SKENARE / Kush e rrëmbeu Malaysia Air Flight 370-ën?

Ndonjëherë, rrëmbime të tillë ndodhin për arsye krejt specifike. Në 4 tetor 2006, Hakan Ekinci, u fut në kabinën e avionit të Turkish Airlin...

Ndonjëherë, rrëmbime të tillë ndodhin për arsye krejt specifike. Në 4 tetor 2006, Hakan Ekinci, u fut në kabinën e avionit të Turkish Airlines që fluturonte nga Tirana për në Stamboll, pasi një stjuardesë kishte hapur derën e kabinës. Ekinci tha se kishte një bombë dhe që do ta shpërthente nëse avioni nuk devijonte për në Itali, me qëllim që ai të fliste me Papën. Dy avionë luftarakë italianë e detyruan avionin të zbriste në Brindizi
Peter Bergen*

Shumë gjëra kanë mbetur mister në lidhje me fatin e Malaysia Air Flight 370, por tashmë po zgjerohet konsensusi, se avioni i pasagjerëve që ishte nisur për Pekin ndryshoi kurs, duke fluturuar në perëndim në drejtim të Oqeanit Indian, një fluturim që vazhdoi edhe për katër orë. Kjo lë të kuptohet se ka pasur një ndërhyrje njerëzore, dhe jo një problem mekanik.
Një ndërhyrje e tillë, zakonisht do të ishte rrëmbim për qëllime politike, sic ndodhi me avionët ditën e 11 shtatorit 2001 në SHBA, ose cfarëdolloj rrëmbimi tjetër.
Por, asnjë grup i besueshëm terrorist nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë operacion dhe kushdo që e devijoi fluturimin e Malaysia Air Flight 370 nuk ka bërë asnjë kërkesë, që do të ishte dicka tipike në raste rrëmbimesh.
Ekziston gjithmonë mundësia e vetëvrasjes së pilotit, sic ndodhi me EgyptAir 990, që u fundos në oqeanin Atlantik vetëm pak pasi u ngrit nga aeroporti JFK në 31 tetor 1999. Bordi i Sigurisë i Transportit Ajror Kombëtar arriti në konkluzionin që bashkëpiloti e shkaktoi me qëllim rrëzimin, ndonëse autoritetet egjiptianë e vunë në dyshim atë përfundim.
Por, nëse Malaysia Air Flight 370 ka qenë një rast vetëvrasjeje e pilotit, përse duhej të fluturonte për kaq shumë orë dhe përse duhej të merrte mundimin të fikte transponderin?
Kjo lë të hapur mundësinë që një apo disa persona, pa motive politikë apo idiosinkretikë, kanë marrë komandën e avionit. Kjo është dicka më e zakonshme nga sa mund të hamendësohet. Në epokën e para 11 shtatorit, përpara se të merreshin masat e përforcimit të sigurisë në kabinën e pilotëve, ka patur një numër rastesh të tillë.
Java e Sigurisë Ajrore, një revistë e industrisë së aviacionit, botoi një shkrim në janar 2001 ku vërehej që “numri i rasteve ku paprekshmëria e kabinës së pilotit vihet në rrezik është në rritje. Në tre vitet e fundit, ka patur të paktën 14 përpjekje për të hyrë në kabinë”. Revista përmendte një rast të 29 dhjetoroit 2000, kur një kenian hyri në kabinën e një avioni të British Airways nga Londra në Namibi. Avioni humbi shumë lartësi, përpara se kapiteni të rimerrte kontrollin e avionit. Revista përmendte edhe dy raste shqetësues në SHBA. Në 11 gusht 2000, një pasagjer 19 vjecar i Southwest Airlines u përpoq të hynte në kabinë pak përpara se avioni të ulej në Salt Lake City. Gjashtë pasagjerë e frenuan pasagjerin, që pasi zbriti nga avioni vdiq prej një ataku kardiak. Në një fluturim të Alaska Airflight në 16 mars 2000, pasagjeri Peter Bradley nisi të heqë rrobat dhe të vrapojë përgjatë korridorit të avionit. 39-vjecari u thoshte pasagjerëve të tjerë: “Do ju vras. Do ju vras të gjithëve”. Bradley hyri në kabinë dhe nisi të ngacmojë butonat e kontrollit. Bashkëpiloti kapi një sëpatë që supozohej të përdorej për raste emergjence dhe nisi të përleshet me Bradleyn. Episodi përfundoi kur disa pasagjerë iu hodhën përsipër Bradleyt.
Që nga 11 shtatori, sulmet për të marrë kontrollin e avionëve kanë vazhduar pavarësisht marrjes së masave për sigurinë e dyerve të kabinave. Shpesh herë, motivi është kërkesa për strehim politik e ndonjë pasagjeri.
Në 24 janar 2007, pati një rrëmbim në bordin e një avioni të Air West, një avion transporti civil në Sudan, që u ngrit nga kryeqyteti Khartoum. Rrëmbyesi, Mohamed Abdu Altif hyri në kabinë i armatosur me një pistoletë vetëm gjysmë ore pas ngritjes nga toka dhe ia vuri në kokë kapitenit. Ai kërkoi të shkojë në Londër, por kapiteni i bëri të ditur se nuk kishte karburant të mjaftueshëm, kështu që pranoi të shkojë në Chad. Altif donte strehim politik në Mbretërinë e Bashkuar. Avioni devijoi për në Chad ku Altif iu dorëzua autoriteteve.
Sigurisht, në rast se është vetë piloti që e “rrëmben” avionin për të kërkuar strehim, nuk është problemi futja në kabinë. Një shembull i kohëve të fundit është ai i 17 shkurtit, kur bashkëpiloti i një avioni të Ethiopian Airlines që fluturonte nga Addis Abeba për në Rome mori kontrollin e avionit, kyr kryepiloti shkoi në tualet. Bashkëpiloti e coi avionin në Gjenevë, ku kërkoi strehim.
Ndonjëherë, rrëmbime të tillë ndodhin për arsye krejt specifike. Në 4 tetor 2006, Hakan Ekinci, u fut në kabinën e avionit të Turkish Airlines që fluturonte nga Tirana për në Stamboll, pasi një stjuardesë kishte hapur derën e kabinës. Ekinci tha se kishte një bombë dhe që do ta shpërthente nëse avioni nuk devijonte për në Itali, me qëllim që ai të fliste me Papën. Dy avionë luftarakë italianë e detyruan avionin të zbriste në Brindizi.
Ekinci ishte dezertues nga ushtria turke. Ai ikishte shkruajtur një letër Papës Benedikti XVI gjatë verës së vitit 2006, në të cilën i kërkonte ndihmë për të shmangur shërbimin ushtarak. Ai u arrestua kur avioni zbriti në Itali.
Nëse avioni i Malaysia Air Flight 370 u rrëmbye vërtetë, personi apo personat përgjegjës kanë aq njohuri për avionin civil, sa të fikin transponderin. Sigurisht, kjo është pikërisht ajo cfarë ndodhi me tre nga katër avionët që u rrëmbyen në 11 shtator 2001, pra është një teknikë jo e panjohur. Për momentin, fati i avionit të Malaysia Air Fligh 370 mbetet enigmë, por nga ata pak fakte që i dimë tashmë, një rrëmbim i avionit tingëllon shpjegim i arsyeshëm./bota.al
  • Peter Bergen eshte analist i CNN per sigurine kombetare.

Related

Shtypi i huaj 9142049330891401603

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item