VIDEO:Ekzekutohet lideri i ekstremit të djathtë në Ukrainë, nisin spekulimet

Një lider ultra- nacionalist ukrainas është vrarë pas një operacioni të forcave speciale. Sipas BBC, Oleksandr Muzychko, i njohur edhe si Sa...


Një lider ultra- nacionalist ukrainas është vrarë pas një operacioni të forcave speciale.
Sipas BBC, Oleksandr Muzychko, i njohur edhe si Sashko Bily, vdiq pas një përplasje me armë me policinë në një kafene në Rivne, në perëndim të Ukrainës.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme.
Ai ishte lideri i Sektorit të Djathtë, një grup i të djathës ekstreme, që ishte bërë i njohur gjatë protestave të fundit antiqeveritare.
Ndërkohë parlamenti i Ukrainës ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Ihor Tenyukh.
Ai ishte akuzuar për pavendosmëri përballë ndërhyrjes ruse në Krime.
Vrasja e Muzychko vjen pak orë pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov mbajti bisedime me homologun ukrainas, Andriy Deshchytsia. Ky ishte takimi i parë që kur Rusia ndërhyri në Krime.
Gjatë operacionit, Muzychko qëlloi mbi policinë, duke plagosur një prej tyre.
Policia iu përgjigj zjarrit dhe arriti ta kapë atë bashkë me tre të tjerë.
Ai ishte ende i gjallë kur u arrestua, por humbi më pas jetën.
Sektori i Djathtë ka deklaruar se do reagojnë pas kësaj vrasje, të cilën e kanë quajtur ekzekutim me pagesë, të urdhëruar nga ministria.
Një deputet ukrainas ka dhënë një version tjetër për ngjarjen. Ai thotë se lideri ekstremist është rrëmbyer dhe më pas u gjet i vdekur. Duart i kishte të lidhura dhe kishte dy plumba në zemër.
Sashko Bily ishte i kërkuar edhe në Rusi. Moska e shihte atë si një kërcënim për minoritetin rus në Ukrainë.
Muzychko ishte filmuar duke hyrë me një Kallashnikov në një sallë të këshillit bashkiak. Më pas ai kishte kërcënuar edhe një prokuror.

Related

Botë 4456189810800608626

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item