SPECIALE “AMERICAN GANGSTERS” / Mbretëria e mëkatit

“Në këtë gjë që bëjmë ne, duhet të përdorësh gjithmonë trurin, dhe duhet të përdorësh gjithmonë armën”. Kjo ishte këshilla e bosit të pamësh...


“Në këtë gjë që bëjmë ne, duhet të përdorësh gjithmonë trurin, dhe duhet të përdorësh gjithmonë armën”. Kjo ishte këshilla e bosit të pamëshirshëm të mafias së Filadelfias, “Little Nicky” Scarfo për nipin e tij, Phil Leonetti, i cili eci shumë përpara dhe bëri gjëra të mëdha në botën e paligjshme të Qytetit të Dashurisë Vëllazërore. “Phili i Cmendur” e mësoi shumë herët që sekretet, urtësia, dhuna dhe rryshfeti ishin celësat për t’u bërë “njeri i respektuar” si xhaxhai i tij, Nicky. Që kur ishte fëmijë, i shihte mashtruesit si figura tmerrësisht joshëse – tipa të rregullt por me armë në brez – të cilët rrethanat i detyronin të bënin zgjedhje të vështira për të mbijetuar.
Dhe nuk ishte i vetëm në këtë këndvështrim për botën.
Prohibicionizmi e kishte pastruar imazhin e Robin Hood-it që kishte mafia dhe i kishte pasuruar gangsterët përtej cdo imagjinate.
Sigurisht që ishin banditë, por Sindikata siguronte mallra dhe shërbime – alkool, narkotikë, seks dhe bixhoz – kërkesa për gjithë këto ishte shumë e lartë, por oferta e vogël. Vec kësaj, askush nuk lëndohej – përvec gangsterëve të tjerë. Kështu që, ishte e lehtë të largoje sytë nga ky realitet i zymtë: Mafia ushqehej me vrasje, korrupsion, lakmi dhe tradhëti dhe ajo vinte në rrezik vetë zemrën e kombit amerikan.
Nën magjinë e Mafias
Edhe njerëz të famshëm si Frank Sinatra, Elvis Presley, Dean Martin, Lana Turner, Donna Reed dhe Phyllis McGuire u bënë pre e magjisë së Mafias. E pabesueshme, por idhuj të Hollyëoodit kaë qenë krenarë të quajna vrasës të pamëshirshëm, si miqtë apo edhe të dashurit e tyre!
Kur bosi i familjes Colombo, Andreë “Andy Mush” Russo u kontrollua nga agjentët e FBI në 2011, aktori James Caan, që luante rolin e Sonny Corleones tek “Kumbari”, ofroi që të paguante për lirimin e tij. Djali i tij, ylli i shfaqjes televizive “Hawaii Five-O”, Scott Caan e quajti Russon “mik të jashtëzakonshëm, më i miri që një njeri mund të ketë”.
Por, e vërteta është që mafiozët nuk kanë miq – apo skrupuj të cfarëdolloji. Ish prokurori federal, James Ëalden e quan Mafian “një grup minjsh që hanë cdo gjë që u del përpara, përfshirë njërit-tjetrin”. Një detektiv veteran në New York City thotë: “Kodi i Nderit i Mafias është një legjendë. Ata vrasin vëllezërit, kushërinjtë, dhe xhaxhallarët e dajat. Aksioni i vetëm i Cosa Nostra-s është tradhëtia. I vetmi rregull i vërtetë është: Kërko Numrin Një”.
Me kalimin e viteve, agjencitë e zbatimit të ligjit kanë shfrytëzuar interesat egoiste të mafiozëve për të gjunjëzuar Sindikatën e krimit. Të gjendur përballë ekzekutimit apo burgimit të përjetshëm, ata kanë cicëruar si kanarina për të shpëtuar lëkurën e tyre dhe për të ndihmuar në burgimin e “goodfellas”.
Si rezultat, ndikimi i mafias në sipërmarrjet e mëdha kriminale të SHBA është dobësuar. Banda të reja, më të pamëshirshme dhe të etura për gjak, kanë zënë terrenin që dikur i përkiste Cosa Nostra-s. Me forcimin e mafias së pamëshirshme ruse dhe karteleve latinë të drogës, kohët e lavdishme të kumbarëve kanë ikur tashmë, dhe sot ata mbretërojnë në një mbretëri të tkurrur të mëkatit. Mbani mend cfarë i tha Tony Soprano të tijëve? “Eshtë shumë mirë të fillosh dicka nga poshtë. Unë erdha shumë vonë. Por kohët e fundit, po kam ndjesinë që kam ardhur në fund. Më e mira ka kaluar”.

