UKRAINË – Kliçko: Të shpallet mobilizimi i përgjithsëm i ushtrisë përballë agresionit rus

Vitali Kliçko KIEV, 1 mars /ATSH-AFP/ – Një nga përgjegjësit kryesorë politik ukrainas, ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitçko, i kërk...

Vitali Kliçko
KIEV, 1 mars /ATSH-AFP/ – Një nga përgjegjësit kryesorë politik ukrainas, ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitçko, i kërkoi sot parlamentit që të shpallë mobilizimin e përgjithshëm përball asaj që ai e cilësoi si një agresion rus ndaj Ukrainës.
“Parlamenti duhet t’i kërkojë komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura që të shpallë mobilizimin e përgjithshëm të ushtrisë pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës”, deklaroi Vitali Kliçko, në një komunikim për shtyp. Ai kërkoi gjithashtu një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërkohë që në Moskë, Këshilli i Federatës miratoi përdorimin e ushtrisë ruse në Ukrainë./

/G.S/

Related

Botë 6069637216486779420

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item