Si të kuptosh nëse je i varur nga puna?

Ditën e shtatë edhe Zoti e bëri pushim! Por, per personin qe ka varesi nga puna dita e pushimit nuk vjen asnjehere! Gjithmone do te kete nj...



Ditën e shtatë edhe Zoti e bëri pushim! Por, per personin qe ka varesi nga puna dita e pushimit nuk vjen asnjehere! Gjithmone do te kete nje telefonate per t'u pergjigjur, nje mesazh, nje e- mail per te shkruar qe nuk mund te prese kurrsesi deri te henen… 

Edhe pse ndodh shpesh te ngaterrosh njerezit shume punetore me ata qe kane varesi nga puna,  per keta te fundit, puna eshte me e rendesishme se cdo gje tjeter ne jete.

Nuk dine te ndalen edhe nese kjo ndikon negativisht ne shendet apo demton mardheniet me familjaret e njerezit perreth.

Nga ana tjeter ka shume njerez qe edhe pse punojne me ore shume te gjata gjejne kohen  te perkushtohen ne aktivitete te tjera qe u japin kenaqesi. Keta jane njerezit shume punetore…

Po si mund ta kuptosh nese ke krijuar varesi nga puna?

Jeni i mbingarkuar, miqte apo bashkeshorti ankohen per oret e gjata te punes qe shkojne nga  12-14 ore ne dite dhe vazhdoni te punoni ne shtepi, madje edhe ne fundjave.

Ndoshta eshte koha per te reflektuar per perparesite tuaja! Mund te keni krijuar varesi nga puna qe ne literature njihet si “workaholic” dhe nuk e keni kuptuar ende!

Nje “workaholic” e gjen veten gjithmone ne pune,  nderkohe qe nje ankth i madh i pushton kur nuk jane duke punuar.

Shumica e atyre qe kane varesi nga puna jane njerez qe punojne ne menyre perfekte. Ata kane nevoje te kontrollohen, ose punojne duke kontrolluar vetveten.

Te punuarit shume mund te jete edhe nje menyre per t’u larguar nga problemet apo marredheniet jo te mira shoqerore.

Ka opinione te ndryshme qe e konsiderojne kete sjellje te demshme njelloj si abuzimi me alkoolin dhe drogen. Profesioniste te shendetit mendor e konsiderojne si nje gjendje qe mund te shkaktoje edhe demtime psikike e fizike.

Teknologjia gjithmone e me shume po i lidh njerezit me punen. Por te punosh 24 ore ne 7 dite nuk do te thote gjithnje te jesh efektiv. / Top Channel

Related

Shëndet & estetikë 1936140849586383944

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item