Si një rol i detyruar politik Teatri!

Rudiger Schaper Sistemi i teatrit gjerman është më i veçantë në botë, i vetmi. Për të parë dimensionet: ka 150 teatro shtetërore ne të gjith...

Rudiger Schaper


Sistemi i teatrit gjerman është më i veçantë në botë, i vetmi. Për të parë dimensionet: ka 150 teatro shtetërore ne të gjithë vendin, të cilat financohen nga shteti dhe po kaq edhe teatër privat. Financimi nga shteti është rreth 2 milionë euro dhe ka rreth 30 milion spektatorë që ndjekin këto teatro. Do të theksoj gjithashtu se ky sistem i madh i jep mundësi publikut që me pak lekë këto shfaqje të ndiqen. Dhe në të njëjtën kohë është nën presione të vazhdueshëm të problemeve ekonomike që po kalon jo vetëm Gjermania por edhe Evropa. Ka prerje, shkurtime në buxhet dhe në disa vende të vogla teatrot janë duke u mbyllur. Por pavarësisht nga kjo situate në Gjermani është shumë e veçantë dhe nuk mund të krahasohet me vende të tjera të Evropës. Trashëgimia e sistemit teatror është kjo; për të kultivuar trashëgiminë poetike dhe dramën gjermane, për të ruajtur pjesët teatrale të gjalla, për të kaluar traditën nga njëri brez në tjetër. Kjo traditë vjen nga një kohë kur Gjermania ishte ndarë në mbretëri të vogla, ose ndryshe oborre me Duka e Konte të cilët kishin ambicien që të kishin teatrin e tyre. Për shembull Gëte ka qenë përgjegjës i teatrit të oborrit. Ka një tip shakaje nga dramaturgu Myler, i cili thotë se Gjermania nuk ka përjetuar revolucion, në vend të tij ka pasur teatër. Kjo realisht nuk është shaka por tregon, se Gjermania ka pasur një traditë të fortë të teatrit politik.
Në këtë kohë Shekspiri u prezantua në kulturën gjermane rreth viteve 1800 dhe ishte kaq i pritur në Gjermani saqë vetë Britanikët u bënë xhelozë. Madje një poet vazhdon shakanë duke thënë që Shekspiri ka lindur në një vend të gabuar.
Me gjithë këtë pasuri trashëgimore, kjo traditë teatrore është përshkuar nga debate thelbësore dhe në një farë mënyre kjo mund të ndryshojë gjithë sistemin e teatrit gjerman nga themelet. Dilema artistike është se; çfarë kuptimi do të ketë kjo traditë teatrore në ditët e sotme kur bota është e përcaktuar nga mediat elektronike, filmat interneti etj.
Pra, si do ta përballojë këtë sfidë teatri gjerman? Ne mendojmë, se njerëzit që merren me teatrin në Gjermani kanë një tendencë t’i ekzagjerojnë gjërat. Po ta shikosh nga jashtë duket se njerëzit e teatrit gjerman janë si të llastuar. Nga ana tjetër mund të ndjejnë një lloj rreziku që i kanoset teatrit gjerman që tashmë vjen nga Amerika. Ka shumë teatro ambiciozë në Amerikë dhe para për t’i sponsorizuar ato – vetëm një shfaqje me “Broudawy” kushton 100 dollarë – ky çmim tregon gjithçka është shumë kuptim plot.
Duke folur për traditën që në vitet ‘50, e cila nuk mund të vihet në dyshim në Gjermani nevoja për kulturën humanizëm ishte kaq e fortë pas luftës së dytë Botërore.
Në vitet ‘70 kishte një qëndrim tjetër karshi dramës klasike. Filluan të dilnin disa versione moderne me elementë të kulturës pop.
Ndërsa vitet ‘80 ishin vite tranzitore kalimtare kjo situatë u pasua dhe në vitet ‘90 e që vazhdon ky tranzicion edhe sot e kësaj dite.
Sot, nëpër repertorët e teatrit gjerman do të gjeni Shekspirin, Myler, Brehtin etj., por në shumë raste ju nuk do t’i njihni këto pjesë teatrale. Ato janë rregulluar, shartuar nga fantazitë e regjisorëve. Për këtë në një farë mënyre i janë vendosur fajet regjisorëve kryesorë të cilët kanë shkatërruar teatrin dhe elementët klasike të tij deri në një pikë të tillë saqë është vështirë për t’u kthyer mbrapa sepse do të vijnë brezat e ardhshëm të cilët nuk do të dinë më asgjë se si ka qenë Shekspiri. Në njëfarë mënyrë teatri kontemporan ka kryer vetëvrasje, duke emetuar kulturën e popit dhe duke bërë kompromise të tilla me estetikën dhe rrymat e reja që kanë dalë.
Argumenti tjetër që vjen nga ata që i quajtëm shkatërrues të teatrit është se bota që e shikojmë po evoluon me shpejtësi kaq të madhe saqë është e kuptueshme ky lloj konsumimi që po ndodh, në mediat e reja elektronike dhe në një farë mënyre kemi një ndikim të madh me atë periudhën para rënies së komunizmit, në vitin ‘89 dhe revolucioni i madh që ka ndodhur në mediat elektronike. Ndikimi ka qenë kaq radikal saqë thuhet, se duhet të reagojnë ndaj këtyre ndryshimeve se ndryshe teatri i vjetër, klasik rrezikohet të kthehet në një muzeum dhe nuk do të bëjmë gjë tjetër vetëm do të luajmë një teatër të vdekur. Megjithatë nuk duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që ka argumente të tilla.
Vlen për t’u kujtuar se lufta në dilemë për teatrin mund të gjendet në shekullin e 17-të, në vitet e fundit të Shekspirit dhe pas, kur disa studiues dhe kritikë të teatrit ishin shumë të shqetësuar në lidhje me humbjen e dramës klasike. Pra, ky debat ka qenë pjesë e historisë së Teatrit.
Le t’i kthehemi tani Berlinit për të parë tre llojet e teatrove që zhvillohen sot aty. Është i njohur në Berlin teatri që krijoi Bertol Breht. Çfarë po ndodh atje? Regjisori i tij, që është tashmë në moshën 65 vjeçare, Claus Peymann, një revolucionar i ri në Teatrin gjerman, që riprodhoi vepra të Piter Handke në vitet ‘60, ka rikthyer Brehtin në lojën e tij.
Kjo ishte e mrekullueshme sepse Brehti ishte kthyer në diçka muzeumi dhe nuk vihej për shumë kohë në skenat gjermane për arsye të ndryshme në radhë të parë për idetë e tij politike, dhe përgjigja që vinte nga bota e globalizuar tashmë.
Një problem tjetër me Brehtin ka qenë dhe e drejta e autorit. Familja e Brehtit shikonte dhe ndiqte mënyrën se si luhej vepra e këtij autori në skenë. Porse tani regjisorët ndjehen më të lirë për të bërë çfarë të duan me veprat e Brehtit. Dhe këtu thyerja e kornizave që I kishte vënë familja i ka dhënë një lloj liberalizmi kohet e fundit. Kjo shënon dhe rilindjen e Brehtit. Nga ana tjetër Myleri ka thënë se po të mos kishte qenë Hitleri, Brehti do të kishte bërë një teatër të fuqishëm argëtues por ardhja në fuqi e Hitlerit e detyroi Brehtin të merrte një rol të detyruar politik.
Këndvështrimet e reja moderne, janë krejt tipike për teatrin gjerman në përgjithësi. O të jesh modern ose ndryshe vdis. Pra, duhet të jesh modern që të mbijetosh. Por unë nuk shoh këtu mënyra të tjera që të dalësh nga ky kurth, pra kurthin e traditës dhe përditshmërisë të audiencës që pret të shikojë aksion, veprim të shohë të argëtohet të përdori gjuhën e sotme. Zakonisht në fjalët me katër germa, fjalët e shkurtra në gjuhën vulgare të rrugës. Si kritik teatri kam udhëtuar shumë dhe duhet të them, se ideja ime e teatrit modern është e përzier, jashtëzakonisht e trazuar. Unë e kuptoj nevojën për të shkatërruar dhe krijuar diçka të re, të jesh i ngushtë, të jesh lozonjar të jesh një gangser në teatër; të vjedhësh atë sepse ajo është diçka e pathyeshme. Por nga ana tjetër unë e kuptoj dhe nevojën për dramën e drejtë klasike pa këto teknikat e shumta ose marifetet teknike që përdoren sot…”
*Studiues gjerman, “Gjermania dhe sistemi i teatrit”, referencë në një nga edicionet e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrint 2000”, që mbahet në amfiteatrin e Butrintit



