UKRAINA / Në arkivat e fshehtë të Bill Clintonit: “Një pakt euro-atlantik me Moskën”

Dokumentat e deklasifikuar / Siguria e përbashkët dhe marrëveshjet ekonomike: planet e presidentit të SHBA Ennio Caretto* Moskë, 14 janar 19...

Dokumentat e deklasifikuar / Siguria e përbashkët dhe marrëveshjet ekonomike: planet e presidentit të SHBA
Ennio Caretto*

Moskë, 14 janar 1994. Presidenti amerikan, Bill Clinton, ai rus, Boris Jelsin dhe ukrainas, Leonid Kravchuk firmosin marrëveshjen e carmatimit bërthamor të Ukrainës. Eshtë fillimi i kthesës në marrëdhëniet e vështira Moskë-Kiev, që do të cojë tek një tjetër firmë, atë të Memorandumit për garancitë e sigurisë, në 5 dhjetor 1994 në Budapest. Me atë memorandum, Amerika dhe Rusia angazhohen të respektojnë kufijtë ukrainas. Eshtë një triumf për Clintonin, që nga njëra anë është i zënë me luftërat në Ballkan dhe nga ana tjetër me krizën e radhës izraelito-palestineze, që të dyja rrezikojnë rendin e ri europian, që ai dëshiron të ndërtoj. Presidenti amerikan ka ndërmjetësuar për dy vite mes Moskës dhe Kievit, por e di mirë që ka fituar vetëm betejën e parë të një fushate shumë të vështirë.
E demonstrojnë dy dokumenta të Shtëpisë së Bardhë, të dhjetorit 1993, të bërë publikë së fundi nga Biblioteka Clinton, me titull “Politika amerikane kundrejt Europës Qendrore dhe Lindore”. Njëzetë vjet më vonë, leximi i tyre të ndricon jo pak. Pavarësisht mirëkuptimit mes Clintonit dhe Jelsinit, Shtëpia e Bardhë druhet se mos Rusia kërkon një lloj protektorati mbi Ukrainën dhe republikat e tjera sovjetike. Dokumentat nuk aludojnë për mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake ruse në Kiev në rast krize, por duke iu referuar në mënyrë eksplicite Moskës pohojnë nevojën për “të vendosur parimin që asnjë shtet nuk ka të drejtën të mbrojë minorancën e tij etnike në një shtet fqinj”, pikërisht arsyeja që ka përdorur Putini për pushtimin e Krimesë në ditët e fundit.
Të drejtat e njeriut
Sipas dokumentave, është Organizata për Sigurinë dhe bashkëpunimin në Europë, OSCE me seli në Varshavë, që i takon mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në ata që i quajnë NIS (shtetet që sapo kanë fituar pavarësinë), mes të cilëve Ukraina. “OSCE duhet të ketë prioritetin në këtë drejtim, dhe Komisari i lartë për minorancat duhet që të mbështetet. Ndalohen ndërhyrjet e njëanshme…  OSCE duhet të marrë pjesë gjithashtu në parandalimin e konflikteve dhe misionet e saj afatgjatë duhet të përfshijnë edhe ushtarakë. Duhet që të pajiset me shërbim të fshehtë, logjistikë dhe komunikime për të forcuar grupin e reagimit të shpejtë, për të cilin u diskutua në Romë”. Operacionet shumëpalësh, bëjnë të ditur dy dokumentat, mund të jenë më efikasë. Shtëpia e Bardhë, megjithatë është e vetëdijshme që OSCE mund të dështojë, dhe për t’i lehtësuar suksesin i propozon presidentit Clinton që “të krijojë një ndjesi stabiliteti dhe sigurie në Europën Qendrore dhe Lindore dhe të vendosë një urë mes saj dhe Rusisë, si dhe vendeve që sapo kanë fituar pavarësinë, duke mos lejuar ngritjen e barrierave të reja”. Si? “Duke i integruar të gjithë. Rusia dhe Ukraina në krye, në një sistem euro-atlantik sigurie ku marrëdhëniet mes shteteve të jenë paqësore dhe konstruktive, ashtu si ato të vendeve anëtarë të NATO-s”.
Shtete satelitë