AMERICAN GANGSTERS (II) / Alkool, plumba dhe gjak: Kështu e pushtoi mafia Amerikën



PJESA E DYTE
Në 17 janar 1920, hyri në fuqi Amendamenti 18 i Kushtetutës së SHBA. Kish ardhur Prohibicionizmi. Alkooli ishte i paligjshëm – dhe Amerika kishte ndryshuar një herë e përgjithmonë.
Kaq të bindur ishin dashamirët në Kongres që alkooli ishte në origjinë të të gjithë krimeve, saqë disa qytete shkuan aq larg sa të shisnin qelitë e tyre, pasi menduan se nuk do të nevojiteshin më. Por, në fakt duhet të kishin ndërtuar më shumë të tilla.
Kriminelët morën kontrollin gjatë “Eksperimentit Fisnik” të Amerikës, që zgjati deri në viti 1933, duke ofruar një oqean me alkool për një komb ende të etur. Miliona të paimagjinueshme përfunduan në familjet e Mafias, bandat e hebrenjve, ato të irlandezëve si dhe të paligjshmëve të tjerë që u shndërruan në baronët e birrës gjatë viteve Njëzetë.
Afro 30 mijë lokale “speakeasy”, që morën këtë emër për shkak se duhej të pëshpërisje një fjalëkalim për të hyrë brenda, u hapën në qytetet e mëdha, por edhe në ata më të vegjlit. E pabesueshme, por edhe presidenti Harding kishte një sasi pijesh alkoolike të fshehura në Shtëpinë e Bardhë. Një tjetër tregues që Prohibicionizmi ishte id estinuar të dështonte, ndodhi në një rast kondrabandizmi në Los Angeles: Gjykatësit i pinë të gjithë provat! 12 burrat e etur argumentuan se kishin qenë thjeshtë duke testuar sasinë e konfiskuar për të përcaktuar nëse përbande alkool apo jo, që në fund vendosën se përmbante. Cështja u mbyll.
Në Chicago, i forti i Mafias, Al Capone dhe banditi rival irlandez, Bugs Moran i lëviznin papushim kamionët me pije alkoolike, duke i shtuar edhe kontrabandën veprimtarisë së tyre të bixhozit, grabitjeve dhe prostitucionit.
Në Detroit, Purple Gang, banda vrastare që përbëhej kryesisht nga banditë hebrenj dhe e lidhur me Al Caponen, fuste kontrabandë uiski nga Kanadaja.
Lordi i krimit, Arnold Rothstein mbikëqyrte disa rrugë detare që furnizonin lokalet e Nju Jorkut. Ndër personat që ai favorizonte, ishin edhe mbretërit e ardhshëm të Mafias, Lucky Luciano, si dhe miku i këtij, Meyer Lansky.
Në Atlantic City, politikani super i korruptuar Enoch “Nucky” Johnson e shpalli hapur rezortin e tij në bregdet një parajsë për të eturit. “Kemi uiski, verë, gra, këngë dhe makina bixhozi. Njerëzit i duan”, deklaroi Johnson, qyteti i të cilit ishte një pikë mbërritjeje për pijet alkoolike që vinin nga përtej oqeanit.
Në të gjithë Amerikën, vrasës të mafias, emrat e të cilëve do të shndërroheshin në famëkeqë, iu kthyen kontrabandës. Ishte simpatiku Jonny Roselli që ndihmonte yjet e Hollyëoodit të shijonin një pije. Armiku Publik Nr. 1, Dutch Schultzi i Neë Yorkut nisi luftën me rivalët e tij, Legs Diamond dhe “Qeni i Cmendur” Coll për shpërndarjen e alkoolit. Simpatiku Bugsy Siegel do ta niste me kontrabandën e alkoolit dhe më vonë do ta shndërronte Las Vegasin në një qytet të mafias.
Në Cincinnati, avokati George Remus, që besonte se ishte frymëzimi për librin e F. Scott Fitzgerald “Getsbi i Madh”, u pasurua aq shumë, saqë në një festë të madhe që organizoi, i dhuroi cdo mysafiri një orë me diamant dhe secilës prej bashkëshorteve të tyre, një makinë të re.
Në Tampa, Florida, gjiret e shumtë të qytetit u shndërruan në parajsa të trafikantëve që sillnin pije alkoolike nga Kuba, Meksika dhe Bahamas.
Edhe policë të korruptuar – dhe kishte shumë të tillë – hynë në veprim. Një polic nga Uashingtoni në Seattle, Roy Olmstead u shndërrua në mbret të zonës duke trafikuar alkool nga Kanadaja. Fitoi më shumë në një javë, nga sa do të fitonte në 20 vjet si polic!
