Të krahasosh Putinin me Hitlerin? Schwarzenberg thotë ”po”

Karel Schwarzenberg VJENË, 3 mars /ATSH-AFP/ – Gjatë një interviste për të përditshmen austriake “Österreich”, ish-shefi i diplomacisë çeke,...

Karel Schwarzenberg

VJENË, 3 mars /ATSH-AFP/ – Gjatë një interviste për të përditshmen austriake “Österreich”, ish-shefi i diplomacisë çeke, Karel Schwarzenberg paralelizoi presidentin rus Vladimir Putin me Adolf Hitlerin, pas përkeqësimit të krizës në Ukrainë,
“Ajo që po ndodh në Ukrainë është një përsëritje e historisë”, vlerësoi Schwarzenberg duke kujtuar pushtimin që bëri Gjermania naziste ndaj Austrisë, Çekosllovakisë dhe Polonisë.
Me miratimin që i dha të shtunën senati rus një kërkese për ndërhyrje ushtarake të paraqitur nga Vladimir Putin, kriza në Ukrainë shfaqet tashmë si një nga konfliktet më të rënda mes vendeve perëndimore dhe Moskës që prej Luftës së Ftohtë.
“Sikurse Putini dëshironte të pushtonte Krimenë, kishte nevojë për një pretekst dhe shpjegoi se bashkëpatriotët e tij ishin të shtypur”, shpjegoi Karel Schwarzenberg për të përditshmen austriake duke shtuar se rusët e Krimesë nuk janë viktima të asnjë lloj diskriminimi.
“Kur Hitleri dëshironte të aneksonte Austrinë, ai shpjegoi se gjermanët që banonin aty ishin të shtypur”, vazhdoi Schwarzenberg, personalitet politik i krahut të djathtë, proevropian dhe ministër i Punëve të Jashtme çeke nga viti 2007-09 dhe më pas 2010-13.
Karel Schwarzenberg, 76 vjeç, vlerësoi se “Evropa duhet të negociojë me Putinin dhe t’i shpjegojë se bëhet fjalë për një dhunim të ligjit të cilin ajo nuk do të lejojë që të ndodhë”./

/G.S/  a.jor.

Related

Botë 6067155108317775179

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item