Trupat ruse drejt Ukrainës

Parlamenti rus miratoi kërkesën e Presidentit Valdimir Putin për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë ‘në mbrojtje të qytetarëve dh...


Parlamenti rus miratoi kërkesën e Presidentit Valdimir Putin për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë ‘në mbrojtje të qytetarëve dhe të personelit ushtarak rus’ në Gadishullin e Krimesë.

Numri një i Kremlinit argumentoi kërkesën e tij me nevojën për mbrojtjen e banorëve të etnisë ruse në Gadishull, për qetësimin e situatës si dhe për sigurinë e bazës ushtarake ruse dhe gjithë personelit të saj të vendosur qytetin jug-perëndimor të Krimesë, Sevastopol.
Ndërkohë, në Kiev presidenti i përkohshëm, Oleksandr Turchynov thërriti në mbledhje urgjente këshillin e sigurisë kombëtare për të diskutuar mbi hapat që do të ndjekë Ukraina pas vendimeve të fundit në Moskë.
Vendimi për dërgimin ose jo të trupave do të diskutohet në Dhomën e Lartë dhe të Ulët të Dumas.
Më parë, Kryeministri i ri pro-rus i Krimesë, Serghiei Aksionov i ka kërkuar ndihmë presidentit rus Vladimir Putin për të “risjellë paqen dhe qetësinë” në rajon.
“Në kuadër të përgjegjësive të mia për jetën dhe sigurinë e qytetarëve, i kërkoj presidentit Putin që të na ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe qetësisë”, ka thënë Aksionov në një fjalim televiziv.
Megjithëse nuk ka asnjë vendim zyrtar, Kievi deklaron se Moska ka rritur ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Krime. Sipas Ministrit ukrainas të Mbrojtjes në qeverinë e përkohshme, të dalë pas rrëzimit të Yanukovych rreth 6 mijë trupa shtesë ruse kanë zbarkuar në Gadishull, ndërsa Presidenti i përkohshëm, Oleksandr Turchynov kërkoi ndaljen e provokimeve nga ana e Rusisë, të cilat sipas tij kanë si objektiv tërheqjen e Ukrainës në një konflikt të armatosur për të legjitimuar aneksimin e Krimesë.
Të premten Presidenti amerikan, Barack Obama paralajmëroi Moskën se një ndërhyrje e mundshme ushtarake në Ukrainë do të ketë kosto të madhe për të.
“Tashmë jemi thellësisht të shqetësuar nga raportimet mbi lëvizjet ushtarake të ndërmarra nga Federata Ruse brenda Ukrainës. Kjo sjellje do të përbëjë një shkelje të pastër të angazhimit të Rusisë për të respektuar pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës, si dhe ligjet ndërkombëtare” ”, tha presidenti Barack Obama, gjatë një deklarate televizive nga Shtëpia e Bardhë.
Obama tha se çdo dhunim i sovranitetit të Ukrainës dhe integritetit territorial të saj do të ishte “thellësisht destabilizues” dhe paralajmëroi se “Shtetet e Bashkuara do të jenë përkrah komunitetit ndërkombëtar në afirmimin se do të ketë kosto tepër të mëdha në rast të ndonjë ndërhyrjeje ushtarake në Ukrainë”.
Po të premten, Presidenti i rrëzuar, Viktor Yanukovych bëri daljen e tij të parë publike që pas rrëzimit. Nga Rusia ai tha se nuk e njeh qeverinë e re dhe se do të vazhdojë të luftojë për Ukrainën. /TCH/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item