TURQI – Zgjedhjet presidenciale më 10 gusht

ANKARA, 8 mars /ATSH-MIA/ – Turqia do të organizojë zgjedhjet presidenciale më 10 gusht, pasi të përfundojë mandati shtatëvjeçar i shefit ak...




ANKARA, 8 mars /ATSH-MIA/ – Turqia do të organizojë zgjedhjet presidenciale më 10 gusht, pasi të përfundojë mandati shtatëvjeçar i shefit aktual të shtetit, Abdullah Gul, njoftoi sot kabineti i kryeministrit turk, Recep Tayip Erdogan.
Balotazhi presidencial do të mbahet më 24 gusht, nëse asnjë nga kandidatët nuk e fiton shumicën e nevojshme në votimin e 10 gushtit.
Kjo do të jetë hera e parë në Turqi që presidentin e shtetit e zgjedhin qytetarët në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe jo Parlamenti.

Gul do të mund të kandidojë për mandat të ri, i cili do të zgjatë pesë vjet, por ende nuk ka konfirmuar nëse do të hyjë në garën zgjedhore.

Related

Botë 6897888603429157402

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item