Valbona, turizëm në çdo stinë

Natyra e këtij Parku është e pasur me varitete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft sh...


Natyra e këtij Parku është e pasur me varitete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë. Ka një klimë malore me dimër të ashpër e reshje të pasura shiu e bore dhe me temperatura të ulëta e periudhë të gjatë me ngrica dhe erëra. Nga Mbaskollat dhe deri në Shoshan është e mbrojtur në mënyrë natyrore, ndaj temperatura mesatare në Dragobi është 10,7 gradë: e janarit -3 gradë dhe ajo e korrikut 20,4 gradë. Reshjet në Valbonë i kalojnë të 2082 milimetrat, ndërsa lartësia maksimale e dëborës ka shkuar deri në 224 centimetra me mesatare vjetore 94 centimetra.Lumi Valbona çan përmes luginën dhe burimet e saj gjenden në rrëzë të shpatit lindor të qafës me të njëjtin emër, ku ushqehet me burime karstike në lartësinë 1450 m. Nën ujëvarën e pragut të Valbonës, ujërat e këtyre burimeve zhduken nën zhavorre deri në hyrje të Rragamit. Nga ky fshat deri në atë të Valbonës (Selimaj) është 7 kilometra. Sipërfaqja e ujit mungon gjatë verës për shkak të natyrës karstike. Në sektorin e poshtëm, ndanë kalimit në pellgun e Tropojës, Valbona merr degët e rëndësishme, që janë lumi i Gashit (në Shoshan) dhe atë të Bushtricës (Bujan), që e pasurojnë atë më tej. Prurja në Dragobi dhe Gri është respektivisht 12.2 m kub në sek dhe 33.3 metra kub në sekondë. Prurjet maksimale janë në maj dhe lidhen me shkrirjen e borës, kurse prurjet minimale janë 3.7 metra kub në sekondë dhe 11 metra kub në sekondë. Prurjet janë më të mëdha në vjeshtë.
Ka toka të murrme pyjore mes lartësive 500-1200 metra; pastaj vijnë tokat e kadifenjta që shtrihen në shpatin e majtë të kësaj lugine nga Mbaskollata dhe deri në Shoshan në lartësinë 400-900 metra.
Lugina e Valbones eshte shpallur Park Kombetar ne janar te 1996. Ky park ka nje siperfaqe prej 8000 hektaresh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km ne veri – perendim te qytetit Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojes.
Kufizohet me Parkun Kombetar te Thethit dhe zonen natyrore të mbrojtur”Lumi i Gashit”. Territori i tij pershkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbone e Çerem.
Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte.Ka vlera të larta shkencore,turistike,shoqerore kuruese, të cilat pasurohen me një biodiversitet me rëndësi kombëtare dhe më gjerë.

Këtu bukuritë e natyrës marrin formën e majave shkëmbore të larta e imponuese me faqe të veshura me pyje mes të cilave shtrihen e ndihet rrjedha e përrenjëve edhe e lumit të Valbonës.
E parë nga lart të ofron imazhin e një krateri gjigand të zbukuruar mrekullisht me të gjitha ngjyrat e natyrës së gjallë.Në hyrje të kufirit lindorë,në afersi të Shoshanit, të impresionon një peisazh i rrallë për nga bukuria.
Këtu lumi i Valbones ngushtohet dhe duket sikur pret shkëmbin si me thikë.Valbona buron nga shpatet e malit të Jezerces,më e larta e Alpeve Shqiptare(2693.5m).Valbona është lumi më i madh i Alpeve që derdhet në Drin.Zbritjet e lumit nga Bjeshkët e Rragamit e Çeremit plot zhurmë e shkumëzim janë një impression i veçantë për turistët.Ai gjen qetësi në fshatin Valbonë për të vazhduar plot gjallëri drejt Dragobisë.Uji ështëe i pastër,i kthjellët,i rrëmbyeshëm dhe mjaft i tejdukshëm.
Në natyrën e larmishme ,të këtij terreni ju mund të praktikoni të gjitha llojet e sporteve ,të bëni turizëm e të argetoheni .Këtu do të gjeni borën e perjetëshme edhe gjatë verës ,do admironi ujvarat magjepsëse .Parku është i pasur me guva e shpella ,ku në njërën prej tyre në shpellën e Dragobisë  është strehuar Bajram Curri udheheqës i shquar popullor të kësaj treve.
Është zona më e ftohtë e vendit me dimër të gjatë e të ashpër.Periudha më e ftohtë është  dhjetor,  shkurt. Në disa raste temperaturat zbresin ne – 10° C deri ne – 20°C . Ka 70 – 100 ditë të akullta Bora arrin trashësinë nga 1,5m – 5m dhe zgjat 60 – 160 ditë.Vera është mjaft e freskët ,muajt më të nxehtë janë korriku dhe gushti  me temperaturë 30°C.Sasia e reshjeve vjetore shkon 2000 – 2500 mm dhe ne zonat e vecanta  mbi 3000 mm.

