Shkup, rrahje masive mes nxënësve shqiptarë dhe maqedonas

Dy nxënës janë lënduar gjatë rrahjes në afërsi të shkollës së mesme postare në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” sot rreth orës ...


Dy nxënës janë lënduar gjatë rrahjes në afërsi të shkollës së mesme postare në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” sot rreth orës 13 e 30 minuta.
Të lënduarit janë sulmuar fizikisht nga nxënësit e shkollës së mesme kimike.
Nga policia informojnë se janë arrestuar 14 persona, ndërsa punohet në ndriçimin e plotë të rastit. Motivet për sulmin akoma nuk janë të njohura.
Jo zyrtarisht thuhet se nxënësit nga PTT kanë qenë të nacionalitetit maqedonas, ndërsa ata të shkollës kimike kanë qenë shqiptarë, por ende nuk dihet nëse ka kjo ndonjë ndërlidhje me rastin e hidhur.

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Connect Us

item