Kufiri mental i Teatrit, deri ku?!
Teatri komedisë apo teatër eksperimental?! Ky viciozitet ka përfshirë në një debat pasionant pothuaj gjithë komunitetin e teatrit. Duket sikur këtij komuniteti i mungon “dora e shtetit”, më shumë se vëmendja publike. Duket sikur aktorëve të teatrit i mungon “hapësira” më shumë se konkurrenca. Propozimi i ministrisë së kulturës për të ndryshuar jo vetëm emërtimin por edhe identitetin e Teatrit Kombëtar të Komedisë, krijuar si institucion nga qeveria e djathtë, po merr më shumë se ç’duhet hapësirën publike. Artikulimi i ideve prej palëve të interesit nëse duhet ky ndryshim apo jo, nuk dallon asgjë nga artikulimi që lëshon dhe politika, si gjuhë zyrtare që vulos fatet jo vetëm të kulturës po gjithë vendit. Edhe ato më strategjike, që në rastin tonë konkret i takon zhvillimeve teatrore duke e kufizuar këtë pamje vetëm në një çështje dite. Nga ana tjetër nuk është hera e parë që aktorët e teatrit flasin në pozita “pushtetare”, dhe më keq politike. Prej tyre, ndërsa pritet një akumulim vizionesh, vendosja përballë politikës në kërkesa të tilla si ndërrimi i një emërtese, apo me keq kapërcimi i “identitetit” krijon shtysa drejt një areali të saktë mbi gjithë sistemin teatror në vend.
Ndoshta kjo e fundit duhet të mbajë debatin më të gjerë, të pashtruar në 24 vjet: nëse duhet të vazhdojnë të ndërtojnë teatër si togë kolektive në varësi të politikës, dhe pushtetit. Pra, të kemi teatër dhe aktorë të varfër, qoftë dhe mendërisht. Apo do duhet një shtysë e fortë, lëvizëse për modelet e zgjedhjes, se cilin sistem teatror t’i referohen. Këto dy anë të çështjet janë krejtësisht larg realitetit tonë, kur artificin e kushteve të tregut kërkon ta realizojë platforma e propozuar nga drejtori i ri i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli; fjala për kalimin nga bordero në kontrata për aktorët! Kjo është vetëm një vrimë në murin e trashë të ngritur prej sistemit socrealist, e pak situatë kiç, kur së pari t’i referohen mungesës së tregut, konkurrencës së lirë. Arsyeja pse shmangen ky reformim, merr përgjigjen e pastër pse është ngritur artifici i debatit: komedi apo eksperiment?! Prandaj artikullin e mësipërm e sjellim në këtë botim, për të kapërcyer kufirin tonë mental të funksionimit.
V. Murati/standard

Related

Teatri 4576997343139076462

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item