Në vend që të fishonte një kryqëzatë morale kundër alkoolit, Prohibicionizmi inkurajoi më shumë imoralitetin. Për t’u fajësuar ishte vecanërisht mungesa e zbatimit, që coi në ngritjen e Mafias, anëtarët e të cilës si Capone, përdorën rryshfetin, intimidimin, dhe vrasjes për të qëndruan në biznes dhe eleminuar konkurrencën.
5000 jetë njerëzish u humbën gjatë Prohibicionizmit në vrasje që lidheshin me kontrabandën, mes bandave rivale. Afro 800 gangsterë gjetën vdekjen vetëm në rrugët e Chicagos, ku ngjarja më e famshme është ajo e Ditës së Shën Valentinit në 1929.
Shtatë persona që i përkisnin bandës së Bugs Moranit u reshtuan në murin e një garazhdi dhe u pushkatuan me automatikë nga vrasës të urdhëruar prej Al Capones. Brutaliteti i kësaj ngjarjeje e tronditi kaq shumë Amerikën, saqë dhe vetë gangsterët u shqetësuan. Kështu, ata vendosën të mblidhen në Atlantic City tre muaj pas Masakrës së Ditës së Shën Valentinit për të gjetur një mënyrë për ndaljen e vrasjeve të njëri-tjetrit dhe për të vazhduar të fitonin para.
Erdhën nga të katër anët. Aty ishte Capone, që madje dhe pozoi për fotografët në Bulevardin e qytetit. Meyer Lansky, i sapomartuar, solli me vete bashkëshorten Anne dhe zuri Suitën presidenciale në Breakers Hotel. Ishte ai që e kishte thirrur mbledhjen. Erdhi dhe miku i tij, Luciano, ashtu si dhe të mëdhenjtë e mafias, Frank Costello, Vito Genovese dhe Albert Anastasia. Edhe Dutch Schulz dhe Bugsy Siegel ishin të pranishëm në takim, pëprjekja e parë kjo për krijimin e një Sindikate Kombëtare të Krimit.
Bosi i qytetit, Johnson, garantoi që nuk do të kishte prani të policisë.
Gjatë tre ditëve të para të takimit, pati një raund konstant festash në hotel, teksa Johnson ofroi sasi të mëdha alkooli, ushqimesh dhe vajzash për argëtim. Për mysafirët që kishin sjellë bashkëshortet apo të dashurat, Johnson u ofroi atyre kapela gëzofi si dhuratë.
Por pas festave, erdhi koha e biznesit.
Kishte shumë tema të rëndësishme për të diskutuar, përfshirë konkurrencën konstante të bandave rivale për pijet e importit, dëshirën për t’i dhënë fund dhunës dhe cfarë të bëhej me biznesin e pijeve alkoolike kur të merrte fund Prohibicionizmi.
Delegatët e Atlantic City i kryen diskutimet e tyre më seriozë në sallat e konferencave të Hoteleve Ritz dhe Ambassador. Por disa bisedime joformalë u zhvilluan jashtë, me delegatët që hiqnin corapet, përvishnin pantallonet dhe diskutonin gjatë shëtitjeve në plazh.
U morën vendime për të ndalur konkurrencën me njëri-tjetrin, për të maksimizuar fitimet dhe zhvilluar një monopol mbarëkombëtar në trafikun e pijeve të paligjshme.
Kur të merrte fund Prohibicionizmi, bosët vendosën që do të organizoheshin në organizata bashkëpunimi, duke investuar në fabrika të ligjshme pijesh, në distileri si dhe kompani të importit të pijeve alkoolike.
Delegatët diskutuan edhe për interesin në rritje në veprimtarinë e bixhozit, si bastet, garat me kuaj dhe kazinotë. Për krimin e organizuar, ditët e lavdishme ende s’kishin marrë fund dhe, me arkat e mbushura prej fitimeve të Prohibicionizmit, gangsterët i zgjeruan perandoritë e tyre dhe prekën pothuajse cdo aspekt të jetës së Amerikës.
Kishte dhe një vendim të fundit që morën delegatët në Atlantic City. Në një pikë, ata vendosën që dy bosët më të fuqishëm të Mafias në Amerikë, Salvatore Maranzano dhe Joe Masseria, të cilët të dy nuk ishin ftuar në takim, do të duhej të “iknin”. Ata konsideroheshin “Mustache Petes”, domethënë të vjetëruar tashmë, aspak të gatshëm të merreshin me gangsterë që nuk ishin italianë, dhe jo të prirur të ndryshonin. Ditët e tyre po merrnin fund. Po shkonin drejt një fundi të dhunshëm.

