Sllogani i BDI-së ngjall reagime në Facebook, ngjan me slloganin e Enver Hoxhës

Para një muaji funksionarët e lartë të Bashkimit Demokrarik për Integrim nderuan figurën e diktatorit Enver Hoxha. Nuk mjaftoi kjo, po...


Para një muaji funksionarët e lartë të Bashkimit Demokrarik për Integrim nderuan figurën e diktatorit Enver Hoxha. Nuk mjaftoi kjo, por tani BDI ka vendosur që t’a vjedh edhe slloganin e diktatorit për qëllime të fushatës parazgjedhore. “Ne jemi gati” është sllogani me të cilin BDI do të udhëheqë fushatën për bojkot të zgjedhjeve presidencuale.
Ky sllogan ka ngjallur reagime në rrjetet sociale pasi është kryekëput i ngjashëm me atë të komunistëve të kohës së diktatorit Enver Hoxha “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”. Muajin e kaluar gjatë manifestimit Flaka e Janarit në Kërçovë, funksionarët e BDI, kryetari i Komunës Kërcovës Fatmir Dehari dhe kryetari i SHVL-UCK e nderuan figurën e Enver Hoxhës duke i dhënë bashkëshortes së tij, Nexhmije Hoxha mirënjohje për veprimtarinë e Enver Hoxhës. Ky veprim ngjalli reagim te mysafirët të cilët me brohoritje antienveriste braktisën sallën./TetovaSot.com/

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item