NATO, shtojnë dokumentat, “në këtë kuadër mund të zhvillojë operacione paqeruajtës dhe menaxhimi krizash, tashmë jo vetëm me mandat të OKB, por edhe OSCE-së”. Për këtë qëllim “është urgjente që ne të nxisim marrëveshjet mes qeverive të ndryshme”. Në retrospektivë, këto propozime Clintonit iu dukën ambicioze. Por i përgjigjeshin asaj që presidenti amerikan e kishte pagëzua “demokracia e brezit të dytë”, epoka e reformave politike, ekonomike dhe sociale në ish vendet komunistë, përfshirë Ukrainën. Shtëpia e Bardhë donte që të të gjithë këta vende “të shihnin që Amerika është me ta për një kohë të gjatë”, dhe do i ndihmojë, ashtu sic do i ndihmojë dhe Bashkimi Europian.
Në dokumenta premtohet “krijimi i një Instituti të demokracisë, qeverisës dhe privat njëkohësisht, me seli në Uashington, dhe krijimi i një Komisioni të demokracisë në ambasadat amerikane në mbështetje të progameve ndëretnikë dhe ndërajonalë”. Sugjerohet mobilizimi i shpejtë i OJF-ve. Projekti është ambicioz dhe i mbështetur edhe nga Europa perëndimore, por, sic informohet Clintoni përmes dokumentave, jo nga Europa Qendrore dhe Lindore, ish shtetet satelitë të BRSS. Disa prej tyre vazhdojnë të shohin tek Rusia një armik dhe në futjen e tyre në NATO, një garanci që nuk do i nënshtrohen më kurrë asaj. Për këtë arsye, Shtëpia e Bardhë kërkon “një koordinim në rritje mes BE dhe organizmave të tjerë rajonalë, si ai ekonomik i Detit të Zi, që udhëhiqet nga Rusia dhe nga Ukraina”.
Dhe nënvizon që “nga ana jonë nuk duhet të ketë dallim në rajtimin mes vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore si dhe shteteve që sapo kanë fituar pavaësinë. Vec kësaj, ashtu sikurse Rusia nuk mund të ketë të drejtën e vetos mbi vendimet e ish shteteve të saj satelitë, ashtu edhe ish shtetet satelitë nuk mund të vihen kundër Rusisë”.
Jo planit Marshall
Ai që dokumentat e përjashtojnë në mënyrë eksplicite është një Plan i ri Marshall që të përfshijë Europën Qendrore dhe Lindore si dhe shtetet që sapo kanë fituar pavarësinë, dhe që të hidhte themelet për një rimëkëmbje ekonomike paneuropiane dhe një paqe jetëgjatë. SHBA nuk kanë më mjete. Mund të nxisin vetëm investime privatë, të japin hua, të promovojnë ndërtimin e infrastrukturave transrajonale, e kështu me radhë. “Ndonëse në 1989 procesi i reformës ka patur progres të fortë – është konkluzioni – sidoqoftë suksesi nuk është ende i sigurtë”. Shtëpia e Bardhë është e vetëdijshme që, nëse reformat do të ishin të pjesshme apo shumë të ngadalta, mund të shpërthenin konflikte. Por nuk ndalet në vatrat e mundshme të tensionit. Në periudhën menjëherë pas Luftës së Ftohtë, është e përqëndruar në Europën lindore dhe Rusinë.
Në dritën e kësaj dosjeje, administrata Clinton mund të shfaqet shumë optimiste, në mos jorealiste. Por në vitet nëntëdhjetë, vite lufte por edhe shprese, ndodhën ndryshime të mëdhenj. Ndër arsyet përse nuk vazhduan, përmenden padyshim terrorizmi dhe kriza financiare e vitit 2008. Por përmenden edhe ndryshimi i krerëve në Uashington dhe Moskë. Pas një muaji mjalti të shkurtër, marëdhëniet mes Bushit të vogël dhe Putinit u prishën dhe Obama nuk diti t’i përmirësojë. Parandalimi i krizave nuk është shfaqur më në axhendën e Amerkës, aq më pak në atë të BE-së. Putini ka mundur kështu t’i rikthejë Rusisë ëndrrën e superfuqisë, dhe të vërë veton për shkëputjen e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, nga sfera e tij e influencës.
* Corriere della Sera
bota.al

Related

Shtypi i huaj 5527402565897851075

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item