American Gangsters (III) / Tradhëtia dhe terrori krijuan mafian moderne



PJESA E TRETE
Ishte një luftë që e humbën të dy palët – por gangsteri Charles “Lucky” Luciano fitoi! Rezultati e ndryshoi një herë e përgjithmonë fytyrën e mafias dhe krimit të organizuar në SHBA.
E njohur si Lufta Castellammarese, sipas fshatit bregdetar në Sicili eksporti kryesor i të cilit në drejtim të Amerikës ishte ai i kumbarëve të famshëm, lufta për pushtet e mafias vendosi Giuseppe “Joe the Boss” Masseria, i vetëshpallur “kapo i të gjithë kapove” kundër Salvatore Maranzanos, i cili donte vendin e Joes.
Për banditët e Viteve Njëzetë, Masseria dhe Maranzano ishin “Mustache Petes”, bosë të kohëve të shkuara të Nju Jorkut, të cilëve nuk u pëlqenin ndryshimet dhe refuzonin të bënin biznes me cdokënd që nuk ishte italian. Më të rinjtë shihnin fitime në bizneset me të këqinjtë irlandezë dhe hebrenj – por Joe dhe Sal as nuk donin të dëgjonin.
Dhe dyshja e tmerrshme kishte dicka tjetër të përbashkët, përvec urrejtjes së ndërsjellë: një lakmi të pafre dhe një etje për pushtet. Rivaliteti i tyre në kontrabandë, që kish shkaktuar luftime të përgjakshëm, u shndërrua në një luftë totale në 26 shkurt 1930, kur Masseria ngriu në kuptimin e plotë të kësaj fjale, një shitës akulli.
Ai quhej Gaetano Reina. Kishte grupin e vet mafioz, që shërbente akull për banorët e Bronksit si dhe lokalet ku ofrohej alkool. Njerëzit kishin nevojë për dikë që t’i furnizonte me akull në kohët përpara frigoriferit dhe mafia nisi të përfitojë, duke u bërë biznesmenëve dhe familjeve të tyre oferta që ata nuk mund t’i refuzonin.
Reina i ishte betuar për besnikëri Masserias, por për shumë vite kish punuar në fshehtësi si agjent i dyfishtë, si dhe duke i dhënë informacione bashkëfshatarit të tij Maranzano, i cili ishte lindur në Casellamare. Por, me kalimin e kohës, Joe the Boss i kuptoi gjërat. Teksa Reina po largohej nga apartamenti i të dashurës së tij në Bronks, u përshëndet me një shotgun. Maranzano u përgjigj duke shpallur luftë – dhe të gjithë morën “dysheqet”, duke u armatosur teksa skuadrat e rivalëve bridhnin nëpër qytet.
Numri i vrasjeve në Nju Jork në vitin 1930 pësoi rritje të madhe: 421 vrasje, një rritje me 18 përqind në krahasim me 1929. Të paktën 66 prej vrasjeve ishin të lidhura me bandat, të gjitha të pazbardhura. Në pranverën e 1930, detektivët kishin përveshur mëngët dhe po merreshin me vrasjet e baronit të klubeve të natës, Frankie Marlou, bosit të veshjeve Jacob Orgen dhe mbretit të mafias në Manhatanin e poshtëm, Abe Uagner, i cili ishte kaq i guximshëm, saqë një herë një prej të tijëve qëlloi me shpullë djalin e Masserias! Gabim i madh. Shkoi në atë botë kur dikush hyri me forcë në shtëpinë e tij në Hotel Hatfield në Manhatan dhe nisi të qëllojë me armë.
Më pas erdhi një atentat në Club Abbey, pornë e Ouney Maden, i cili menaxhonte dhe famëkeqin Cotton Club në Harlem. Në këtë incident pati shumë dëshmitarë, por policët raportuan se askush nuk pa asgjë. Prostituta e mafias Vivian Gordon, e cila drejtonte aksionet e shantazhit dhe seksit, u gjet e masakruar në një park. Më në fund, publiku dhe politikanët po fillonin të vinin re atë që ndodhte.
Edhe Lucianos, një prej njerëzve më afër Masserias, i kish ardhur në majë të hundës. Lufta po i dëmtonte biznesin. Ai bëri një pakt me Maranzanon. Do të vriste Masserian, por dhunës mes bandave i duhej dhënë fund. Nuk mund të kishte më raprezalje. Në 15 prill 1931, Joe the Boss shkoi për drekë me Lucianon në restorantin Coney Island. Të dy shijuan një drekë shumë të përzemërt. Masseria nuk e dinte, por në vend të ëmbëlsirës do të merrte plumba!
Të dy filluan të luajnë me letra. Lucky kërkoi falje se do të shkonte në tualet, teksa njerëzit e tij hynë brenda. Dy plumba në kokë dhe një në zemër e lanë Masserinë të vdekur përtokë – me asin spathi të shtrënguar në dorë! Kur doli nga tualeti, Lucky bëri sikur u trondit, duke këmbëngulur se nuk kish dijeni për atë që kish ndodhur. U raportua se vrasësit ishin njerëz të Lucianos, Albert Anastasia, Vito Genovese, Joe Adonis dhe Bugsy Siegel. Maranzano e mbajti fjalën. I dha fund luftës, shpalli se do i falte armiqtë e tij dhe u vetëkurorëzia “bos i të gjithë bosëve”.