Relievi                            

Relievi paraqet 2 pamje të ndryshme.

Zona malore paraqitet me maja që lartësohen në formë kullash deri ne 2698 m lartësi (Jezerca) shumë të thepisura shpesh me pamje fasadash që bien pingul mbi luginën e Valbonës, por të veshura me drurë e me bimësi të ulët të luginave me borë të përjetëshme.
Zona fushore paraqet pamjen e tarracave lumore dhe zbret deri në 250 m. Në këto tarraca ndodhenen fshatrat Shoshan, Koçanaj, Paqe dhe Fushë-Lumë.

Flora dhe fauna

Tokat jane të kafejta, të hirta kafe, të murrme pyjore dhe livadhore malore. Për sa i përket florës dhe faunës është mjaft e larmishme. Diferencimet e mëdha mbi nivelin e detit në mes të zonës fushore e cila është (300m) dhe asaj malore (mbi 2000m), majave shumë të larta dhe luginave të thella, ekspozimit të shpateve ndaj rrezatimit diellor, përbërjes gëlqerore të shkëmbinjve, burimeve të shumta ujore dhe mikroklimave që krijohen, krijojnë kushte ideale për shumllojshmërinë e biodiversitetit. Në zonën fushore kultivohen mollët, kumbullat, qershitë, pjeshkët, arrat, rrushi etj. Në brezin e dushqeve mbretëron gështenja e cila është më e madhja ne ballkan, që nis nga Fierza kalon nëpër Komunën Margegaj dhe vijon deri në Pejë. Blirët gërshetohen me frashërat, panjat dhe lajthitë. Në qafmale gjendet mështekna, retuza, e cila është karakteristike për zonën e tundrës. Sipërfaqen më të madhe e zë druri i ahut. Lartësitë i zënë pishat si ajo e butë dhe e zezë, bredhi i bardhë dhe i zi. Kullotat alpine i zënë bimët e familjes gramore ku lulet formojnë qylyma të vërtetë shumëngjyrësh. Fauna është mjaft e larmishme, në përshtatje me ambjentin e bimësisë. Majat e xhveshura e kullotat alpine i popullon dhia e egër, atë të pishave dhe të ahut i popullon riqebulli, ariu, macja e eger, ujku, dhelpra, lepuri, nusja e lalës, derri i egër etj. Në atë të dushqeve gjendet shqarthi, baldosa, ketri. Nga shpendët ndeshen gjeli i egër, sokolët e bjeshkëve, qukapikët laramanë, dallëndyshet, shqiponjat etj. Lumenjtë i popullojnë lundërza dhe katër llojet e troftave.


Në zonën e Valbonës mund të themi se ekziston një turizëm i përvitshëm.Këtë e favorizon klima e përshtatëshme,relieve,akomodimi dhe mikëpritja. Në dimër,vizitori apo pushuesi do të gjej bardhësinë e borës,heshtjen e maleve,dhe gatimin tradicional.Pranvera është sinjali i një tjetër stine.Harlisja dhe shumëllojshmëria e ngjyrave, të sinjalizon për rilindjen e një jete të re.Vera e freskët dhe e harlisur,e bënë pushuesin apo vizitorin të gjej paqe e prehje të pa krahasueshme me ajrin e pastër dhe të freskët.Ndërsa vjeshta në Valbonë të huton me gjyrat e saja të pa kursyera si një penel i Van Gout.Dominon e verdha dhe kafja. Hoteleria,hanet dhe Izbat mikëpritëse i gjen të hapura në ç’do kohë.Akomodimi është bashkëkohor dhe i sigurtë. Ushqimi i bollshëm dhe tradicional.Valbona vazhdon të rrjedh në të katër stinët.E bukur,e kaltër,e vrullëshme dhe e begatë./ATSH

Related

Reportazhe 7577977120343033208

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item