UKRAINË – Khodorkovski: Rusia po bën një gabim me përmasa historike

          Ish-oligarku rus dhe opozitar i Kremlinit Mikhail Khodorkovski u shpreh sot në Kiev se Rusia po kryente një gabim tepër të madh hi...

    

     Ish-oligarku rus dhe opozitar i Kremlinit Mikhail Khodorkovski u shpreh sot në Kiev se Rusia po kryente një gabim tepër të madh historik duke ndërhyrë në proceset politike në Ukrainë.
     ”Ndërhyrja e vrazhdë e Rusisë në proceset revolucionare në Ukrainë ishte një gabim i madh historik”, deklaroi Khodorkovski përpara studentëve gjatë një konference në universitetin politeknik në Kiev në një sallë të mbushur plot.
     Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç është shkarkuar në fund të shkurtit pas tri muaj protestash të paprecedenta kundër regjimit të tij që shkaktoi gjakderdhje në qendër të Kievit me vdekjen e më tepër se 100 personave.
     Rusia e priti presidentin e përmbysur i cili ishte larguar nga Kievi dhe të cilin ajo vazhdon ta konsiderojë si të ligjshëm dhe miratoi përdorimin e forcës në Ukrainë, gadishulli separatist i të cilës, Krimeja, është pushtuar që prej fundit të shkurtit nga trupat ruse.
     ”Rusia krijoi një precedent të rrezikshëm përpara së gjithash për veten e saj. Ajo ka probleme të shumta të ngjashme me Ukrainën dhe nuk mund të përjashtojmë që teknologjitë e vëna në zbatim në rusi nuk do të kthehen një ditë kundër saj”, theksoi ai.
    Ai tha gjithashtu se tashmë për zgjidhjen e problemit të Krimesë do të duhen dekada.

Dje, Khodorkovski, i amnistuar nga presidenti rus në dhjetor pasi vuajti një dënim prej 10 vjetësh burg, foli në sheshin “Maidan”, qendra e lëvizjes kontestuese në Kiev, ku ai akuzoi Rusinë se ka miratuar represionin që çoi në vdekjen e dhjetëra manifestuesve gjatë protestave që rrëzuan presidenin Viktor Janukoviç. /ATSH-AFP/

Related

Botë 508321798989806494

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item