Një “komision” i mafias

Por ky titull nuk zgjati shumë. Luciano mësoi se mbreti po planifikonte ta hiqte qafe – bashkë me mafiozë të tjerë përfshirë Al Caponen – që mund të ishin rrezik për lidershipin e tij. Luciano veproi i pari dhe porositi tre vrasës, që ia ofroi partneri i tij Meyer Lansky, të vizitonin zyrat e Maranzanos në 10 shtator 1931. Vrasësit u paraqitën si taksidarë të qeverisë që kërkonin të shihnin bilancet e tij. Maranzano u qëllua për vdekje. Më në fund, dy Mustache Petes nuk ishin më. Fituesi ishte Luciano, i cili donte t’i jepte fund gjakderdhjes, të bëhej aleat me familje të tjera mafioze të Amerikës, si dhe me bandat e hebrenjve dhe irlandezëve në të gjithë vendin. Donte të krijonte një Sindikatë Kombëtare të Krimit.
Dhe pikërisht këtë bëri Lucky Luciano. Nuk do të kishte më bos të të gjithë bosëve. Në vend të kësaj, Luciano krijoi një “komision” të Mafias për të zgjidhur problemet. Ai përbëhej nga legjendat e krimit që drejtonin pesë familjet e Nju Jorkut – vetë Luciano, Vincent Mangano, Tommy Gagliano, Joseph Bonnano dhe Joe Profaci – plus bosi i Chicagos, Capone dhe mbreti i mafias së Buffalos, Stefano Magaddino. Ata do të mbikëqyrnin dhe sanksiononin veprimtarinë e familjeve të tjera në SHBA. Me ngjitjen e tyre në këtë lloj pushteti, krimi i organizuar në Amerikë do të shndërrohej në një makinë prodhimi parash që ishte më e madhe edhe se US Steel!/bota.al

Related

Suplement 3437646198882391709

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item