ngushtimi i hapësirës për justifikim për mos zgjidhjen e çështjes së emrit dhe zhbllokimit të euro-integrimeve


Zgjedhjet e parakohshme parlamentare sipas të gjitha gjasave nuk do ti sjellin asnjë dobi qytetarëve.
Analistët mendojnë se e vetmja gjë që mund të ndodhë në këto zgjedhje është ngushtimi i hapësirës për justifikim për mos zgjidhjen e çështjes së emrit dhe zhbllokimit të euro-integrimeve.
Analisti Kim Mehmeti mendon se edhe pas zgjedhjeve parlamentare, agonia do të vazhdojë.
“ Mendoi se nuk do të kenë kurrfarë përfitimi për qytetarët, vetëm do të vazhdojë agonia”, thotë Mehmeti për “Lajm”.
Edhe analisti Daut Dauti nuk sheh diçka të veçantë.
“Si çdo herë qytetarët do të përfitojnë përfaqësues që do ti përfaqësojnë popullin në parlament. Disa do të jenë në qeveri dhe disa të tjerë në opozitë.
Nuk shoh ndonjë gjë të veçanti përveç retorikës që përdori VMRO- ja. Kjo është një tezë e gabuar për të përfituar zgjedhësit duke luajtur me emocionet ndëretnike. Një front i panevojshëm, kur dihet se s’mund të zgjidhet kryetar pa shqiptarët”, tha Dauti për “Lajm”.
Ndërsa analisti Albert Musliu mendon se mund të ketë lëvizje pozitive në proceset euro-integruese.
“Së paku paralajmërohen se do të kemi zhbllokim të proceseve euro-integruese. Do të kemi numër më të balancuar të deputetëve të pozitës dhe opozitës. Besoj se hapësira për justifikime do të zvogëlohet. Justifikimet që janë përdorur ndaj faktorit ndërkombëtar do të minimizohen, dhe e gjithë kjo e kombinuar edhe me ndryshimet e pritura në Parlamentin Evropian mund të sjellë lëvizje pozitive.”, thotë Musliu për “Lajm”.
Edhe analisti Ramadan Ramadani mendon se zgjedhjet nuk do të sjellin ndonjë përfitim për qytetarët. “Përfitimi më I madh për qytetarët në përgjithësi dhe të shqiptarëve në veçanti do të ishte ndryshimi I qeverisë, ose I të paktën trendëve retrogene, siç janë keqpërdorimi I resursit njerëzor nga ana e VMRO-së që loz me tezat etnike”, thotë Ramadani për “Lajm”.
Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni do të mbahen më 27 prill, në të njëjtën ditë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. /Lajm

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item